REGJISORI GEORGE LUKAS MARTOHET ME TË FEJUARËN E TIJ TË SHUMË VITEVE
E Mërkurë, 06.26.2013, 08:19am (GMT+1)
Voal-online - LONDËR (Reuters) - Regjisorë të famshëm, adhurues e madje Darth
Vader e uruan krijuesin e "Star Wars" George Lucas të martën për
martesën me të fejuarën e tij të shumë viteve Mellody Hobson në fermën e tij
Skywalker në Kaliforni.
Lucas, 69 vjeç, ka qenë martuar edhe një herë tjetër, me Marcia Griffin,
editore filmash. Ai ka tre fëmijë të birësuar.
Kjo është martesa e parë për 44 vjeçaren Hobson.
"Star Wars" u bë një fenomen kulturor, duke sjellë personazhe si Luke
Skywalker, Princesha Leia dhe Darth Vader, dhe shprehje si "May the force
be with you" (qoftë forca me ju), duke u bërë kulturë popullore.
Gjashtë filmat me këtë temë kanë arkëtuar më shumë se $4.4 miliardë në gjithë
botën.
www.voal-online.ch
|