E Premte, 11.22.2019, 06:59pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

KRIJIMI I BANDËS SË PARË MUZIKORE, 1878, SHËNOI FILLIMIN E NJË "REVOLUCIONI" ARTISTIK DHE KULTUROR PËR SHKODRËN

Nga QAMIL GJYREZI


E Premte, 10.21.2011, 06:44am (GMT+1)

Në foto: Banda e parë 1878

Krijimi i kësaj bande ka patur jo vetëm një rëndësi artistiko-kulturore, por edhe politike dhe gjeokulturore e gjeopolitike.

Historik i veglave të tunxhit dhe të fiatit në shkollën artistike "Prenkë Jakova", Shkodër

50 vjetori i shkollës artsitike "Prenkë Jakova" ishte një eveniment i rëndësishëm jo vetëm për shkollën artistike, qytetin e Shkodrës me tradita të shquara në fushën e artit dhe kulturës, por për të gjithë Shqipërinë dhe hapsirën gjithë shqiptare. Emri i Prenkë Jakovës dhe tradita që ka krijuar ky istitucion i ka dhënë shkollës artistike "Prenkë Jakova" përmasa kombëtare. Nuk ka qenë e lehtë të krijojhej një istitucion kulture para viteve 90-të, sic është kjo shkollë, që pavarësisht në cenzurë totale arriti të shkruajë vetë historinë me nxënësit dhe stafin e saj pedagogjik. Në këtë kontekst instrumentat e frymës, krahas sektorëve të tjerë sic janë harqet, piano dhe kanto dhe lëndët teorike, kanë patur dhe vazhdojnë të kenë një rol shumë të rëndësishëm në historikun e këtij istitucioni. Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe për veglat e frymës, të cilat kanë tabanin në Shkodër. Në vitin 1878 Maestro Giovani Canale një italian nga Napoli, krijoi "Bandën e parë muzikore" në 1878, në periudhën e sundimit otoman. Krijimi i kësaj bande shënon edhe fillimin e një "revolucioni" artistik jo vetëm për Shkodrën, por për të gjithë Shqipërinë, pasi janë hapat e para kur kulturalisht Shqipëria e pushtuar po tentonte të ndryshonte gjeopolitikën kulturore, për ti’u bashkuar vendeve të përparuara perëndimore nga ku kanë lindur dhe janë zhvilluar këto instrumenta. Krijimi i kësaj bande ka jo vetëm një rëndësi artistiko-kulturore, por edhe politike dhe gjeopolotike.

Shkodra, qyteti i Rozafës, qyteti ku është krijuar banda e parë është mirfilli, qyteti i kulturës, i këngës, pikturës, fotografisë, bicikletës së parë, pianos së parë etj, qyteti i filozofisës dhe i humanizmit.

Në Shkodër, arti dhe kultura kanë shtëpinë e vet. Këngët popullore-qytetare shkodrane janë të njohura në të gjithë hapsirën shqiptare për muzikalitetin e tyre arketipial. Shkodra ka luajtur gjithmonë një rol të rëndësishëm për ndryshimin e paradimës të të menduarit dhe asaj kulturore. Po citoj Tonin Zadejën se si shprehet ai për këto këngë:

"Ashtu si filigramet meloditë e bukura shkodrane janë punuar me mjeshtëri, janë lëmuar në rjedhën e kohrave nga populli dhe një pjesë e tyre janë pasuruar me element gjithnjë më autoktonë".(Toni Zadeja, 2004)

Shpirti dhe mendja e shkodranit, optimiste, me humor, filozofike, krijuese ka krijuar atë që e quajmë këngë popullore qytetare-shkodrane.

Krahas muzikës popullore në Shkodër është krijuar edhe opera e parë "Mrika" e kompozitorit Prenkë Jakova. Shkodra është e shquar edhe në fushën e artit serioz, muzikës instrumentale dhe vokale serioze. Në Shkodër janë luajtur koncertet e para vokale dhe instrumentale nga artistët e kohës, që në vitet 30-të të shekullit të kaluar.

Figura e Palok Kurtit gjithashtu, ish kompozitorit të shquar shkodran, është e lidhur jo vetëm me këngët shkodrane, por Palok Kurti ka qenë edhe dirigjent bande. Ja si shprehet aktori Lec Shllaku për artistin e madh:

"Me muzikën e Palok Kurtit, në Shkodër, në qytetin ma muzikor të Vendit tonë, zu fill muzika e re e popullit shqiptar. Kompozitori i madh, i hyni rrugës së lirimit të saj nga landët e hueja të Mesjetës bizantine e t’Orientit. Përsosi e plotësoi ahengun, ngriti bandën e parë frymore e formacionet e para të muzikës së letë e të vallzimit europian, bazë partiturash e instrumentash modern. Organizoi edhe arsimin muzikorë në qytet".(Lec Shllaku, 2005)

Banda e parë muzikore 1878 Giovani Canale

Një rol të randësishëm për muzikën dhe krijimin e bandave muzikore ka patur muzikanti italian Giovani Canale. Po citoj përsëri Lec Shllakun se cfarë shkruan për Maestro Canalen:

"Peng nderimi të vecantë për muzikantin e vlertë e të kompletuem partenopeas Giovani Canale e për qytetin e tij të lindjes, Napoli. Në vjetin 1876, në qytetin e Shkodrës krijoi bandën e parë muzikore në Shqipni e arsimoi kompozitorin e vertëtetë e dirigjentin e parë të Kohës së Re, Palok Kurtin". (Lec Shllaku, 2005)

Muzika shkodrane, kultura e saj e naltë, krijimi i bandës së parë muzikore dhe historia e Shkodrës 2400 vjecare, padiskutim, janë të lidhuar edhe me hapjen e shkollës artistike "Prenkë Jakova". Tradita e instrumenatave të frymës që ka pasë Shkodra, ka ndikim e saj edhe tek arritjet e këtyre instrumenatve në shkollën artistike.

Krijimi i shkollës së muzikës pati një rol shumë të rëndësishëm për përhapjen e artit muzikorë në përgjithsi dhe përhapjen e instrumentëve tëe frymës në vecanti. Shkolla e muzikës u ba misionarja e përhapjes së artit. Profesorët dhe nxënësat e saj në periudhën para viteve 90-të ishin të parët që me artin dhe idetë e tyre, përhapën idetë liberale, i kënduan nën një cenzurë totalitare ideve të lirisë së shprehjes dhe mendimit të lirë.

Viti 1961 është një datë e paharruar për qytetin e Shkodrës. Ky vit shënon fillimin e mësimit muzikorë në Shkodër. Në vitin 1973 inagurohet godina aktuale e shkollës artistike "Prenkë Jakova". Këto data që janë evenimente të rëndësishëm, marrin vlera historike dhe kanë ndikuar shumë në ndërgjegjësimin shpirtërorë të qytetit të Shkodrës në pasurimin e vlerave kulturore të këtij qyteti.

Banda e Prenkë Jakovës, Martin Gjoka,

 

Banda e shkollës së Parrucës 1932

 

Banda e parë 1878

 

Banda e bashkisë, 1932

Shoqnija Bogdani

QAMIL GJYREZI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
"The Daily Telegraph": SKANDALI QË DESHËN TA FSHEHIN (10.20.2011)
MBRETËRESHA BRITANIKE NË KANBERA VIZITON EKSPOZITËN E LULEVEMijëra shtetas i presin si yje çiftin mbretëror (10.20.2011)
"Koha ditore": KFOR VAZHDON HEQJEN E BARRIKADAVE (10.20.2011)
CARLA BRUNI SAKROZY SJELL NË JETË TË BIJËN DALIANicolas Sarkozy bëhet baba për të katërtën herë (10.20.2011)
SHQIPËRIA PËRKEQËSOI POZICIONIN E SAJ KRAHASUAR ME NJË VIT MË PARË NË RENDITJEN E BANKËS BOTËRORE (10.20.2011)
"Koha ditore": BARRIKADAT MBESIN, SERBËT E VERIUT KËRKOJNË UNMIK DHE USHTRINË SERBE (10.19.2011)
RIZA HALIMI: SHQIPTARËT NË LUGINË E KANË MË TË VËSHTIRË SE SERBËT NË KOSOVË (10.19.2011)
MBUSHEN TETË VJET NGA LUMTURIMI I NËNË TEREZËS (10.19.2011)
MARRËDHËNIET E TENSIONUARA MES TURQISË DHE FRANCËS MUND TË NDIKOJNË NË RAJON (10.19.2011)
BOTOHET VEPRA "STUDIME PËR ETIMOLOGJI DHE FJALËFORMIM SHQIP" E NORBERT JOKLIT (10.18.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]