VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Noemi në The Times: Berluskoni nuk është babai im

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 06:26am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
GOSSIPE
 
Noemi në The Times: Berluskoni nuk është babai im
E Djelë, 05.10.2009, 10:58am (GMT+1)

Voal-online Të vetmen intervistë të deritanishme Noemi Letizia ka pranuar t'ia japë gazetës The Times të Londrës. Fytyra e çupërlinës bjonde, ditëlindja e 18-të e së cilës ka marrë përmasa botërore, është shfaqur edhe në ishullin britanik. Tema e intervistës është kureshtja nëse vërtetë kryeministri italian është babai i saj. Nisur nga fakti se ajo e thërret atë ngrohtësisht "babi" ("papi"). Diçka që është hedhur poshtë vendosmërisht nga Noemi. Edhe babai Benedetto, 50 vjeç, ishte i pranishëm me Lucy Bannerman, gazetaren që ka marrë intervistën. A është Berlusconi babai juaj? "Jo. Absolutisht jo. Babai im është ky këtu." Kështu përgjigjet Noemi gazetës që merret gjatë me "rrethanat misterioze të njohjes midis Benedetto Letizia, të konsideruar nga shtypi italian si "Zotëri Askushi", e Berlusconi-t..." Si është mundur që një njeri si puna juaj të njihet me Berlusconi-n? "T'i shikojmë gjërat na ana e kundërt replikon Benedetto Letizia si është e mundur vallë që Berlusconi njihet me një njeri si unë? Pse nuk më pyesni kështu?" Pyetjes së riformuluar babai i Noemit i përgjigjet se

"me zemër në dorë jua dëshmoj miqësinë me njeriun më të pasur të vendit" dhe shton: "Jemi miq të mirë, e kemi në zemër njëri tejtrin." "Lideri ynë është një njeri i popullit thotë Benedetto Letizia çfarë është një lider nëse nuk pi një kafe me njerëzit e zakonshëm? Berlusconi është pranë njerëzve. Përndryshe nga do t'i merrte ai votat?" A do të ishte një privilegj për cilindo zgjedhës të partisë së Berluskonit që të ketë në ditëlindje Kryeministrin e Italisë? Babai i Noemit buzëqesh dhe ia kthen: "Është një lidhje e mirë, apo jo? Do ta kem Berlusconi-n gjithmonë në zemrën time, nuk e kuptoj pse jo. Në vendin tonë liderët nuk ndërveprojnë me njerëzit?"
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Metju Broderik pret me emocione vajzat e tij binjake (05.09.2009)
Hollivudi vë bast: Brad e Xhenifer prapë bashkë (05.07.2009)
Berluskoni: Popullariteti im nuk është prekur nga divorci (05.07.2009)
Paula Abdul flet për luftën me ilaçet kundër dhimbjes dhe përshtypjet për Kera Dioguardin (05.06.2009)
Avokatja e Veronika Larios është ish këshilltare e familjes së Eluanës (05.05.2009)
Paparacët në kërkim: Kush është Miss X, e dashura e re e Xhôrxh Kllunit (05.04.2009)
Është hungareze e dashura e re e Deivid Bekëm? (05.03.2009)
Shon Pen kërkon ndarjen nga Robin Rajt (04.30.2009)
Sekreti i protezës së dhëmbëve të Princit Uilliam (04.28.2009)
Majkëll Xheksoni ka frikë nga fantazmat (04.26.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]