VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Shkencëtarët britanikë letër Zotit: Trupin e njeriut nuk e bëre të përkryer

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 01:45pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
GOSSIPE
 
Shkencëtarët britanikë letër Zotit: Trupin e njeriut nuk e bëre të përkryer
E Hënë, 04.13.2009, 08:57am (GMT+1)

Voal-online - Thuhet se trupi i njeriut është një makinë e përkryer: frut i miliona vite evolucion, që e kanë përshtatur më së miri në kushtet e jetës në Tokë. Por edhe makinat më të përkryer, me kalimin e kohës, shfaqin mangësi e defekte të cilat me ndihmën e teknologjive të reja është e mundur të përmirësohen: mjafton të mendosh një Rolls-Royce apo një Ferrari. Pse të mos bëjmë ndryshime ose të paktën të përfytyrojmë të bëjmë ndryshime në trupin tonë? Këtë pyetje British Medical Journal ua ka shtruar specialistëve anembanë botës për të zbuluar si mund të "përpilohet sërish" trupi i njeriut. Përgjigja është në numrin e ri të revistës prestigjioze shkencore britanike: një listë "gabime përpilimi" që kanë mbetur në trupin tonë pavarësisht nga miliona vitet e evolucionit të species. Me humorin karakteristik britanik, autori i artikullit, doktori Paul Brown, përdor një skicë të njeriut, vizatuar nga Leonardo da Vinci për të theksuar propozimet që kanë dalë nga gabimet që ka bërë "krijuesi Suprem". "Letër Zotit" titullohet artikulli i tij. "Është e qartë se nuk ishte qëllimi Juaj ta bënit njeriun me këmbë, por ne kemi këmbëngulur ligësisht që ta bëje këtë gjë dhe si rezultat vijnë sot problemet që na i shkaktohen sot shtyllës kurrizore dhe gjunjve. Për ta ndrequr këtë gabim, Ju mund ta vinin brezin e legenit në një pozicion më të mirë dhe t'i forconi strukturat e gjunjve, të cilat mbajnë peshën e gjithë trupit." Toni është pak serioz, por qëllimi është të tregohet se trupi i njeriut nuk është kurrsesi i përkryer: zhvillimi teknologjik e social i ka nxjerrë në pah dobësitë tonë, të cilat të paktën teorikisht do të ishte mirë të ndreqeshin. Përveç ripozicionimit të shtyllës kurrizore dhe forcimit të gjunjve, këshillat e British Medical Journal përfshijnë: eliminoi bajamet, të cilat nuk shërbejnë asgjë dhe rimbushi zgavrat hundore, të cilat duke qenë të zbrazura po shndërrohen në strehë të sigurtë për infeksionet; zvogëloi mollëzat e gishtërinjve për të na e bërë më të lehtë të shkruajmë në tastierën e kompjuterit, të Blackberry e telefonit celular; na shto një mëlçi dhe një zemër rezervë që të mund të pimë alkoole dhe të hamë gjëra të yndyrshme sa të duam, pa shqetësime diete për shëndetin; eliminoje apendisitin, për të cilin kujtohemi vetëm kur infektohet e na duhet ta heqim e tjerë. Propozime të tjera edhe më fantazioze, përfshirë këmbët e çmontueshme, rrugë të ndryshme, njërën për ushqim, tjetrën për frymëmarrja (që të mos mbytemi kur diçka na mbetet në fyt), duart me gjashtë gishta, sytë që shikojnë më mirë, flokët që nuk bien, e të tjera. Nga ankesat e panumërta, artikulli, në fakt prodhon efekt të kundërt. Na bën të mendojmë se, me të gjitha këto defekte që kemi, trupi ynë na pëlqen kështu siç është, me bajamet dhe apendisitin, gjunjë e dobët, me një zemër të vetme, edhe pse ajo përpëlitet edhe për gjërat më të vogla, e kështu me radhë. British Medical Journal e ka bërë një sondazh të tillë me shkencëtarët edhe dhjetë vjet më parë: qëllimi është për të na treguar se teknologjia ka përparuar dhe njeriu është bërë edhe biologjik edhe mekanik, pra më Bionik.Edhe pse ne vazhdojmë të pëlqejmë njeriun që e vizatoi Leonardo.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Gruaja nga Nju Xhersi mohon të ketë pasur aferë me Brus Springstinin (04.11.2009)
Brus Springstin në halle "Ka marrëdhënie jashtëmartesore me gruan e biznesmenit amerikan Arthur J.Kelly" (04.10.2009)
Gizele Bynd'hjen dhe Tom Bredi rimartohen (04.05.2009)
Les Valesa kërcënohet të braktisë Poloninë (03.31.2009)
Sarkozy po e zëvendëson Rashida Dati-n me gazetaren e bukur Christine Kelly ? (03.29.2009)
Në duart e gjykatës birësimi i një vajze malaviane nga Madona (03.27.2009)
Aktori ikonë Xhek Nikëllson është i gllabëruar nga arti (03.24.2009)
Harrison Ford fejohet zyrtarisht me Kalista Flokhart (03.22.2009)
Julianë Mur do të luajë rolin e Hillari Klintonit (03.20.2009)
Madona ia ka ndaluar Jezusit sheqerin (03.16.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]