VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Në Nju Jork 13 shkurti kremtohet si Dita e Dashurive të Fshehta

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 03:36am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
GOSSIPE
 
Në Nju Jork 13 shkurti kremtohet si Dita e Dashurive të Fshehta
E Djelë, 02.08.2009, 10:07am (GMT+1)

Voal-online - "Nëse 14 shkurti është dita në të cilën iu dhurohen lule e çokollata grave, 13 është dita e kremtimit të dashurive të fshehta." Kështu thotë New York Post, që i shpalos zakonet sekrete të burrave jobesnikë njujorkas: ata e festojnë ditën e të dashuruarve me dy raunde, një për gratë e të fejuarat, një tjetër për të dashurat e fshehta.

Prirja e re lind nga një traditë e vjetër angleze, të cilën e ka kopjuar tashmë pikë për pikë ishulli Manhattan. "Kur e kam filluar karrierën time në botën e restoranteve, kam mbetur i shtangur duke konstatuar se 13 shkurti është një nga ditët më të trafikuara të vitit," shpjegon manaxheri i restorantit ekskluziv Four Seasons (Katër Stinët), në rrugën 52°. "Shpesh restoranti është shumë më i frekuentuar më 13 shkurt se ditën e Shën Valentinit." Edhe porositë për sa i përket cilësisë së verërave dhe ëmbëlsirave janë shumë më të kushtueshme se ato për gratë dhe të fejuarat. Sipas tij, 13 shkurti është dita kur klientët shpenzojnë më shumë- duke porositur shampanjë, verëra të shkumëzuara, karkaleca deti dhe haviar ndërsa më 14 shkurt mungon dëshira për t'i hapur portofolet. "Nuk mund të bëj be se të gjithë ata që vijnë në restorantin tonë më 13 shkurt janë shkelës të kurorës bashkëshortore," saktëson, "por sigurisht ajo është dita kur njerëzit dëfrejnë më shumë se kurrë." Si mund të zbulohet se kush është besnik e kush është jobesnik? "Nëse çifti duket fizikisht tepër i pasionuar, bëhet fjalë për një marrëdhënie të paligjshme," përgjigjet një hetues privat, ekspert në fushën e tradhtive bashkëshortore dhe autor i librit "The More You Know - Getting the Evidence and Support You Need to Investigate a Troubled Relationship" (Sa më shumë që dini- Duke pasur fakte dhe mbësheteje ju duhet të hetoni një marrëdhënie të trazuar). "Ndërsa të martuarit shumë rrallë manifestojnë pasione kur janë me gratë e tyre në restorante," shpjegon detektivi.

Atyre që më 13 shkurt do të donin t'i kapnin partnerët tradhtarë në flagrancë duke drekuar apo darkuar në ndonjë bar me të dashurën, detektivi ua jep një këshillë: kërkoni nëpër restorantet e errëta dhe jo të dorës së parë, shikoni sidomos nëpër qoshet më të fshehta. "Kryesisht ata shkojnë një lokale ka ndjehen të pashqetësuar thekson ai nëpër restorante me drita të dobëta dhe me xhama jo të tejpashëm, ku nuk është e mundur të shikosh nga rruga se çfarë ndodh në lokalet." Por hetuesi jep edhe një këshillë për tradhtarët: "Hani në banakët e bareve, jo në salla. Sepse kështu është më vështirë të jepni përshtypjen nëse ndodheni me një mike, me një dashur apo thjeshtë me një shoqe pune." Vetëm në një pikë bashkëshortet fitojnë, më 14 shkurt, në krahasim me të dashurat: dhuratat janë për ato shumë të kushtueshme dhe shumë më të rralla. "Rëndom burrat jobesnikë kanë me të dashurat më shumë marrëdhënie fizike e tundimi, por natyrisht kalimtare," shpjegon një psikologe e famshme, "prandaj dhurata për të dashurat nuk mund të jetë një investim kohëgjatë, siç është dhurata për bashkëshorten." Sa është e përhapur kjo dukuri? "Shumë më tepër se mund të besohet," përgjigjet në New York Post një profesionist që kërkon të mbetet anonim. "Për vite të tëra kam pasur dy gra, pa u zbuluar kurrë," shpjegon ai. "Me të dashurën festoja më 13 shkurt, me gruan më 14 shkurt. Por sivjet, për herë të parë, kam vendosur t'ua kushtoj Shën Valentinin vajzave të mia."

 



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Bie më në fund republika Malu Entu (02.02.2009)
Burg i artë për Boji Xhorxhin (02.02.2009)
Skandali Felps: I fotografuar duke tymosur kanabis (02.01.2009)
Vjedhje në shtëpinë e ish-Zonjës Sarkozi me një vlerë prej 500 mijë Euro (02.01.2009)
Intrigë Ndërkombëtare: Me kë e ka fëmijën Ministresha Franceze e Drejtësisë Rachida Dati (01.04.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]