VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Madona ia ka ndaluar Jezusit sheqerin

                                                                                      

E Djelë, 05.05.2024, 12:31pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
GOSSIPE
 
Madona ia ka ndaluar Jezusit sheqerin
E Hënë, 03.16.2009, 11:25am (GMT+1)

Voal-online - Ikona e muzikës pop, këngëtarja superyll Madonna e ka vënë në dietë të detyruar të dashurin e saj të ri. Ka disa javë që 50 vjeçarja e ka konvertuar nga katolik në religjioni Kaballah. Tani po hedh hapin e dytë në kuadrin e planit të saj: ai duhet të mos konsumojë sheqer dhe duhet t'i nënshtrohet plotësisht vullentit të këngëtares se çfarë do të hajë. Një i besuar për kontrollin që ushtron këngëtarja, nënvizon: "Për të është tejet e rëndësishme që burrat dy gjëra t'i zbatojnë me rreptësi. Religjionin e saj dhe dietën e saj. Se çfarë do të thotë kjo për modelin brazilian, mund të përshkruhet kështu: Jesus duhet të hajë tani sallatë bio, oriz të murmë dhe peshk. Nganjëherë ajo e lejon atë të hajë bukë të zezë të thekur të lyer me marmalatë pa përmbajtje sheqeri." Madonna kërkon që i dashuri i ri të mësohet me besimin Kaballah, prandaj që në dhjetor ata ishin së bashku në qendrën e Kaballah në Nju Jork. Një mik i modelit brazilian thotë se ai nuk ka probleme me hebraizmin. Dhe shton: "Jesus është i interesuar për Kaballah dhe lexon vazhdimisht për këtë religjion në internet. Ai është pjesëtar i një grupi të internetit dhe është një anëtar tejet aktiv i këtij grupi." Por kërkimi në rrjet nuk është mjaft për këngëtaren Madonna. Miku që di gjithçka, thekson: "Madonna ka marrë Jesus me vete në qendrën e Kaballah në Nju Jork dhe është kënaqur që ai ka shkuar me të." Ajo ia ka mbushur mendjen atij që t'i marrin me vete në apartementin e tyre në Nju Jork fëmijët e saj Lourdes (12), Rocco (8) dhe David (3 vjeç).  "Jesus ka lënë prapa vetes jetën e tij të dikurshme dhe miqtë e tij të dikurshëm. Për të në botë ekziston vetëm Madonna;" sqaron një mik i çiftit. "Deri para disa muajsh ai jetonte me nënën e tij në njërin prej qyteteve më të varfër të botës. Tani ai jeton në një banesë përrallore në Central Park." Por edhe Madonna e ka ndërruar 180 gradë jetën e saj 180 gradë për hir të dashurisë. Një mike thotë: "Madonna është një njeri krejt tjerër, prej kur është ndarë nga Guy Ritchie. Ajo rri gjithë kohën duke qeshur dhe e shijon jetën më e qetë se kurrë."



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Urdhërarrest ndaj Lindsi Lohanit (03.15.2009)
Xheri Halliuell më single se kurrë (03.12.2009)
Divorci i Anë Heshit pothuaj aq jetëgjatë dhe i kushtueshëm sa martesa (03.10.2009)
Rihanës i lejohet t'i regjistrojë bisedat e Kris Braunit (03.08.2009)
Emi Uainhauz akuzohet për sulm fizik (03.06.2009)
Maraja Keri dëshiron të lindë fëmijë (03.03.2009)
Anzhelinë Zholi më nuk është e lumtur me Brad Pitin (03.01.2009)
Gizele Bynd'hjen martohet në Kaliforni me Tom Bredin (02.27.2009)
Rihanna feston vetëm ditëlindjen e 21-të (02.22.2009)
Kameron Diaz do të martohet në ishull (02.18.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]