VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Skandal në Nju Jork Tajms: Morinë Dod është kapur me kopje

                                                                                      

E Mërkurë, 05.08.2024, 01:59am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
GOSSIPE
 
Skandal në Nju Jork Tajms: Morinë Dod është kapur me kopje
E Hënë, 05.18.2009, 04:39pm (GMT+1)

Voal-online - Maureen Dowd, koluminstja e famshme, tejet skrupuloze e The New York Times, e cila disa herë në javë ngjyen penën në të ligat e radhës, është kapur me kopje. Në një shkrim të botuar të dielën, Dowd kishte përdorur një shprehje nga blogu "Talkign Points Memo" të John Marshall, pa e përmendur burimin. Kështu ndodhia është përlyer nga ai që në gazetari konsiderohet mëkat i falshëm për të tjerët, por fatal për atë që papushim iu jep mësime të gjithëve, qoftë politikanëve të korruptuar apo financierëve mefistofelianë. Në mënyrë të veçantë, në shkrimin e saj Dowd kishte kritikuar si rëndom administratën Bush kësaj here duke pyetur pse teknikat kundërthënëse të hetimeve të përngjashme me torturat u praktikuan sidomos "në muajt kur Shtëpia e Bardhë kërkonte prova për ta justifikuar sulmin kundër Irakut" dhe jo për të për të parandaluar sulme të mundshme. Dowd, fituese e një Pulitzer-i më 1990, ia ka shpjeguar blogut të demokratëve Huffington Post se gabimi është bërë pa dashje, ndërkohë që ajo nuk e kishte lexuar shkrimin e Marshall, por kishte dëgjuar të flitej për të nga kolegët. E përditshmja amerikane, e butë ndaj gabimeve të koluministes së saj të shquar, është kufizuar të shpjegonte se "në një version të mëparshëm të rubrikës së saj, Dowd, kishte harruar t'ia përmendte autorësinë një kryeradhe nga blogu i Marshal". The New York Times, gazeta më prestigjioze amerikane, qe përfshirë në vitin 2003 nga skandali i Jason Blair: kronisti i ri afrikanoamerikan, ardhur në gazetë në vitin 2000 kur ishte vetëm 24 vjeç, shkroi tri vjet rresht, pa ia prishur askush terezinë, dhjetëra artikuj, duke trilluar tema nga më të ndryshmet, marrë në Internet nga autorë të tjerë. Më në fund, me shumë vonesë që pushuar nga puna disa muaj më vonë nga drejtori Howell Raines.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Antonio Debenedetti përgënjeshtron se ka vdekur (05.17.2009)
Rebeka Romin: Amësia më bën të ndjehem e plotë (05.15.2009)
Princesha Eugenie dëshiron të studiojë në SHBA (05.14.2009)
Keiti Prais divorc drejtpërdrejt në TV (05.13.2009)
Sher 17 vjet më vonë më e bukur se 17 vjet më herët (05.12.2009)
Kim Kardashian gati për martesën, por jo aq gati (05.10.2009)
Noemi në The Times: Berluskoni nuk është babai im (05.10.2009)
Metju Broderik pret me emocione vajzat e tij binjake (05.09.2009)
Hollivudi vë bast: Brad e Xhenifer prapë bashkë (05.07.2009)
Berluskoni: Popullariteti im nuk është prekur nga divorci (05.07.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]