VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - El Dorado vërtetë ekziston

                                                                                      

E Mërkurë, 05.01.2024, 08:07pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
El Dorado vërtetë ekziston
E Premte, 01.08.2010, 09:11am (GMT+1)

 

Qyteti mitik i arit ka dalë më në fund në dritë në Brazilin perëndimor pranë kufirit me Bolivinë

 

Legjendarja El Dorado ekzistonë vërtetë. Qyteti mitik i arit, kërkimet e të cilit filluan më parë nga pushtuesit e pastaj nga zbulues të ndryshëm gjeografikë, të cilët gjetën vdekjen në pyllin e Amazonë, më në fund ka dalë në dritë në Brazilin perëndimor pranë kufirit me Bolivinë, falë pamjeve të reja satelitore e fotografive ajrore të zonave të shpyllëzuara për t'iu bërë vend kullotave. Sipas asaj që publikon tani revista birtanike Antiquity, bëhet fjalë për më shumë se 200 strutkura rrethore e shumëkëndore, shtrirë në një rrjet gjeometrik tejet të saktë që ka një gjatësi për më shumë se 250 kilometra.

Sipas shkencëtarëve që e kanë përpiluar hartën e rrjetit të mureve dhe të llogoreve të cilat i lidhin mes tyre ndërtesa, çka është zbuluar deri tani mund të jetë një e dhjeta e asaj që qe ndërtuar nga një qytetërim i gjithanshëm dhe deri tani i panjohur parakolombian, i cili ka ekzistuar për të paktën një mijë vjet.

 

Disa nga strukturat i përkasin në fakt periudhës 200 vjet para Krishtit, të tjera i përkasin vitit 1283 dhe shkencëtarët besojnë se mund të jenë ende nja 2 000 ndërtesa të fshehura në dendësinë e xhunglës. Sipas disa Antropologëve, ndërtimi i një rrjeti kaq të shtrirë, i sofistikuar nga pikëpamja inxhinierike dhe e pasur me kanale e rrugë, do të ishte e krahasueshme sa i përket shkallës dhe vështirësisë së piramidave në Egjipt. Shumë nga strukturat e zbuluara janë simetrike dhe të prira drejt veriut, duke bërë të hamendet se e kishin një kuptim astronomik. Kërkuesit i ka habitur sidomos fakti se strukturat e pllajës janë njëlloj si ato të zonave kodrinore, duke dhënë të kuptohet se bëhet fjalë për të njëjtin qytetërim. "Në arkeologjinë e Amazonës ekziston bindja se qytetërime të ndryshme kanë ekzistuar në zona të ndryshme. Prandaj ka qenë e çuditëshme të zbulohet një qytetërim që ishte në gjendje të përshtasë përparësitë e kushteve të ndryshme natyrore dhe të shtrihet në një rajon kaq të gjeë," ka deklaruar Denise Schaan, një nga autoret e studimit.

 

 

Zbulimi i qytetit të humbur i kundërtvihet asaj që është thënë deri tani, sipas të cilave tokat e kësaj ane të Amazonës të kenë qenë tepër të varfëra për të mbështetur një qytetërim bujqësore dhe se këtu kanë banuar vetëm bashkësi primitive. Pushtuesit që tregonin se kishin gjetur "qytetin me shkëlqim të bardhë" të fshehur në xhunglat ndoshta kanë pasur të drejtë. Por ishin ndoshta pikërisht ata që i dërguan atje sëmundjet dhe nxitën një varg katastofash të cilat ia dorëzuan harresës një qytetërim të gjithanshëm dhe qytetin e tij të humbur./Elida BUÇPAPAJ

(http://www.ansa.it)

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Google nxjerr në treg supertelefonin (01.06.2010)
Shanse të vogla për ratifikimin e Marrëveshjes për Ndalimin e Armëve Bërthamore (01.06.2010)
Bashkimi Evropian (BE) i ri duhet të merret më 2010 me probleme të vërteta (01.05.2010)
Gjykata Supreme e Malajzisë lejon fjalën Allah për të krishterët (01.04.2010)
Shkenca që ndryshoi botën në vitin 2009Nga Richard Solash (01.01.2010)
Burj Dubai, kulla rekord botëror e cila ka me e përzënë krizën botërore (12.29.2009)
"The American Interest": Dy shtyllat e "shekullit të ri" amerikan. Sekreti i vogël i modelit amerikan të luftës (12.29.2009)
Intervistë me Henry Kissinger dhe Hillary ClintonNga Jon Meacham (12.28.2009)
Si u bë 25 dhjetori Krishtlindje/A është e vërtetë ditëlindja e Krishtit? (12.25.2009)
Dëshmi e humanizmit mes popujve - varreza e ushtarëve gjermanë në Tiranë (12.24.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]