Voal-online - LOS ANXHELOS - Backstreet baby! A.J. McLean dhe e shoqja Rochelle DeAnna Karidis, njoftuan në YouTube dje se janë duke pritur fëmijën e tyre të parë.
"Desha vetëm t'ju falëndroj, miq të mi, për gjithë dashurinë dhe përkrahjen. Ne u martuam tash vonë - unë isha i fundmi Backstreet Boy që ende nuk kisha fëmijë," thotë këngëtari 34 vjeçar, përkras zonjës së tij. "Ngaqë ne ju duam kaq shumë, deshëm ta ndajmë këtë gëzim me ju - për herë të parë - diçka tejet speciale. Ne presim një fëmijë!"
McLean dhe Karidis u martuan më 17 dhjetor 2011 në Beverly Hills. (people)