VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - BE DRIDHET - CIPRAS NË MOSKË

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 09:46am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
BE DRIDHET - CIPRAS NË MOSKË

E Mërkurë, 04.08.2015, 10:30am (GMT+1)



A do i japë Moska një kredi milionëshe kandidates për falimentim Greqisë, nëse Athina prezantohet si "kali i Trojës" në BE dhe shkelës i sanksioneve? Brukseli ndjek me nervozizëm pokerin politik të Athinës.

Komisioni i BE-së në Bruksel nuk mund të komentojë lidhur me vizitat shtetërore të kryetarëve të qeverive të vendeve anëtare, edhe nëse ata janë aq të padëshirueshme si udhëtimi i Aleksis Cipras në Moskë. Kështu që një ditë para saj çdo gjë u përqëndrua në temën e pjeshkëve: Sikur Greqia të arrijë të anashkalojë embargon e tregtisë për produktet bujqësore, që qeveria ruse vendosi vitin e kaluar në shenjë hakmarrjeje ndaj sanksioneve të BE-së, çfarë do të thoshte Komisioni? Që atëherë jo vetëm fermerët skocezë të salmonit dhe kultivuesit polakë të mollëve, por edhe fermerët grekë të pjeshkëve ankohen për humbje. Deri në 60 për qind të të vjelave ata e shesin zakonisht në Rusi. Para embargos tregtare Greqia eksportonte produkte bujqësore me vlerë prej 180 milionë euro në tregun rus, gati një të katërtën e prodhimit të saj. "Ne presim që të gjitha shtetet anëtare të trajtohen në mënyrë të barabartë", deklaroi një zëdhënës, duke shtuar se politika tregtare është një kompetencë ekskluzive e BE-së.

Frika nga presioni

Një tjetër paralajmërim në drejtim të Athinës, për të mos dalë jashtë linjës, përsa i përket qëndrimit ndaj Rusisë. Këtu natyrisht nuk është fjala vetëm për pjeshka, por për më shumë. Gazeta ruse "Kommersant", shkruante para vizitës së Cipras, se duhet biseduar për uljen e çmimit të gazit dhe për kreditë, që mund të jepen vetëm në këmbim të investimeve. Se për cilat ndërmarrje shtetërore greke është e interesuar Moska, mbetet fillimisht e hapur. Moska duhet të jetë e interesuar pë portin e Selanikut, negociatat e mëparshme për pjesëmarrjen ruse në furnizuesin e gazit Depa patën dështuar. Në vend të kësaj Greqia planifikon të ofrojë një zgjatje të tubacioneve të Turkish Stream nëpër territorin e saj, në mënyrë që të mund të furnizohet edhe Evropa juglindore.

As çështja e frutave dhe as ajo e gazit nuk do të ishin në parim të përshtatshme për të tronditur BE. Megjithatë Aleksis Cipras ka bërë javën e kaluar punë paraprake, për të demonstruar potencialin kërcënues të vizitës së tij në Moskë. Greqia mund të jetë një hallkë lidhëse mes Rusisë dhe Perëndimit, sanksionet e BE-së nuk sjellin asgjë. "Qeveritë e mëparshme greke nuk kanë bërë më të mirën për të penguar sanksionet për shkak të krizës në Ukrainë", i tha ai agjencisë ruse të lajmeve Tass. Një shenjë e qartë se ai mund të bënte ndryshe, kur në qershor në samitin e BE do të duhet të bëhet zgjatja e këtyre sanksioneve. Dhe së fundi, arkitektura e re e sigurisë evropiane duhet të përfshijnë edhe Rusinë. Presidenti i Parlamentit Europian Martin Schulz porositi në gazetën "Hannoversche Zeitung", se Cipras nuk duhet t'i zhgënjejë partnerët në BE dhe nuk është e pranueshme, që në këmbim të ndihmës ruse ai vë në rrezik qëndrimin unik të Evropës në politikën ndaj Rusisë. Dhe kryetari i kristiandemokratëve në Parlamentin Evropian, Manfred Weber, tha lidhur me këtë: "Kryeministri Cipras me vizitën e tij në Moskë bën një lojë të rrezikshme në kohë të vështira. Vendet e tjera të BE-së nuk do të bëhen pre e kësaj."

Mesazhe kontradiktore nga Athina

Por në fillim të javës ministri i Financave Yanis Varoufakis hodhi poshtë dyshimin, se Athina do të veprojë në Moskë sipas motos: kredi miliardëshe me përçarjen e BE në sanksionet ndaj Rusisë. Greqia nuk kërkon ndihma financiare jashtë BE, siguroi Varoufakis, një gjë e tillë rregullohet brenda familjes evropiane. Por si çdo vend tjetër ne kemi marrëdhënie bilaterale, tha ai për një gazetë ekonomike në Athinë. Ekpertja e politikës së jashtme Judy Dempsey nga fondacioni Carnegie dyshon, nëse u duhet besuar garancive të t illa. Fundja Moska i ka huajtur edhe Qipros 2,5 miliardë euro, kur vendi ndodhej para falimentitmi në vitin 2011. Cipras përpiqet këtu me një taktikë shumë brutale, të konfrontojë BE me Rusinë. Dhe presidenti Putin do t'i hyjë lojës duke u përpjekur që të shkëpusë "krahun e dobët juglindor të Bashkimit Evropian" dhe ta instrumentalizojë atë për qëllimet e tij

Në rradhë të parë ajo e sheh vizitën e Aleksis Cipras në Moskë, kaq shpejt pas vizitës së tij në Berlin, si një fyerje për kancelaren: "Merkel i ka shtruar qilimin e kuq dhe i ka kushtuar atij pesë orë të kohës së saj." Ka treguar mirëkuptim të madh për problemet greke, por për Athinën flirtim me Putinin nuk do të mbetet tani pa pasoja.

Athina kërcënon BE

Strategjia e qeverisë greke në javët e fundi, është gjithnjë e më "trishtuar", thotë Dempsey. Ata kanë përdorur dy kërcënime ekzistenciale për Evropë, Rusinë dhe ekstremizmin e IS, për të vënë nën presion partnerët e tyre evropianë dhe për të realizuar kërkesat e tyre. Ministri i djathtë populist i Mbrojtjes Kammenos kërcënoi tani përsëri në intervistë me gazetën britanike "Times, se "nëse BE-ja nuk rresht së ndërhyri në punët e brendshme greke, Greqia nuk do ta luajë më rolin e saj si mur mbrojtës kundër fluksit të luftëtarëve të IS. Bëhet fjalë më shumë sesa për stabilitetin e euros. Që në mars ai kishte kërcënuar se Athina mund të lejojë hyrjen e turmave të pakontrolluara të refugjatëve dhe xhihadistëve në Evropë.

"Cipras djeg të gjitha urat pas vetes", thotë Judy Dempsey. Greqia duhet ta kuptojë më në fund, se çfarë rëndësie ka BE për vendin, dhe se sa i rëndësishëm ka qenë anëtarësimi në të dhjetëvjeäarët e fundit. Përveç kësaj pranohet se nga ana e BE janë bërë gabime në zbatimin e programeve të fundit të ndihmës. Megjithatë qeveria greke duhet të vërë më në fund në tavolinë një plan të besueshëm me reforma. Mënyra, se si ka vepruar deri tani, ka qenë joserioze dhe joprofesionale. Edhe politikani evropian i CSU Weber thotë: "Në vazhdimin e programit të ndihmës për Greqinë vlejnë vetëm veprat, dhe ato i mungojnë gjithmonë qeverisë greke." Në vend të kësaj në Bruksel ndjekin me nervozizëm, se si Alexis Cipras luan lojën gjeopolitike, ndërsa e ardhmja e vendit të tij dhe uniteti i Bashkimit Evropian është në rrezik. dw
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ANALISTËT RUSË PËR VIZITËN E CIPRASIT NË MOSKË (04.08.2015)
SAMITI I ARDHSHËM NDËRAMERIKAN (04.07.2015)
FOTOGALERI - IRANI I KOHËS SË SHAHUT (04.07.2015)
EKSPOZITË - DORËSHKRIMET E DETIT TË VDEKUR (04.05.2015)
PANAIRI NDËRKOMBËTAR I MAKINAVE NË NJU JORK (04.05.2015)
TURQI - ZBULOHET QYTETI MË I MADH NËNTOKËSOR NË BOTË (04.05.2015)
ZYRTARJA E USAID - PËR MË SHUMË GRA NË POLITIKË, DUHEN NDRYSHUAR KRITERET (04.05.2015)
SA TË RREZIKSHËM JANË MYSLIMANËT E AMERIKËS (04.05.2015)
SA MYSLIMANË PRITET TË KETË EVROPA MË 2050 (04.05.2015)
TEKNOLOGJIA E RE ZËRIT (03.19.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lartë]