VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - FJALIMI I MBRETIT DOMINOI BAFTA-n

                                                                                      

E Enjte, 05.02.2024, 03:04pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
FJALIMI I MBRETIT DOMINOI BAFTA-n
E Hënë, 02.14.2011, 03:15pm (GMT+1)

 

Colin Firth e Helena Bonham Carter nderohen për King's Speech

Fituesi i madh i ceremonisë së çmimeve të Akademisë Britanike të Filmit dhe Teatrit, ishte Fjalimi i Mbretit (King's Speech).

Filmi u nderua me 7 çmime përfshirë edhe atë për Filmin më të mirë dhe aktorin më mirë.

Filmat shumë të suksesshëm Harry Potter u nderuan me një çmim special, teksa i afrohen edhe serisë së fundit.

Thirrjet më të zëshme të adhuruesve jashtë vendit ku u mbajt ceremonia e çmimeve Bafta, ishin për Jesse Eisenberg, një aktor që vitin e kaluar mund të kishte ecur pa u vënë re në tapetin e kuq.

Filmi The Social Network, në të cilin ai luan, dukej sikur kryesonte i vetëm për çmimet e mëdha të kinemasë për këtë vit, derisa ndërhyri një film për një figurë mbretërore që kishte një difekt në të folur.

Ishte një fitore e papritur dhe mjaft popullore për aktorin e pëlqyer Colin Firth.

Megjithatë ai nuk mundi të mos ia kujtonte audiencës në Operën Mbretërore të Londrës, se kishte fituar të njëjtin çmim edhe vitin e kaluar, për rolin kryesor në filmin A Single Man.

Kur aktori amerikan Samuel L. Jackson prezentoi çmimin për filmin më të mirë, King's Speech, nuk habiti askënd

Çmimin për regjizorin më të mirë e mori David Fincher për filmin The Social Network.

Filmi Inception i Christopher Nolan, mori tre çmime Bafta në kategorinë e realizimit.

Humbësi i madh i mbrëmjes ishte regjizori Danny Boyle. Filmi i tij 127 Hours ishte propozuar për tetë çmime, por nuk mori asnjë.

Ceremonitë kujtohen edhe për fjalimet.

Aktorja britanike Helena Bonham Carter foli për gati 5 minuta kur mori çmimin e pashmangshëm, për rolin e saj në filmin The King's Speech.

(http://www.bbc.co.uk/albanian)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RICHARD GERE NË VEND TË AL PACINO NË FILMIN ARBITRAGE (02.11.2011)
JULIA ROBERTS DO TË LUAJË MBRETËRESHËN E LIGË NË FILMIN E RI TË BORËBARDHËS (02.10.2011)
SCARLETT JOHANSSON DËSHMITARE E MANGO (02.04.2011)
OSCAR: ANNE HATHAWAY DO TË KËRCEJË E DO TË KËNDOJË (02.04.2011)
MARATONË MTV PËR JUSTIN TIMBERLAKE (02.01.2011)
TRAVOLTA DO TË JETË ISH MAFIOZI JOHN GOTTI (01.29.2011)
SCARLETT JOHANSON PËR MOET & CHANDON (01.23.2011)
HARRISON FORD: JAM TEPËR PLAK, NUK GJEJ PUNË MË (01.17.2011)
SHARON STONE PËRMEND PRAPË FILMIN "BASIC INSTINCT" (01.16.2011)
MERYL STREEP DO TË JETË LADY THACHER NË NJË FILM (01.16.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]