Voal-online - NEW YORK, 10 KORRIK - Tom Cruise e Katie Holmes, në më pak se dy javë nga ndarja e tyre, kanë arritur një marrëveshje. Divorci i tyre do të jetë miqësor, me synim kryesor mbrojtjen e vajzës së tyre Suri, gjashtëvjeçare.
Lajmi u dha nga të dy yjet e Hollywoodit nëpërmjet një komunikate të përbashkët.
''Ka qenë një mirëkuptim,'' pohoi avokati i Holmes duke mos dhënë hollësira rreth marrëveshjes. (ansa)