VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 5 KËNGËT MË TË PREFERUARA TË JAVËS

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 08:26am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
5 KËNGËT MË TË PREFERUARA TË JAVËS

E Shtunë, 09.28.2013, 09:32am (GMT+1)


Kampioni i kësaj jave në klasifikim ilustron aksiomën se nuk ka publicitet të keq. Para se të shpjegojmë arsyen, le të fillojmë të flasim për vendin e pestë, ku gjejmë Avicii me "Wake Me Up!" Ishte pranë por jo fitore për DJ-in suedez në klasifikimin e albumve ndërkombëtare - detajet vijnë më pas.


Artisti suedez Avicii kalon një tjetër javë në vendin e pestë me "Wake Me Up!" Javën e kaluar, Avicii nxori albumin e tij të parë me titullin "True"; ai arriti vendin e dytë në Australi dhe Britani.

Robin Thicke ishte pothuajse në krye të klasifikimit me këngën "Blurred Lines". Këtë javë megjithatë, Robin, T.I. dhe Pharrell (fa-RELL) bie dy vende duke u radhitur në të katërtin.
 
Robin Thicke në vendin e katërt pra me këngën hit "Blurred Lines" ku bashkëpunoi me T.I. dhe Pharrell. Kjo këngë u shit në më shumë se 5 milion kopje në vetëm pesë muaj në Shtetet e Bashkuara më shpejt se të gjitha këngët e tjera në historinë dixhitale.
 
Kjo ka qenë një periudhë pritje për këngëtaren Lorde. Albumi i saj i parë "Pure Heroine" do të dal në shitje më 30 shtator, ndërsa kënga e saj "Royals" radhitet në vendin e tretë.
 
Lorde me "Royals" mban vendin e tretë në klasifikim. Albumi i saj do të jetë në shitje të hënën por këtë javë e gjeni atë të mundur në disa faqe elektronike.
 
Katy Perry është një vend më poshtë pasi kaloi dy javë në krye të klasifikimin me "Roar," tani në vendin e dytë. Katy Perry jo më në vendin e parë por jo edhe aq larg me "Roar" këtë javë në vendin e dytë. Katy Perry interpreton në Londër më 30 shtator dhe pastaj kthehet në Kaliforni ku më 23 tetor ajo do të interpretoi për një koncert bamirësie në Hollivud për shoqatën Young Survival Coalition, që ndihmon gratë me kancerin e gjiriti në mbarë botën.
 
Këngëtarja që është në krye të klasifikimit këtë javë jo vetëm që mban vendin e parë të klasifikimit në Shtetet e Bashkuara por ajo e bën këtë duke thyer rekorde: Miley Cyrus nga vendi i 22-të në të parin me "Wrecking Ball."
 
Miley Cyrus është në vendin e parë të klasifikimit ndërsa kënga e saj "Wrecking Ball" bën kalimin spektakolar duke avancuar 21 vende. Kënga e debatueshme mund të sjell më shumë fitime kur të dalë në shitje: albumi Bangerz del më 8 tetor dhe mund të bëhet albumi i saj i tretë në vendin e parë.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ASHLEY HORN BËN KIRURGJI ESTETIKE QË TË NGJASOJË PATJETËR ME LINDSAY LOHAN (09.27.2013)
NË SHITJE SHTËPIA E FËMIJËRISË E KURT COBAIN (09.26.2013)
Radio Evropa e Lirë, JOAN BAEZ - FITORE TË VOGLA DHE HUMBJE TË MËDHA (Intervistë) (09.24.2013)
BREAKING BAD, MODERN FAMILY - FITUESIT KRYESORË TË EMMY AWARDS (09.23.2013)
FILMI I PARË AMERIKAN ANTI-HILTER ZBULOHET NË ARKIVIN E BRUKSELIT (09.22.2013)
KËNGËT MË TË PREFERUARA TË JAVËS (09.22.2013)
PEOPLE - KERRY WASHINGTON, 'GRUAJA E VESHUR MË BUKUR NË BOTË' (09.18.2013)
VILA KU ËSHTË VRARË VERSACE SHITET 41,5 MILIONË DOLLARË (09.18.2013)
REVISTA BILLBOARD - KËNGËTARJA POP PINK SHPALLET 'GRUAJA E VITI' (09.17.2013)
FESTIVALI I MUZIKËS ROCK NË RIO DE JANIERO (09.15.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]