VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KOSOVA DHE FUTBOLLI SIPAS FADIL VOKRRIT

                                                                                      

E Mërkurë, 05.15.2024, 08:16am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
KOSOVA DHE FUTBOLLI SIPAS FADIL VOKRRIT
E Shtunë, 06.12.2010, 10:18am (GMT+1)

Sportistët kosovarë, nuk duhet të diskriminohen për shkak të politikës, mendon Fadil Vokrri, kryetar i Lidhjes së Futbollistëve të Kosovës. Ai rekomandon që shqiptarët dhe serbët t'i kthehen të ardhmes

Mospranimi i federatave të sportit nga Kosova si anëtare e organizatave botërore, paraqet diskriminim për sportistët kosovarë, thotë për Deutche Wellen Fadil Vokrri, futbollisti më i mirë kosovar i të gjitha kohrave dhe kryetar i Lidhjes Kosovare të Futbollit. Vokrri thekson se antarësimi i një vendi në Lidhjen e futbollistëve të Evropës - UEFA, kushtëzohet me antarësimin e Kosovës në OKB, por kjo nuk vlen edhe për pranimin në Organizatën Botërore të Futbollit FIFA.

Andaj sipas Vokrrit, anëtarësimi i Kosovës në FIFA, është vetëm çështje kohe. "Fatkeqësisht edhe pse FIFA thotë se politika nuk duhet të përzihet në sport, fakti se lidhja e futbollistëve të Kosovës nuk është pranuar akoma edhe pse shteti i Kosovës është njohur nga 69 vende të fuqishme të botës, përbën është diskriminim tipik ."

Kosova plot talente të reja

Në Kosovë tash luhet futboll më i dobët se dikur në ish Jugoslavi, megjithatë ka talente të reja, vlerëson Fadil Vokrri. Shumë futbollistë kosovarë, luajnë në klube të ndryshme evropiane, kurse gjashtë shqiptarë kosovarë, luajnë për kombëtaren e Shqipërisë. Ai thekson se dalja e e lojtarëve kosovarë jashtë vendit vështirësohet nga rrethanat sepse Kosova nuk është anëtare e FIFA-s dhe UEFA-s.

"Kur nuk je i njohur, edhe interesimi i ekipeve evropiane është i vogël, kjo është rrethanë rënduese për lojtarët tanë. Edhe pse ka premtime nga faktorët botërorë, siç është FIFA, që nga ky vit lojtarët tanë do të mund të kalojnë në klubet tjera pa pengesë."

Nga Beogradi, vetëm kujtime të mira

Fadil Vokrri në vitet e tetëdhjeta dhe në fillim të viteve nëntëdhjetë ka qenë qendërsulmues i Prishtinës, Partizanit, Fenerbahçes turke dhe i ekipit francez, Nima. Ai ka luajtur me përfaqësuesen jugosllave në 12 ndeshje ku ka arritur të shënojë 6 gola. Vokrri ka kujtime të mira nga Beogradi: "Pata fatin të zgjedh Partizanin dhe Beogradin, sepse aty kishte përherë lojtarë kosovarë. Po ashtu shumica e publikut kosovar, të mos them 70 përqind kanë qenë atëkohë tifozë të Partizanit. Unë kam kujtime të mrekullueshme sepse sporti është mbi të gjitha. "

T´i kthehemi ardhmërisë

Vokrri shpreh keqardhje që delegacioni i Lidhjes së Futbollistëve të Serbisë nuk ishte paraqitur në takimin me delegacionin kosovar në selinë e FIFA-s. "Delegacioni i Lidhjes së Futbollistëve të Serbisë nuk ka mundur t'i shmanget presioneve politike. Unë i kam ftuar edhe përmes gazetave beogradase, sepse do të ishte mirë që përfaqësuesja e Kosovës të luajë kundër asaj të Serbisë, dhe se nuk duhet shikuar prapa, por duhet shikuar nga ardhmëria, dhe mendoj se kjo është në interes të rajonit dhe në interesin e të dy vendeve."

Spanja favorite

Kombëtarja serbe e futbollit është kualifikuar me meritë në Kampionatin Botëror që zhvillohet Afrikën e Jugut. Megjithatë favorite e Vokrrit është Spanja. "Favoritja ime është Spanja, por mendoj se edhe Anglia mund të jetë një befasi e mirë." (http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MIGRACIONI NUK ËSHTË SHKAK PËR POPULIZMIN E DJATHTË (06.09.2010)
FAJDEXHINJTË DHE BORXHLINJTË (06.08.2010)
BIZNESI QË LULËZON! TREGTIA ME NJERËZIT DHE VIKTIMAT E HARRUARA (06.07.2010)
FRANCESCO COSSIGA: POLITIKANËT JANË TASHMË MARIONETA NË DUART E BANKIERËVE DHE NË LUMIN E PARASË KORRUPSION LUNDROJNË KARRIERAT DHE PASURITË PERSONALE (06.06.2010)
MASAKRA E TIVARIT, SI U VRANË 8 MIJË SHQIPTARË (06.02.2010)
KRIZA MORALE MË E RËNDË SE KRIZA EKONOMIKE - SKANDALI I MITMARRJES NË GREQI (06.01.2010)
TË KRIJOSH JETËN, A NUK ËSHTË PUNA E ZOTIT? (05.29.2010)
TA NJOHËSH SHQIPËRINË NGA VALËT E RADIOS - PËRSHTYPJE TË NJË VIZITE (05.26.2010)
"DIELLI" DHE "VATRA" E SHQIPËRISË NË AMERIKËNga RAIMONDA MOISIU (05.24.2010)
KLINTONI PROMOTOR PËR ORGANIZIMIN NË SHBA TË KAMPIONATIT BOTËROR TË FUTBOLLIT MË 2018Nga BEQIR SINA, New York (05.23.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]