VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Avokatja e Veronika Larios është ish këshilltare e familjes së Eluanës

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 05:12am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
GOSSIPE
 
Avokatja e Veronika Larios është ish këshilltare e familjes së Eluanës
E Martë, 05.05.2009, 02:25pm (GMT+1)

ATSH-AFP/ - Bashkëshortja e Silvio Berluskonit, Veronika Lario, zgjodhi për ta përfaqësuar gjatë divorcit një avokate që ka mbrojtur të drejtën për të vdekur të Eluanës, një rast i kritikuar ashpër nga kryeministri italian, njoftojnë burime pranë kabinetit të avokates.
     "Konfirmojmë" se Maria Cristina Morelli është zgjedhur nga Veronica Lario për ta mbrojtur gjatë procedurës së divorcit, i deklaroi AFP-së sekretariati i kabinetit të saj në Milano.
     Avokatja ka përfaqësuar veçanërisht interesat e familjes së Eluana Englaros në fillim të betejës së gjatë gjyqësore që ajo zhvilloi për të njohur të drejtën për të vdekur të gruas së re, e cila vdiq më 9 shkurt.
     "Ajo përfaqësoi familjen Englaro në periudhën 1999-2003 përpara dy gjykatave të shkallës së parë dhe një gjykate apeli", i bëri të ditur AFP-së avokati aktual i familjes, Vittorio Angiolini.
     Vendimi i Gjykatës së kasacionit që konfirmoi në dhjetor të vitit 2008 të drejtën për të ndërprerë ushqimin e gruas së re pas 17 vjet qëndrimi në koma është kritikuar ashpër nga Kisha Katolike dhe nga Silvio Berluskoni.
     Kryetari i qeverisë u përpoq deri në fund ta pengonte zbatimin e saj, duke kërkuar me urgjencë votimin e një projektligji që i detyronte mjekët të rifillonin ushqimin e saj.
     Silvio Berluskoni zgjodhi si avokat motrën e avokatit të tij Niccolo Ghedini, specialist i të drejtës penale gjithashtu deputet i partisë në pushtet, njoftoi agjencia Ansa.
Ippolita Ghedini është specialiste e të drejtës civile.
     Aspekti financiar i divorcit i intereson mjaft shtypit që i kushton artikuj të gjatë për shkak të pasurisë së Kavalierit, e vlerësuar në rreth 6 miliardë euro nga revista amerikane "Forbes".
     Ky divorc nuk pritet të paraqesë probleme për bashkëshortët të cilët janë martuar duke përfshirë ndarjen e pronave në kontratën martesore.
     Tërheqja e Veronikës nga trashëgimia do të ketë si pasojë rritjen e pjesës së trashëgimisë së pesë fëmijëve të Silvio Berluskonit, dy të mëdhenjtë nga martesa e tij e parë dhe tre të tjerët me nënë Veronikën, nga 50 për qind në 66,66 për qind.  
     Sipas të përditshmes ekonomike "Il Sole 24 Ore", edhe pjesa që i takon Kavalierit rritet nga 25 për qind në 33,33 për qind


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Paparacët në kërkim: Kush është Miss X, e dashura e re e Xhôrxh Kllunit (05.04.2009)
Është hungareze e dashura e re e Deivid Bekëm? (05.03.2009)
Shon Pen kërkon ndarjen nga Robin Rajt (04.30.2009)
Sekreti i protezës së dhëmbëve të Princit Uilliam (04.28.2009)
Majkëll Xheksoni ka frikë nga fantazmat (04.26.2009)
Rihana i kërkon policisë t'ia kthejnë stolitë $ 1 milionëshe (04.25.2009)
Xhei Leno shtrohet në spital (04.24.2009)
Majkëll Xhekson përplaset me një ambulancë (04.23.2009)
Madona u shtrua në spital pas rrëzimit nga kali (04.19.2009)
Haidi Klumi shtatzënë me beben Nr 4 (04.17.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]