VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - CLARK GABLE OSE FORMATI I NJË MBRETI TË HOLLIVUDIT

                                                                                      

E Martë, 04.30.2024, 10:51pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
CLARK GABLE OSE FORMATI I NJË MBRETI TË HOLLIVUDIT
E Martë, 11.16.2010, 05:43pm (GMT+1)

Nëse do të bëhej sot një klasifikim për dhënien e çmimit Oskar në kategorinë e popullaritetit për yjet e filmit, ylli tashmë i perënduar i William Clark Gable (Uilliam Klark Gejbëll), i quajtur ndryshe "Mbreti i Hollyoodit" do të ishte ende, përkundër të gjithave, midis brilantëve. Ajo që e bëri këtë bir të thjeshtë të popullit, emigrant të brezit të dytë, punëtor në moshë shumë të re në një fabrikë gomash, gjeni të kinematografisë që kur ishte njëzet vjeç, një yll absolut i Hollywood-it ende temë e pashtershme për semiologët dhe studiuesit e karaktereve njerëzore.

I vogël, i paarsimuar, me veshët legjendarë llapushë, i lindur në varfëri në Cadiz (Ohaio), më 1 shkurt 1901, pa asgjë të sigurt të kishim të përjetëshme dyshen Marilyn Monroe dhe Clark Gable të xhirimeve të filmit 'Thentichera një gjysmë shekulli pas vdekjes së tij, më 16 nëntor 1960.

Legjenda e tregon atë ende të mitur, i rrëmbyer nga mijëra vendeve pune në kërkim të dhuratës klasike të ëndërrave amerikane: suksesit. Ishte një drumpere, shitës ambulant (shiste kravata), aktori i ri në një kompani endacakësh e cila e tërhoqi në provincën më të thellë kur sapo i kishte mbushur njëzet vjet.

Ai ishte gjithashtu një njeri ambicioz social, nisur nga fakti se tashmë në vitn 1924 lidhte martesën e parë me Josephine Dillon, më e rritur se ai dymbedhjetë vjet, e cila drejtonte me grusht të hekurt një kompani teatri. 'Martesa zgjati gjashtë vjet, koha e nevojshme që djaloshi të kapërcente fazën e skenave të provincës dhe të fillonte të hynte në shoqërinë e lartë.

Një divorc i leverdishëm më 1930 e çoi ajo dërgoi në krahët e miliardierës teksane Ria Longhan, më e vjetër se ai 17 vjet, e cila ia garantoi qetësinë ekonomike dhe ia hapi dyert e Hollywoodit duke i bindur udhëheqësit e MGM për të nënshkruar një kontratë ekskluzive. Një vit më vonë, më 1931, ishte tashmë përkrah një aktoreje yll si Barbara Stanwick në sheshin e xhirimit të filmit "Engjëlli i bardhë '.

Prej atëherë ai është i papërmbajtshëm në rrugën e suksesti të paktën deri në fund të viteve 1940, duke kaluar nga çmimi Oskar për "It Happened One Night- Ajo ndodhi një natë" (1934) tek sukseset e mëdha të 'Tragedy of Bonty' mirat" dhe "San Francisco". Një Clark Gable i pëlqyer shumë nga gratë, kaq e vërtetë sa do ta çojnë në pesë martesa, në një fëmijë sekret me Loretta Young, histori pak a shumë të stuhishme me shumë nga partneret e tij.

Por ai kishte për të paguar me vulë milioneri dhe një ritëm të harbuar të punës të drejtën të martohet më "dashurinë më të madhe të jetës së tij, Carole Lombard', e cila megjithatë do të vdiste tragjikisht pak më shumë se tridhjetëvjeçare më 1942 kur të dy dukeshin çift ideal në Hollywood. Kjo ishte një goditje vdekjeprurëse për Gable Clark Gable, kaq e vërtetë sa, brenda natës, duke e braktisur karrierën, ai do të bashkohej me Forcat Ajrore dhe do të bëhj një hero i luftës në qiellin mbi Paqësor si një gjuajtës në bordin e B-17.

Pas kthimit në jetën civile, do t'i duhej të përjetonte një periudhë të gjatë të bjerrjes profesionale sa të humbte edhe besimin e Studiove.

Vazhdoi të sjellë në ekran për më shumë se një dekadë personazhin e tij me një zemër të artë, por magjia e tij nuk ishte më e njëjta dhe nuk është e rastësishme që personazhi i tij i fundit që mbetet në kujtesë, luajtur kur ai tashmë i sëmurë dhe skllav i alkoolit, do të jepte diçka autobiografike tek filmi 'Misfits" (Të spoastuarit), të drejtuar nga John Huston në 1960. Gable kurrë nuk e pa atë të përfundojë, ashtu si nuk e pa kurrë biri e vetëm të ligjshëm të cilin e priste prej gruas së tij të pestë, Kay Spraeckels.

Në kujtesën e publikut të gjerë, Clark Gable ka lënë sidomos buzëqeshjen e tij hidhur dhe romanticizmin e fshehtë të Red Butler në "Gone With the Wind" (Bashkë me erën) të vitit 1939.

Pak njerëz e dinë se për të përcaktuar suksesin e tij, përveç talentit të natyrshëm, ndaj aftësisë dhe vendosmërisë absolute për të komunikuar, do të kontribuonte studio MGM kur e vinte për herë të parë nën kontratë. Ai do t'i nënshtrohej në fakt një transplantimi për të zvogëluar madhësinë e veshëve dhe mbi të gjitha një seri të pafund të vizitave te dentisti për të ndërtuar buzëqeshjen e tij magjike që do të çiftëzohej me ato mustaqe elegante dhe të veçanta, të cilat ai i kishte lënë për t'ia dhënë njëfarë srioziteti në sytë e gruas së tij të dytë./Elida Buçpapaj

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
"THE TOURIST": JOHNY DEPP KËRKON TË HIQEN SKENAT E DASHURISË ME ANGELINA JOLIE (11.13.2010)
SOFIA LOREN SHUMË E PIKËLLUAR PËR DINO LAURENTISIN (11.12.2010)
VDES LEGJENDA E FILMIT DE LAURENTIS (11.11.2010)
BRAD PITT TEK JOLIE REGJISORE (11.09.2010)
MONIKA BELUÇI: DUHEN BËRË LLOGARITË ME VITET QË KALOJNË (11.07.2010)
JENNIFER LOPEZ: GARUESIT E "AMERICAN IDOL" TË MOS I KËNDOJNË KËNGËT E MIA (11.06.2010)
NDAHEN RANDY TRAVIS DHE E SHOQJA ELIZABETH (10.31.2010)
DAVID ARQUETTE DHE COURTNEY COX E MBAJNË DHE E TEJKALOJNË PREMTIMIN DHËNË BIJËS SË TYRE (10.31.2010)
MATT DAMON DHE E SHOQJA BËHEN PRAPË ME VAJZË (10.24.2010)
BRUCE WILLIS I STËRVIT TË BIJAT KUNDËR MESHKUJVE TË DHUNSHËM (10.24.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]