E Shtunë, 07.11.2020, 03:21am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
ANIJA INTELIGJENTE 'QUANTUM OF SEAS'

E Djelë, 11.30.2014, 08:53am (GMT+1)


Një e ashtuquajtur 'anije inteligjente', e krijuar për të tërhequr udhëtarë të moshave të reja, kohët e fundit kreu udhëtimin e saj inagurues përmes oqeanit Atlantik. Anija "Quantum of the Seas" e kompanisë Royal Caribbean përmban një kabinë lëvizëse për të shijuar pamjet nga lartësia, robotë që përgatisin kokteje dhe lidhje super të shpejtë me internetin, për një brez të ri turistësh, që preferojnë të qëndrojnë në kontakt përmes teknologjisë.
 
Mund të duket si shumë anije të tjera turistike, por ajo synon të jetë anija më “inteligjente” e deteve.

Ndërtuar në kantjerin Meyer Werft, në Papenburg të Gjermanisë, anija "Quantum of the Seas" dhe motra e saj "Anthem of the Seas", që pritet të nisë përdorimin në prill të vitit 2015, shënojnë një revolucion teknologjik në industrinë e anijeve turistike.

Që nga hipja në anije deri tek porositja e një kokteji, teknologjia luan një rol të rëndësishëm, duke bërë që kompania Royal Caribbean të thotë se ato janë “të parat anije inteligjente dhe kanë teknologjinë më të përparuar në botë” në krahasim me anijet konkurrente.

"Quantum of the Seas" është anija më e sofistikuar që kemi ndërtuar ndonjëherë. Ajo ka më shumë aktivitete zbavitëse, dhe ka më shumë pajisje të teknologjisë inteligjente. Pra ofron më shumë argëtim dhe novacione se kurrë më parë," thotë drejtori ekzekutiv i Royal Caribbean Cruises, Richard Fain.

Gjatë hyrjes, udhëtarët përdorin teknologjinë e identifikimit me anë të radio-frekuencave për të shpejtuar procesin, madje mund të ndjekin në mënyrë dixhitale valixhet e tyre, hap pas hapi. Më pas - kur janë në bordin e anijes - ata janë në gjendje të përfitojnë nga lidhja super e shpejtë me valë për internetin, duke përdorur gjithashtu rripa dore teknologjikë për të kryer blerje, për të lëvizur brenda anijes dhe për të hyrë në dhomat e tyre.

Mund të jetë tepër e lidhur me teknologjinë dhe internetin për disa, por zoti Fain thotë se ata janë thjesht duke iu përgjigjur asaj që do një brez i ri pushuesish.

"Jemi në biznesin e përmbushjes së dëshirave të klientit dhe ajo që duan klientët tanë është aftësia për të qëndruar të lidhur me të tjerët dhe të mos shqetësohen për problemet e pushimeve. Pra, ne krijuam anijen inteligjente që të mund ta bënim lundrimin të thjeshtë," thotë ai.

Dhe, sipas kompanisë Royal Caribbean, një tjetër gjë që pasagjerët e anijeve turistike duan është që të provojnë diçka të re, ndërsa udhëtojnë drejt destinacionit të ardhshëm. Për shembull, kjo kabinë e quajtur "North Star" (Yll i veriut) i ngre pushuesit në lartësi të reja. Ajo ngrihet ngadalë deri në mbi 300 metra përpara se të rrotullohet, duke u dhënë udhëtarëve mundësinë për të shijuar pamje në 360 gradë të një qyteti aty pranë ose të oqeanit.

Por brenda anijes, krahët robotikë jo vetëm që ngrejnë pasagjerët në lartësi, por ata gjithashtu përgatisin kokteje. Tek “Bionic Bar”, krijuesit e sistemit të parë të një bari robotik, i quajtur Makr Shakr, kanë instaluar dy banakierë robotikë që përgatisin kokteje.

Klientët porosisin nëpërmjet kompjuterave tabletë dhe më pas presin duke parë ndërsa roboti banakier përzien pijet alkoolike, shtyp akullin dhe shton elementët e tjerë para se ta shërbejë pijen para tyre.

Teknologjia është zhvilluar në Torino të Italisë.

"Përdoruesit mund të vijnë tek banaku dhe mund të përdorin një tabletë - që u jepet aty - dhe mund të krijojnë koktejin e tyre, mund të kërkojnë çdo gjë që u pëlqen," thotë menaxheri i projektit Bionic Bar, Alessandro Incisa.

Një element shumë i rëndësishëm për kompaninë Royal Caribbean gjatë krijimit të dy anijeve të reja ishte dhe argëtimi për pasagjerët përmes teknologjisë, ku përshihet dhe një komplet me gjashtë ekrane të mëdhenj robotikë, ku do të shfaqen spektakle surprizë ndërsa të ftuarit janë ulur për të shijuar pamjet e detit.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SKANDALI ME QELIZAT BURIMORE NË KORENË E JUGUT (11.27.2014)
POLICIA DHE DHUNA RACORE NË SHBA (11.27.2014)
PËRMBLEDHJE E RRALLË E DRAMAVE TË SHEKSPIRIT (11.27.2014)
ITALIA KA SHPËTUAR MBI 800 EMIGRANTË NGA DETI BRENDA 72 ORËSH (11.24.2014)
ÇFARË TË REJASH SOLLI KONFERENCA BOTËRORE E USHQIMIT? (11.23.2014)
MAQEDONI - MULTIKULTURALIZMI, NË KËMBË TË QELQTA! (11.23.2014)
MATUSHKO - SEPARATISTËT PËRDORIN TERROR (11.23.2014)
ROTH - TË RISHNDËRROHET PARLAMENTI NË VENDIN E DEBATIT DHE PËRBALLJES DEMOKRATIKE (11.23.2014)
FUND I RECESIONIT - SINJALE POZITIVE PËR EKONOMINË GREKE? (11.23.2014)
MINISTRI I JASHTËM POLAK SHETYNA - TA NDALOJMË RUSINË TË VAZHDOJË SJELLJEN AGRESIVE (11.23.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2020  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]