Një adoleshente ruse është aq e "dashuruar" pas
Victoria Beckham, sa i ka kushtuar një numër të madh portretesh. Skicat e
Anastasia Goryachkinas janë publikuar nga vetë stilistja në profilin e
saj në Facebook. Në to bie në sy rikrijimi me detaje i portretit të
Victorias, i realizuar me thjeshtësi.
Ish-këngëtarja e Spice Grils, tashmë stiliste, është kthyer në
ikonën e fashion-it vitet e fundit. Veshjet e saj shiten më mënyrë të
menjëhershme, pavarësisht çmimeve të larta. Ato karakterizohen nga
eleganca dhe thjeshtësia, dy tipare që Victoria i personifikon më së
miri.
(Dita)