VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - FILMI 'SECRET OCEAN 3D' I KUSHTOHET BOTËS NËNUJORE

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 01:55pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
FILMI 'SECRET OCEAN 3D' I KUSHTOHET BOTËS NËNUJORE

E Hënë, 05.11.2015, 06:18am (GMT+1)



Ashtu sikurse babai i tij, Jacques Cousteau që ishte një eksplorator i njohur i botës nënujore dhe producent i filmave, edhe Jean-Michel Cousteau, ka një jetë të tërë që merret me eksplorimin e oqeaneve. I pajisur me një kamera IMAX, ai, së bashku  me ekipin e tij, realizuan 100 orë regjistrime nën ujë, për një dokumentar spektakolar 40 minutësh, i cili zbulon se si edhe qeniet më të vogla të detit janë jetike për mbijetesën e jetës së planetit tonë.

Jean-Michel Cousteau thotë se ka ende shumë specie për t'u zbuluar në oqeanet e botës. Teknologjia e re tre dimensionale e regjistrimit me ngadalësim të lëvizjeve, e lejoi atë të regjistrojë krijesat mikroskopike nënujore. Ai regjistroi 30 specie të reja, shumë prej të cilave nuk mund të shihen nga syri normal.  

"Filmimet i sjellim në anije, ku i shohim në një ekran 3-dimensional përmes syzeve 3 dimensionale. Shpesh shohim diçka që nuk e kemi parë ndonjëherë më parë dhe kemi nevojë të filmojmë përsëri".  

Rezultatet janë spektakolare. Dokumentari i tij "Sekretet e Oqeanit në 3D", paraqet një botë të mrekullueshme, por shpesh të vdekjeprurëse, ku edhe krijesat më të vogla janë pjesë e një zinxhiri ushqimor të përpunuar që në fund të fundit është mbështetja për jetën tonë.   

Në oqean burimet natyrore nuk shkojnë kurrë dëm. Por autori Cousteau paralajmëron, se mbetjet nga aktiviteti njerëzor, si kimikatet, metalet e rënda dhe lëndët plastike, kërcënojnë ta shkatërrojnë këtë jetë.

"...Duke filluar që nga peshku që e kapim prë të ngrënë. Ne po sjellim në tokë shumë nga këto ndotje."

Jean Cousteau është një përkrahës i zjarrtë i përpunimit të ujit të kripur për të prodhuar ujin e pijshëm dhe atë për vaditje. Por ai thotë se kjo mund të ndodhë vetëm në shkallë të gjerë, në se e pastrojmë ujin nga kimikatet, para se ai të derdhet në oqean.

"Sot, çdo ditë vdesin 4-5 mijë fëmijë nën moshën 5 vjeçare, nga mungesa e ujit të pijshëm, ose e ujit të pamjaftueshëm. Kjo gjë mund të ndryshojë dhe ne mund ta realizojmë këtë."

Zoti Cousteau shprehet me respket për babain e tij, Jacques Cousteau, një nga pionerët e eksplorimeve moderne nën ujë. Megjithatë, Jean Michel Cousteau thotë se një pjesë e madhe e oqeanit mbetet e paeksploruar. Ai thotë se ka me mijëra, ndoshta miliona specie, të cilat ne nuk i kemi identifikuar ende dhe na mbetet që të përcaktojmë se sa ndikon ndotja tek to.

"Babai im thonte se njerëzit mbrojnë ato gjëra që i duan dhe unë do të thoja, "në se nuk e kupton, si mund ta mbrosh diçka?".

Ai krijoi Shoqatën e së Ardhmes së Oqeaneve, një organizatë jo-fitimprurëse, e cila synon edukimin e njerëzve, që ata të kuptojnë rëndësinë dhe brishtësinë e jetës në oqeane. Zoti Cousteau thotë se filma si  "Sekretet e Oceanin në 3D" ndihmojnë për ta bërë këtë.

"Ne duam që kjo të jetë zbavitëse, e bukur, spektakolare dhe misioni ynë është që të ekzistojë vetëm një sistem ujor në planetin tonë dhe që çdo bimë, apo kafshë, përfshirë njerëzit, të varen tek cilësia e ujit për cilësinë e jetës së tyre." za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FRANCË - KOPJE E NJË SHPELLE PARAHISTORIKE (05.09.2015)
KINEZI NDËRTOI VETURËN ELEKTRIKE PREJ DRURI (05.06.2015)
20 FOTOT MË DOMETHËNËSE TË ARTIT BOTËROR (05.06.2015)
TËRMETI ZVOGËLOI EVERESTIN 3 CENTIMETËR (05.04.2015)
KUSHTIM NË KUJTIM TË ASTRONAUTËVE TË VARË NË MISIONE (05.04.2015)
PËRVJETORI JUBILAR I LUFTËS SË DYTË BOTËRORE (05.04.2015)
SA PESHON GJITHË ARI I BOTËS? (05.04.2015)
DOSJA ODESA - ÇFARË NDODHI NË UKRAINË MË 2 MAJ 2014 (05.03.2015)
DISA 'RASTËSI' VËRTET TË FRIKSHME (05.03.2015)
TREGIME TË MISTERSHME ME NJERËZ TË PAIDENTIFIKUAR - FËMIJËT E FATKEQËSISË HEKURUDHORE NË ÇARFILD (05.03.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]