VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - New York Times - GABIMI KROAT I BOB DYLANIT

                                                                                      

E Djelë, 05.05.2024, 08:02am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
New York Times - GABIMI KROAT I BOB DYLANIT

E Hënë, 12.16.2013, 07:09pm (GMT+1)


Sikur edhe në shumë vende të botës, këngëtari Bob Dylan, gëzon respekt të jashtëzakonshëm në Kroaci.

Në vitin 2008 dhe 2010, ai mbajti koncerte në Kroaci që u pritën me recensione të shkëlqyeshme dhe publicitet, shkruan në fillim të artikullit e përditshmja New York Times, duke shtuar se, tash disa simpatizues kroatë të tij janë të dëshpëruar, bile edhe të tmerruar, se idhulli i tyre muzikor është shprehur në mënyrë mospërfillëse për marrëdhëniet historikisht të tensionuara me Serbinë fqinje.

Në një intervistë, vitin e kaluar, Rolling Stone e ka cituar zotin Dylan që ka thënë se "të zinjtë e dinë se disa të bardhë nuk kanë dëshiruar të tërhiqen nga skllavëria, dhe se nëse do të ishte sipas tyre, ata ende do të ishin nën zgjedhë, dhe ata nuk mund të pretendojnë se nuk e kanë ditur këtë. Nëse ju keni gjak të pronarit të robit ose të pjesëtarit Klan, zezakët mund ta ndjejnë këtë. Kjo vazhdon deri në këtë ditë. Sikur që hebrenjtë mund ta ndjejnë gjakun nazist dhe serbët mund ta ndjejnë gjakun kroat".

Derisa disa mbrojtës të zotit Dylan thonë se ai i referohej dhunës etnike të viteve të 90-ta, nga e cila pasoi shkatërrimi i Jugosllavisë, shumë vëzhgues në komentet e zotit Dylan e shohin referencën për bashkëpunimin e liderëve kroatë me nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, shkruan New York Times.

Pas ankesave nga komuniteti kroat në Francë, prokurorët në Paris e kanë hapur një hetim këtë muaj, lidhur me atë se nëse zoti Dylan mund të akuzohet për "nxitje të urrejtjes".

Për shekuj, Kroacia ishte pjesë e Perandorisë Austro-Hungareze; pas Luftës së Parë Botërore iu bashkua Jugosllavisë së re. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjermanët dhe italianët e instaluan një shtet kukull në Kroaci dhe Bosnjë, që sundohej nga Ustashët, një grup i kroatëve fashistë, dhuna gjenocidiale e të cilëve kundër serbëve, hebrenjve, romëve dhe kundërshtarëve politikë, ishte e krahasueshme me atë të nazistëve, shkruan New York Times.

Megjithatë, në të njëjtën kohë, ne kemi në Kroaci dhe Bosnjë ndoshta lëvizjen më të suksesshme të rezistencës në Evropën e okupuar, e udhëhequr nga Josip Broz Tito, më vonë lider i Jugosllavisë komuniste, shkruan New York Times.

Në shtator të vitit 1943, partizanët kroatë e çliruan kampin e përqendrimit në ishullin Rab, në të cilin gjendeshin 3200 të burgosur hebrenj, me ç'rast shumica e tyre janë shpëtuar.

Autori i shkrimit, Slavko Goldstein, shkruan për rastin e tij duke theksuar se është hebre kroat, i lindur në vitin 1928. Ai e kishte humbur të atin nga fashistët, por i ishte shmangur persekutimit në qytetin e lindjes Karllovc, me ndihmën e dy familjeve katolike dhe ishte strehuar në një fshat në Kraoci.

Pastaj ai thekson se për të shpëtuar nga mundësia për tu zënë dhe dërguar në kampin e përqendrimit në maj të vitit 1942, së bashku me nënën e tij dhe vëllanë ishin shkuar te partizanët kroatë, që e kontrollonin pjesën jugore të këtij vendi, afër bregdetit kroat.

Duke thënë se ishte 14 vjeçar, autori i shkrimit Slavko Goldstein, thotë se kishte ndjerë liri: askush nuk ishte i interesuar ta dijë se a ishte kroat ose serb, i krishterë ose hebre. Gjatë tri viteve të ardhshme ai kishte punuar për partizanët, së pari në fshatrat serbe të kontrolluara nga partizanët, e pastaj 15 muaj në njësinë luftarake të vullnetarëve në Karllovac, shkruan New York Times.

Para, gjatë dhe pas luftës, Goldstein shkruan se kishte shokë të ngushtë në dy fshatra fqinje: një kroat dhe një serb, afro 20 kilometra nga qyteti Karllovc.

Raportet e këtyre fshatrave kanë lëvizur si lavjersi gjatë shekullit të fundit, nga shtrirja e gjerë e mirëkuptimit, toleranca dhe bashkëpunimi, te shpërthimi periodik i keqkuptimit, konfliktit dhe luftës.

Nacionalizmi ballkanas është sëmundje që dremiste në periudhat e prosperitetit dhe stabilitetit, ndërsa eksplodonte në kohë të tjera.

Më së keqi ishte gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur sipas demografit kroat, Vladimir Zerjavec, afro 567 mijë njerëz në Kroaci dhe Bosnjë Hercegovinë, u vranë në luftën antifashiste dhe luftën civile: afro 210 mijë në luftë ose për shkak të saj, dhe afro 357 mijë në gjenocid dhe sulme terroriste politike (së paku 75% të tyre nga ustashët dhe në mënyrë të konsiderueshme më pak nga lojalistët serb çetnikët dhe nga partizanët e udhëhequr nga komunistët), shkruan New York Times.

Nën sistemin e sundimit të krijuar nga Titoja, kishim më tepër se 40 vjet të paqes ndëretnike, shkruan mëtutje Slavko Goldstein, dhe thekson se me shkatërrimin e Jugosllavisë, të gjitha plagët u rihapën.

Serbët etnikë në pjesë të Kroacisë, të mbështetur nga Ushtria jugosllave e udhëhequr nga serbët, u ngrit kundër shpalljes së pavarësisë nga ana e Kroacisë, më 25 qershor të vitit 1991. Atë verë dhe vjeshtë, me gjasë afro 120 mijë kroatë (vlerësimet ndryshojnë gjerësisht) ishin përzënë nga hapësirat me popullatë të përzier kroato-serbe. Pasuria e tyre ishte plaçkitur dhe shkatërruar; qindra njerëz në moshë, që kishin refuzuar të largohen, ishin vrarë.

Pas katër vitesh, para ofensivës së njohur ushtarake kroate të njohur si Stuhia, afro 150 mijë serbë ikën ose u dëbuan nga hapësira e njejtë. Pasuria e tyre , poashtu, ishte plaçkitur dhe djegur; qindra pleq , poashtu, ishin vrarë për shkak se ishin përpjekur të qëndronin në shtëpi.

Prej fillimit të këtij shekulli, raportet ngadalë janë normalizuar. Disa njerëz nuk munden ose nuk dëshirojnë të kthehen në shtëpitë e braktisura, por të tjerët janë kthyer dhe i kanë ripërtërirë kushtet dhe mjetet e jetesës.

Turistët serbë vijnë në bregdetin Adriatik në Kroaci, për pushime verore. Muzikantët kroatë dhe artistët e vizitojnë Serbinë dhe anasjelltas.

Ekipet e basketbollit, waterpollos dhe të hendbollit, nga të dy vendet luajnë kundër njëra-tjetrës.

Ka pasur pengesa - në Kroaci, disa politikanë të linjës së djathtë dëshirojnë reduktimin e të drejtave të pakicës serbe, ndërsa në Serbi revizionistët historikë janë përpjekur t'i mbulojnë veprimet e liderit çetnik, Drazha Mihajloviq, forcat e të cilit kanë vrarë kroatë dhe myslimanë - por autori Slavko Goldstein konsideron se këto janë gjëra të përkohshme.

Kroacia i është bashkuara Bashkimit Evropian këtë vit dhe Serbia po përpiqet t'i hapë bisedimet për anëtarësim. Ardhmëria varet nga bashkëpunimi paqësor dhe lidhjet më të fuqishme ekonomike.

Besoj se zoti Dylan ka folur nga injoranca e jo keqdashja, shkruan Slavko Goldstein në New York Times, dhe shfaq shpresën se ai do të kërkoj falje për thjeshtësimin tejet të madh e të pakujdesshëm, dhe duke e bërë këtë, do të mbetet iddhull i yni në betejën për të drejta njerëzore dhe tolerancë ndëretnike.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LONDËR - VDIQ AKTORI PETET O'TOOLE (12.16.2013)
REGJISORI GJERMAN FASSBINDER DHE NDIKIMI I TIJ BOTËROR (12.15.2013)
SHBA - KËNGËT MË TË PREFERUARA TË JAVËS (12.15.2013)
ALBUMET POP TË FUNDVITIT (12.14.2013)
U SHPALLËN KANDIDATURAT PËR ÇMIMET GOLDEN GLOBE (12.13.2013)
PAPARACËT NË HOLLIVUD (12.09.2013)
PESË KËNGËT MË POPULLORE TË KËSAJ JAVE (12.08.2013)
FUSE - ALBUMI I RI I KEITH URBAN (12.08.2013)
CNN - BOB DYLAN NËN HETIME PËR NXITJE TË URREJTJES (12.04.2013)
FILMI 'HUNGER GAMES, CATCHING FIRE' (12.01.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]