VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Paula Abdul flet për luftën me ilaçet kundër dhimbjes dhe përshtypjet për Kera Dioguardin

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 06:35am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
GOSSIPE
 
Paula Abdul flet për luftën me ilaçet kundër dhimbjes dhe përshtypjet për Kera Dioguardin
E Mërkurë, 05.06.2009, 09:51am (GMT+1)

Voal-online Të punosh me Simon Cowell në emisione live TV mund të jetë një sfidë por Paula Abdul thotë se nuk ka fare të krahasuar më luftën e saj për të dalë nga vartësia prej ilaçeve kundër dhimbjes. "Unë mund të kisha vrarë veten," tregon Abdul, 46 vjeçe, në revistën Ladie's Home Journal, numrin e qershorit. "Dorëheqja do të ishte gjëja më e keqe."
Abdul thotë se u shtrua në La Costa Resort and Spa, në Carlsbad, Kaliforni, në ditët e festës  Thanksgiving për ta ndihmuar veten të dilte nga vartësiprej ilaçeve. "Ngrija së ftohti, pastaj mbulohesha krejt në djersë, pastaj dridhesha nga ethet, pastaj më vërshonin dhimbjet therëse në mënyrën më torturuese," thotë ajo.
"Por problemi i më i madh ishte se nuk doja ta shihja veten më të gjallë." Pas mjekimit kundër dhimbjeve prej plagëve që ndodhnin gjatë karrierës së saj si kërcimtare duke filluar me një plagosje në shpinë kur ishte 17 vjeçe dhe një plagosje në qafë të pësuar në një rrëzim avioni më 1993, anëtarja e famshme e jurisë së American Idol, thotë: "Punoja papushim," dhe kjo këmbëngulje për punën e detyronte të shtonte dozat e ilaçeve kundër dhimbjes. "Unë i përkas shkollës së vjetër të profesionistëve," thotë ajo. "Kredoja jonë është të të mos shohin kurrë të tjerët të djersitur." Më 2005 Abdul u diagnostikua me reflex sympathetic dystrophy syndrome, një gjendje kronike që çon në dhimbje ligështuese. Si rezultat ajo mori mjekime nervore dhe nganjëherë qetësuese për muskujt. Kjo e rëndoi atë. Falë operacioneve, jogës, seancave shpirtërore ajo thotë se ndihet 96 për qind më mirë. Lidhur me problemet që ende ka me Simon Cowell: "Ai është si një vëlla, të cilin kurrë nuk e kam pasur. Që nga dita e parë, Simoni dhe unë kemi pasur marrëdhënie dashuri-urrejtje." Po përshtypjet e saj për anëtaren e re të jurisë Kara DioGuardi? "American Idol nuk është më një klub djemsh. Tani jemi një shoqëri motrash. Me Kara DioGuardin kam një mirëkuptim dhe bashkëpunim të mrekullueshëm."



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Avokatja e Veronika Larios është ish këshilltare e familjes së Eluanës (05.05.2009)
Paparacët në kërkim: Kush është Miss X, e dashura e re e Xhôrxh Kllunit (05.04.2009)
Është hungareze e dashura e re e Deivid Bekëm? (05.03.2009)
Shon Pen kërkon ndarjen nga Robin Rajt (04.30.2009)
Sekreti i protezës së dhëmbëve të Princit Uilliam (04.28.2009)
Majkëll Xheksoni ka frikë nga fantazmat (04.26.2009)
Rihana i kërkon policisë t'ia kthejnë stolitë $ 1 milionëshe (04.25.2009)
Xhei Leno shtrohet në spital (04.24.2009)
Majkëll Xhekson përplaset me një ambulancë (04.23.2009)
Madona u shtrua në spital pas rrëzimit nga kali (04.19.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]