Voal-online -Aktorja Anne Hathaway dhe fituesi i çmimit Oskar Denzel Washington janë caktuar të drejtojnë së bashku Koncertin e Nobelit të Paqes në Norvegji, bënë të ditur kështu organizatorët e koncertit.
Artistët pjesëmarrës në koncert, i cili do të zhvillohet më 11 dhjetor në Oslo, renditen nga rokeri veteran Elvis Costello deri tek pop sensacioni aktual Robyn, si dhe do të përfshijnë jazz funkun aktualë Jamiroquai, këngëtarin "Mandy" Barry Manilow e pianistin Herbie Hancock.
Sivjet koncerti është në nderim të fituesit të çmimit Nobel të Paqes Liu Xiaobo, disident kinez dhe akivist i të drejtave të njeriut i cili ndodhet i burgosur në atdheun e tij.
Komiteti i Nobelit tha këtë javë se familja e tij nuk ka gjasa të udhëtojë për në Norvegji që ta marrë medaljen e tij të çmimit të Paqes, diplomën dhe 10 milionë kruna suedeze ($1.44 milionë).
Nga fituesit e mëparshëm të çmimit Nobel të Paqes mund të përmendim Nelson Mandelën, Nënë Terezën dhe Presidentin e SHBA Barak Obama./Elida Buçpapaj
(http://www.reuters.com)