Majkëll Xhekson përplaset me një ambulancë
E Enjte, 04.23.2009, 01:52pm (GMT+1)
Voal-online Bëhet e ditur se limuzina e superyllit Michael Jackson u përplas me një ambulancë. Punonjësi i urgjencës Jamin Mauro, dje (22.04.2009), ishte dëshmitar i përplasjes së ambulancës së tij me limuzinën e këngëtarit 50 vjeçar në Beverly Hills, Kaliforni. Automjeti i zi i urgjencës u kthye nga rruga për ta merrë këngëtarin Jackson. Mauro e përshkroi rastin kështu: Automjeti i tij ishte në rrugën e tij dhe po e vërente automjetin e këngëtarit në pasqyrë duke u afruar. Pastaj ai kishte parë paparacët që i kishin zënë pritë limuzinës së Jackson, kishte parë që limuzina kishte shmangur pritën e paparacëve dhe ishte përplasur me ambulancën e tij. Një burim anonim nga policia deklaroi: "Aksidenti ka ndodhur nëRoxbury/Linden-Strasse në Nord-Wilshire-Boulevard në Beverly Hills. Nuk ka pasur viktima nga përplasja e cila është provokuar nga paparacët."
|