VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - "PALMËN E ARTË E MERR..." - FESTIVALI I FILMIT NË KANË 2011

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 10:47am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
"PALMËN E ARTË E MERR..." - FESTIVALI I FILMIT NË KANË 2011
E Hënë, 05.23.2011, 10:15pm (GMT+1)

Aktorët e "The Tree of Life"- Brad Pitt, Jessica Chastain dhe Sean Penn , 16 maj 2011

23.05.2011

Të dielën në mbrëmje në Kanë u mbyll Festivali i 64 i Filmit. Palma e Artë iu dha kontributit amerikan në konkurim, "The tree of life" i regjizorit Terence Malick. Juria me president Robert de Niro vlerësoi edhe filmin turk "Once upon in Anatolien" dhe atë francez "Le gamin au velo"- djaloshi me biçikletë i vëllezërve Dardenne.

Fituesi i mbrëmjes mungon: Regjisori Terence Malick nuk e merr vet në dorë Palmën e Artë, por ai ndonëse qëndron në Evropë, si për t' i zemëruar gazetarët, ka dërguar dy producentët e vet në Kanë. "Ai është vërtetë një djalosh modest dhe i ndrojtur. Shumë e keqkuptojnë faktin, që ai tërhiqet në sferën private. Ai lë filmat të flasin për të. Ai nuk e bën këtë për egoizëm apo sepse festohet për të."

Filmi i Terrence Malick "The Tree of Life"

8 anëtarët e jurisë nën presidentin Robert de Niro shumë shpejt ishin të një mendimi, se The tree of life e meritoi Palmën e Artë. "Shumica prej nesh e ndjemë, që ky është filmi fitues. Ky film ka madhështinë, rëndësinë, intensionin dhe është mëse i përshtatshëm. Marrja e vendimit ishte e vështirë, sepse edhe shumë filma të tjerë ishin mjaft të mirë. Por një vendim i tillë asnjëherë nuk është perfekt, nndonëse në rastin konkret nuk kemi kompromis, sepse shumica e vlerësuan filmin si të shkëlqyer."Bildunterschrift: Uma Thurman dhe Robert De Niro-Cannes Filmfestival 2011

 

Edhe publiku e mirëpriti filmin e ri të Terence Malick

(Frau) "Filmi është bërë me shumë art, shumë muzikë dhe skena të mrekullueshme."

(Mann) "Ai përpiqet të arrijë shumë përmes trukeve teknike, në këtë rast vlen të theksohet, se një regjisor i madh duket edhe i madh."

As çmimet për aktorët më të mirë nuk ishin ndonjë suprizë e madhe: Francezi Jean Dujardin, ishte bindës edhe për publikun në filmin bardh e zi pa zë mbi Hollivudin e viteve 20-të "The Artist". "Unë isha gjatë xhirimeve në një botë të dytë, kam punuar me shumë kënaqësi, e kam ndierë veten si një fëmijë dhe në skenë duke marrë çmimin prej Robert de Niro, nuk e di, se çfarë duhet të ndiej, por është vërtetë një ndjejnë e mrekullueshme."

Vëllezërit Dardenne marrin Palmë të Artë

Filmi "Melankolia" i regjiozorit danez të përjashtuar nga juria prej festivalit gjithashtu nuk doli pa gjë nga konkursi: Aktorja Kirsten Dunst u vlerësua si interpretuesja më e mirë në rolin kryesor të një gruaje depresive pak para fundit të botës. "Çfarë jave! Diçka të tillë njeriu e përjeton vetëm një herë në jetë."

Këtë tani mund ta thotë edhe juria e kryesuar nga Robert de Niro. Ekspertët e filmit kanë parë dy filma në ditë dhe më pas kanë diskutuar për më të mirët. "Kemi kaluar një kohë mjaft intensive! Ne patëm shije të ndryshme, ndjenja të ndryshme dhe kemi kaluar një kohë të bukur së bashku. Unë kam gjetur miq të rinj. Nëse unë bëj një film, ai duhet të jetë një dramë për ekranin, jo pas kuintave, e njëjta gjë vlen edhe për ne, ne kemi bërë një punë të mirë."

 Skena nga filmi L'enfant (Fëmija) i vëllezërve Dardenne

Autor: Kristina Hortenbach/ Vilma Filaj- Ballvora

Redaktoi: Aida Cama

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DENEUVE KRITIKON PËRDORIMIN E FJALËVE TË LARS VON TRIER (05.22.2011)
IRANIANI FITON ÇMIMIN REGJISORI MË I MIRË NË KANË (05.22.2011)
PËRJASHTOHET VON TRIR NGA FESTIVALI I KANËS (05.19.2011)
NË KANË ËSHTË DITA E JOHNNY DEPP (05.14.2011)
ISABELLA ROSSELINI KTHEHET NË SHESHIN E XHIRIMIT (05.13.2011)
KOMEDIA E WOODY ALLEN KËNAQ PUBLIKUN NË HAPJE TË KANËSGJIGANTËT E HOLLYWODIT ZBARKOJNË PREJ SONTE NË RIVIERËN E KALTËR (05.11.2011)
BRADLEY COOPER DO TË JETË LUÇIFERI (05.07.2011)
NEW ORLEANS HEQ AKUZAT KUNDËR NICOLAS CAGE (05.06.2011)
HOLLYWOODI IA KUSHTON NJË MBRËMJE FESTE AKTORES SOFIA LOREN (05.05.2011)
CLIVE OWEN ROL KRYESOR NË TRILLERIN "CITIES" (05.05.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]