VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NICOLE KIDMAN DHE KEITH URBAN JANË SHNDËRRUAR NË SPEKTATORË TË SË BIJËS

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 12:12pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
NICOLE KIDMAN DHE KEITH URBAN JANË SHNDËRRUAR NË SPEKTATORË TË SË BIJËS
E Hënë, 12.06.2010, 05:27pm (GMT+1)

Voal-online -Kur mamaja jote është aktorja fituese e çmimit Oskar Nicole Kidman dhe babai yt është megastari country Keith Urban, është punë e vështirë t'i ndjekësh gjurmët e tyre. Por ky nuk përbën një problem për Sunday Rose Kidman Urban, e cila jep shfaqje në shtëpi. Kështu thonë prindërit e saj.

Në premierën e këtyre ditëve të filmit të fundit të Nicole Kidman, Rabbit Hole, zhvilluar në Nju Jork, Urban and Kidman, thanë për revistën People se e bija e tyre dy vjeçe e gjysmë tashmë mund të këndojë, të kërcejë dhe të bëjë trukimin e saj vetë. Dhe konkretisht: Pak para se të vinin në veprimtarinë e këtij rasti, e bija e tyre ka dhënë në familje një "shfaqje para premierë".

"Keith ishte duke luajtur në piano për të bijën para se të vinim këtu," tha Nicole Kidman, 43 vjeçe, për revistën People, "dhe Sunday Rose kërcente rrotull dhomës së ndenjes."

Por a mund të këndojë ajo balada si i Babi i saj i famshëm? "Ajo këndon pa stonuar asnjëherë," tha Kidman. "Dhe ka një repertor prej rreth 30 këngësh: 'The ABC Song,' 'Twinkle, Twinkle, Traffic Light,' 'So Long, Farewell' këto ishin këngët që po këndonte para se ne të largoheshim nga shtëpia."

"Ajo është një këngëtare e mrekullueshme, mendoj unë," shton Urban, 43 vjeç. "Por edhe unë jam Babai tipi krenar gjithashtu ... unë nuk ia prish asaj për asgjë."

Dhe kur është duke kënduar e duke kërcyer, Sunday Rose kërkon vëmendje të plotë të dy prindërve, të cilët i ka shndërruar në spektatorë. Dhe para çdo shfaqje ajo përgatitet si e ëma me trukimet dhe veshjet e shfaqjes, natyrisht vetëm në mjedisin shtëpiak./Elida Buçpapaj

Përktheu Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
CHUK NORRIS MERR YLLIN E TIJ SI TEXAS RANGER (12.03.2010)
FRANCO E HATHAWAY DO TË JENË PREZANTUESIT E CEREMONISË SË ACADEMY AWARDS (11.30.2010)
THE BLUES BROTHERS MBUSH 30 VJET (11.29.2010)
JOHN TRAVOLTA DHE E SHOQJA TANI PRINDËR TË NJË DJALI (11.25.2010)
WOODY ALLEN: JAM TEPËR LEPURUSH (11.24.2010)
SEAN PENN DO TË MARRË ÇMIM NË FESTIVALIN E DUBAIT (11.24.2010)
CHER LË 'GJURMË' NË ZONËN 12 TË HOLLYWOOD BOULEVARD (11.21.2010)
ANNE HATHAWAY DHE DENZEL WASHINGTON DREJTOJNË KONCERTIN PËR NOBELIN E PAQES (11.21.2010)
DANIEL DAY LEWIS, DO TË JETË LINKOLNI I PËRZGJEDHUR NGA STEVEN SPIELBERG (11.19.2010)
FILMI "127 ORËT" I REGJISORIT DANNY BOYLE, HISTORIA E ALPINISTIT ARON RALSTON (11.19.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]