VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - REGJISORJA JANE CAMPION DO TË KRYESOJË JURINË E FESTIVALIT TË FILMIT NË KANË

                                                                                      

E Djelë, 05.05.2024, 03:19am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
REGJISORJA JANE CAMPION DO TË KRYESOJË JURINË E FESTIVALIT TË FILMIT NË KANË

E Martë, 01.07.2014, 05:42pm (GMT+1)



Regjisorja Jane Campion dhe e bija, Alice Englert, arrijnë në qilimin e kuq për shfaqjen e filmit ''Sleeping Beauty'', në konkurim në 64th Cannes Film Festival, 12, maj 2011

Voal-online (Reuters) - Regjisorja neozelandeze fituese e çmimit Oskar, Jane Campion, do të kryesojë jurinë e edicionit të 67 të Festivalit të Filmit në Kanë në maj, u bë e ditur të martën (sot).

Campion, e cila fitoi një Oskar për skenarin më të mirë për filmin e saj të vitit 1993 "The Piano" dhe është e vetmja grua që ka fituar ndonjhëherë çmimin kryesor të Kanës, Palme d'or, për të njëjtin film, pasoon regjisorin amerikan Steven Spielberg, që e kryesoi jurinë vjet.

"Jam vërtetë e nderuar të marr pjesë në Festivalin e Filmit në Kanë si presidente e jurisë për edicionin e vitit 2014," tha Campion në një deklaratë të posaçme. "Në fakt, mezi prisja."

"Qëkur shkova në Kanë me filmat e mi të shkurtër më 1986, pata mundësinë ta shikoj festivalin nga shumë anë dhe admirimi im për këtë mbretëreshë të festivaleve është rritur përherë," tha ajo.

Campion lavdëroi aftësinë e Kanës për të nxjerrë në pah shkëlqimin e industrisë së filmit me yjet e saj dhe palët, ndërkaq "duke ruajtur me rreptësi seriozitetin e festivalit për artin dhe bukurinë e botës së re të kinemasë".

Pasi fitoi me "The Piano" çmimin Palme d'or më 1993, festivali atë vit shpalli Holly Hunter, e cila luajti përballë Harvey Keitel në film, aktoren më të mirë.

Campion, e cila lindi në Wellington dhe fillimisht studoi për antropologe, filloi të bëjë filma të shkurtët në vitet 1980 dhe fitoi çmimin kryesor të Kanës për një film të shkurtër më 1986. Filmi i saj i parë i gjatë ishte "Sweetie" (1989) pasuar nga "An Angel at My Table" (1990) e "The Piano".

Filma të tjerë të saj janë "The Portrait of a Lady" (1996) bazuar në romanin e Henry James, "Holy Smoke" (1999) dhe "In the Cut".

(2003).
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PESË KËNGËT MË TË PREFERUARA TË JAVËS NË SHBA (12.29.2013)
CASSADEE POPE NXORI NË TREG ALBUMIN E PARË SOLO (12.22.2013)
FILMAT DHE RILINDJA AFRIKANO-AMERIKANE (12.22.2013)
PESË KËNGËT MË TË PREFERUARA TË JAVËS (12.21.2013)
New York Times - GABIMI KROAT I BOB DYLANIT (12.16.2013)
LONDËR - VDIQ AKTORI PETET O'TOOLE (12.16.2013)
REGJISORI GJERMAN FASSBINDER DHE NDIKIMI I TIJ BOTËROR (12.15.2013)
SHBA - KËNGËT MË TË PREFERUARA TË JAVËS (12.15.2013)
ALBUMET POP TË FUNDVITIT (12.14.2013)
U SHPALLËN KANDIDATURAT PËR ÇMIMET GOLDEN GLOBE (12.13.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]