VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NDAHEN RANDY TRAVIS DHE E SHOQJA ELIZABETH

                                                                                      

E Mërkurë, 05.01.2024, 01:16am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
NDAHEN RANDY TRAVIS DHE E SHOQJA ELIZABETH
E Djelë, 10.31.2010, 04:01pm (GMT+1)

Voal-online -Një nga çiftet më jetëgjata të muzikës kantri ka njoftuar ndarjen.

Pas 19 vitesh, Randy Travis, 51 vjeç, dhe manaxherja e gruaja e tij Elizabeth "Lib" Travis i kanë dhënë fund martesës së tyre."Divorci është përfunduar këto dite," tha zëdhënësja e tyre Maureen O'Connor për revistën People.

Ata e dërguan kërkesën për prishjen e martesës në Santa Fe, New Mexico. Në dokumentet gjyqësore thuhet se një "një gjendje papërshtashmërie e ka përshkuar jetën e dy palëve në martesë", bënte të ditur Associated Press.

Në një deklaratë nëpërmjet zëdhënësit thuhet, "Elizabeth dhe Randy Travis janë pajtuar t'i ndajnë rolet. Elizabeth do të mbetet manaxhere personale e z. Travis. Ata nuk duan ndërkaq të bëjnë komente të mëtejshme dhe kërkojnë nga mediat të respktohet jeta e tyre private gjatë kësaj kohe."

Martesa e tyre ndodhi më 1991 pasi ishin të dashuruar dhe të fejuar për dhjetë vjet rresht.

Elizabeth besohet se është sekreti i suksesit në jetë dhe në art për Randy Travis.

Ajo e shpëtoi këngëtarin nga dënimi pesvjeçar me burg se kishte thyer një dyqan ushqimor. Duke e bindur gjyqtarin për ta liruar atë me kusht, Randy jetoi me Elizabeth dhe me të shoqin e saj të atëhershëm.


Tashmë e palumtur me martesën e mëparshme, Elizabeth pati thënë në atë kohë, "Randy më dha mua guximin ta jetoja një situatë shumë të keqe, por Randy nuk e prishi martesën time".

Elizabeth më vonë e udhëhoqi karrieren e Randy-t, vetë Randy duke pranuar një herë se, "ajo është energjike, është e çiltër, është inteligjente dhe tej çdo mase zemërmmirë."/Elida Buçpapaj

(http://www.people.com/people)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DAVID ARQUETTE DHE COURTNEY COX E MBAJNË DHE E TEJKALOJNË PREMTIMIN DHËNË BIJËS SË TYRE (10.31.2010)
MATT DAMON DHE E SHOQJA BËHEN PRAPË ME VAJZË (10.24.2010)
BRUCE WILLIS I STËRVIT TË BIJAT KUNDËR MESHKUJVE TË DHUNSHËM (10.24.2010)
JODIE FOSTER E QUAN MEL GIBSONIN 'BURRI MË I MREKULLUESHËM NË INDUSTRINË KINEMATOGRAFIKE' (10.19.2010)
430 MIJË EURO VLERA E PULLAVE POSTARE ME ODRI HEPBURN (10.17.2010)
DE NIRO-WEAVER 'NE DRITAT E KUQE' (10.15.2010)
BOSNJA NDALON FILMIN E ZHOLISË (10.13.2010)
SOFIA LOREN, FITUESE E "ÇMIMIT PERANDORAK" NË JAPONI (10.13.2010)
DEMI MOORE DHE ASHTON KUTCHER NË IZRAEL PËR TA SHPËTUAR MARTESËN? (10.10.2010)
HALLE BERRY IA PREZANTON OLIVIER MARTINEZIN SË ËMËS (10.10.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]