Lajmin e shpallën producentët e mbrëmjes së çmimimeve Oskar, Cohen e Mischer
Voal-online -James Franco e Anne Hathaway do ta prezantojnë edicionin e tetëdhjetë e tretë të Academy Awards, ngjarjes më të rëndësishme të botës së kinemasë: dorëzimit të çmimeve Oskar.
Lajmin e shpallën sot producentët e mbrëmjes Bruce Cohen e Don Mischer, të cilët pastaj kanë shqiptuar fjalë lavdëruese për të dy aktorët. "James Franco e Anne Hathaway përfaqësojnë ikonat e reja të Hollywood-it: të rinj, të bukur e plot talent''. (http://www.ansa.it)