VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Craig Venter dhe zbërthimi i gjenomit njerëzor 10 vjet më parë

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 12:01pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Craig Venter dhe zbërthimi i gjenomit njerëzor 10 vjet më parë
E Enjte, 04.08.2010, 03:03pm (GMT+1)

 

 

10 vjet më parë biokimisti amerikan Craig Venter komunikoi zbërthimin e pjesës më të madhe të predispozitës gjenetike. Zbulim i vuri nën trysni të madhe shkencëtarët e "Human Genome Project" të financuar nga shteti.

 

Kur më 6 prill 2000 biokimisti amerikan Craig Venter shpalli zbërthimin e gjenomit njerëzor nisi gara me "Human Genome Project". Në përfundim u arrit përkohësisht pajtim dhe në qershor 2000 Craig Venter dhe Projekti i Gjenomit Njerëzor paraqitën një lloj versioni bruto të informacionit gjenetik. "Nuk kam lejuar kurrë që të ndikohem aq shumë nga komentet apo synimet e të tjerëve. Unë punoj shumë që të krijoj opinionin tim me sa më shumë informacione që të jetë e mundur."

Llomotitjet e të tjerëve nuk i interesojnë Craig Venter-it. Ai është ndryshe nga shumica e kolegëve. Ai është provokues dhe e karakterizon veten me qejf si revolucionar të gjeneve. "Ka njerëz që e shohin punën si të kryer me të mbaruar të mesmen. Dinë se ç'duan të bëjnë dhe nuk e ndryshojnë mendimin. Unë përpiqem ende të zbuloj se ç'dua të bëj."

 

Paraqitje simbolike e molekulës së ADN-së

 

Çfarë zë me dorë biokimisti, duhet kryer shpejt dhe me efekt në publik. Në 1998-ën formon sipërmarrjen Celera Genomics për të kartografuar gjenet e njeriut. Kështu Venteri kthehet në konkurrent të drejtpërdrejtë të Projektit të Gjenomit Njerëzor, që ka nisur si projekt kërkimor ndërkombëtar në 1990-ën në SHBA dhe financohet me mjete publike. Craig Venter i zbërthen pjesët e gjenomit njerëzor më shpejt sesa kërkuesit, që punojnë për Projektin. Shpejtësia e kolegëve është shumë e ngadaltë për të, thotë Craig Venter. "Në rast se unë do të kisha qenë konformist, atëherë gjenomi njerëzor nuk do të ishte ende i zbërthyer sot."

 

Kërkuesi do të ketë një jetë të plotësuar dhe t'i japë diçka shoqërisë. Dhe të luaj pak Zot, kjo i pëlqen 63-vjeçarit plot vetëbesim. "Ndofta kjo tingëllon fantastiko-shkencore, por projektimi i njeriut dhe përzgjedhja gjenetike po zëvendësojnë evolucionin darvinian." ... thotë Venter sikur mendime të tilla të ishin gjëja më normale në botë. Rezerva etike ai nuk ka. Njeriu, thotë ai plot zjarr, do të krijojë së shpejti krijesa artificiale.

 

Në fokus furnizimi me energji dhe ndalimi i transformimit të klimës

 

Sikur të mos e thoshte këtë Craig Venteri, kjo do të shpërfillej si megalomani, por në 2007-ën Venter i paraqiti botës shkencore bakterin e tij artificial. Me krijime të tilla ai synon të sigurojë furnizimin e botës me energji dhe të ndalojë transformimin e klimës. "Ne po përpiqemi të tejkalojmë probleme të mëdha të shoqërisë moderne me ndihmën e rrugëve alternative për prodhimin e karburanteve në vend që të shfrytëzohet qymyri i tokës: ka mijëra organizma që mund ta shndërrojnë dhe ta bëjnë të shfrytëzueshme energjinë diellore ose mund ta largojnë dioksidin e karbonit nga atmosfera."

 

Venteri i tregon këto pothuajse me zemërim. Ai qesh rrallë. Craig Venter punon vetëm si shkencëtar sipërmarrës privat dhe fiton shumë para me këtë. Kolegët e tij ose e urrejnë pse e nderojnë dhe vihen në radhë për të punuar për të. Por askush nuk e përqesh më. Ato kohëra kanë kaluar.

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Topat e Çeçenisë, rrënjët e një lufte "asimetrike"/Kaukazi po ndizet flakë (04.05.2010)
IU SHËRBEU TETË PRESIDENTËVE, NGA TRUMANI TEK REGANI (04.03.2010)
Drogë në vend të qepëve (04.01.2010)
Helmut Kohl - Kancelari i ribashkimit shfaqet rrallë në publik (03.30.2010)
Spiun i shërbimeve sekrete në Bundestag (03.26.2010)
Uji i pijshëm shumë i çmueshëm (03.22.2010)
Zotërinjtë e Vatikanit/Pushteti i Papëve (03.21.2010)
GJERMANËVE IU RRËNQETHET MISHI (03.19.2010)
"VDEKJA E TREGTARIT TË VOGËL" NË RRUGËT E ATHINËS (03.18.2010)
GJERMANIA KA DYFISHUAR EKSPORTET E ARMËVE (03.16.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]