VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Gizele Bynd'hjen dhe Tom Bredi rimartohen

                                                                                      

E Djelë, 05.05.2024, 11:35am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
GOSSIPE
 
Gizele Bynd'hjen dhe Tom Bredi rimartohen
E Djelë, 04.05.2009, 04:17pm (GMT+1)

Voal-online - Tom Brady dhe Gisele Bündchen kanë shkëmbyer unazat në një ceremoni në perëndim të diellit në shtëpinë e saj në Costa Rica të shtunën në mbrëmje, siç ka marrë vesh revista People. Nusja, në një veshje të gjatë dhe në një vello 10 këmbë të gjatë, duke mbajtur një buqetë lulesh orkideje, "dukej aq e hatashme", ka treguar burimi për revistën në fjalë. "Ajo dukej pa masë e bukur." Rojat e sigurisë bllokuan pikat që çojnë për në shtëpinë e Bündchen, në Santa Teresa, ku 25 apo më shumë miq ishin grumbulluar nën ballkonin e shtëpisë së saj të dekoruar posaçërisht për ngjarjen. Pas ceremonisë, Brady, 31 vjeç, në një kostum gri ngriti me të dyja duart djalin e tyre një vjeç e gjysmë, John, në ballkon dhe foli me miq si Robert Kraft, pronar i klubit New England Patriots. Bündchen, 28 vjeçe, po ashtu i përshëndeti miqtë e familjes dhe bëri foto me ta. Ata dukeshin "shumë të lumtur, a thua se kishin kapur qiellin me dorë" tha një dëshmitar. Atë pasdite Bündchen qëndroi në Hotel Flor Blanca ndërkohë që shtëpia po përgatitej për festën. Rreth 4:30 pas dite Bündchen dhe miq të tjerë ia behën në shtëpinë e nuses. Herët atë ditë Brady dha një pritje të veçantë për miqtë e tij të beqarisë në hotelin luksoz Milarepa, ku atyre iu shërbye me specialitete të përgaitura nga një shef amerikan.



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Les Valesa kërcënohet të braktisë Poloninë (03.31.2009)
Sarkozy po e zëvendëson Rashida Dati-n me gazetaren e bukur Christine Kelly ? (03.29.2009)
Në duart e gjykatës birësimi i një vajze malaviane nga Madona (03.27.2009)
Aktori ikonë Xhek Nikëllson është i gllabëruar nga arti (03.24.2009)
Harrison Ford fejohet zyrtarisht me Kalista Flokhart (03.22.2009)
Julianë Mur do të luajë rolin e Hillari Klintonit (03.20.2009)
Madona ia ka ndaluar Jezusit sheqerin (03.16.2009)
Urdhërarrest ndaj Lindsi Lohanit (03.15.2009)
Xheri Halliuell më single se kurrë (03.12.2009)
Divorci i Anë Heshit pothuaj aq jetëgjatë dhe i kushtueshëm sa martesa (03.10.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]