SOFIA LOREN SHUMË E PIKËLLUAR PËR DINO LAURENTISIN
E Premte, 11.12.2010, 01:43pm (GMT+1)
Është një humbje e madhe për Sofinë, thotë motra e saj Maria Scicolone
Voal-online - ''Shumë e pikëlluar'': Sofia Loren ia beson motrës së vet Maria Scicolone ato pak fjalë me të cilat shpreh dhimbjen e saj për ndarjen nga jeta të producentit legjendar Dino De Laurentiis.
Në vitet '50 Ponti-De Laurentiis ishin çifti dominues i kinemasë italiane, miqe dhe rivalë. ''Duhet ta kuptosh zbrazëtinë që lë ai pas vetes - thotë Scicolone - është një humbje e madhe.
Carlo Ponti, i shoqi i Sofia Loren, ishte edhe ai një ndër producentët legjendarë të kinematografisë italiane.
(http://www.ansa.it)
www.voal-online.ch
|