Voal-online - PARIS, 3 GUSHT - Ish premiere dame francese, Carla Bruni Sarkozy,
ka bërë padi kundër javores skandalistike Closer për dhunim të privacisë, në
rastin e numrit të qershorit, në ballinën e së cilës pohohej se do të jetë
sërish shtatzanë.
Dëmshpërblimi i fituar, cilido qoftë ai, saktëson Bruni, do të shkojë për
Fondacionin që mban emrin e saj, për të financuar projektet.