VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Rebeka Romin: Amësia më bën të ndjehem e plotë

                                                                                      

E Martë, 05.07.2024, 09:08pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
GOSSIPE
 
Rebeka Romin: Amësia më bën të ndjehem e plotë
E Premte, 05.15.2009, 02:33pm (GMT+1)

Voal-online Rebecca Romijn e filloi karrierën e saj si modele. Dhe, duke ndjekur gjurmët e saj, e bija 4 vjeçe ka pozuar tani për shërbimin e parë fotografik. Fotografuar me të bijën për një numër të revistës InStyle, aktorja thotë se roli i nënës është roli më i përkryer i saj.

 

"Të qenët nënë më bën mua të ndihem e tërë dhe ta njoh kuptimin e jetës," tha Romijn, 36 vjeçe, në numrin e posaçëm të revistës, e cila del pas një jave. "E gjitha që unë dua është të jem para syve të fëmijëve të mi ditë e natë."

 

Romijn, e cila ka humbur shumë kilogramë qëkur ka lindur Dolly Rebecca Rose dhe Charlie Tamara Tulip në dhjetor, ka marrë pothuaj formën fizike të kohës para se të ishte shtatzënë me binjaket. Por ajo thotë se nuk shqetësohet shumë për formën trupore.

 

"Unë kam tani pothuaj formën që kam pasur gjithmonë, por për këtë nuk dua t'ia di asnjëherë," thotë ajo. "Unë e ndjej veten më sexy se kurrë. Unë kam thënë gjithnjë se të jesh sexy do të thotë të kesh një ndjesi të fortë vlerësimi ndaj vetes dhe njëherësh të mos e marrësh kurrë aq seriozisht veten."

 

Për të shoqin Jerry O'Conell që ka tani një shtëpi plot me femra, Romijn thotë se ai është një baba tejet i mrekullueshëm. "Ai ka shpenzuar energji të pafundme dhe është duke e kaluar hatashëm me këto vajza," thotë ajo.

 

E pyetur se si do ta ndjejë veten me gjithë ato vajza Jerry O'Connell kur të jetë më në moshë, ajo qesh: "Jerry shtë i vendosur të mos i lejojë të fejohen sa të jetë ai gjallë."
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Princesha Eugenie dëshiron të studiojë në SHBA (05.14.2009)
Keiti Prais divorc drejtpërdrejt në TV (05.13.2009)
Sher 17 vjet më vonë më e bukur se 17 vjet më herët (05.12.2009)
Kim Kardashian gati për martesën, por jo aq gati (05.10.2009)
Noemi në The Times: Berluskoni nuk është babai im (05.10.2009)
Metju Broderik pret me emocione vajzat e tij binjake (05.09.2009)
Hollivudi vë bast: Brad e Xhenifer prapë bashkë (05.07.2009)
Berluskoni: Popullariteti im nuk është prekur nga divorci (05.07.2009)
Paula Abdul flet për luftën me ilaçet kundër dhimbjes dhe përshtypjet për Kera Dioguardin (05.06.2009)
Avokatja e Veronika Larios është ish këshilltare e familjes së Eluanës (05.05.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]