E Djelë, 12.08.2019, 01:02pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
LULËZIMI I QERSHIVE NË UASHINGTON - SIMBOLIKË E BUKUR

E Shtunë, 04.11.2015, 07:06am (GMT+1)



Festivali Kombëtar i Lulëzimit të Qershive ka filluar këtu në Uashington dhe si çdo vit pritet të tërheqë mbi një milion vizitorë. Pemët që zbukurojnë qendrën e Uashingtonit në këtë periudhë iu bënë dhuratë qytetit një shekull më parë nga Japonia. Ato janë bërë tani sinonim me kryeqytetin amerikan.

Ann McClellan, autore e librit “Lulëzimi i Qershive, Botimi Zyrtar i Festivalit të Qershive” thotë se këto pemë janë burim frymëzimi:

“Çdokush, kudo që ndodhet, mund të frymëzohet nga bukuria e tyre dhe të kujtohet se ato rikthejnë shpresën: sado i rëndë qoftë dimri, apo sado e shkurtër qoftë jeta”.

Lulëzimi i qershive simbolizon edhe miqësinë mes Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë. Në 1912 Japonia i dhuroi Uashingtonit 3000 rrënjë qershish, të cilat u mbollën pranë qendrës së qytetit.

“Ato u dhuruan me qëllimin për ta falenderuar Amerikën për rolin e saj në arritjen e traktatit të paqes në Portsmuth, i cili i dha fund luftës ruso-japoneze”.

Por gjatë Luftës së Dytë Botërore, pasi Japonia sulmoi bazën e marinës amerikane në Gjirin e Perlave, disa nga pemët u prenë. Ann McClellan thotë se banorët lokalë u mobilizuan për të mbrojtur pemët.

“Ata organizuan në zonë patrulla gjatë natës për të mos lejuar prerjen e pemëve. Për sa kohë që vazhdoi lufta, pemët nuk quheshin më “qershitë japoneze” por qershitë orientale”.

Tradita e Festivalit të Lulëzimit të Qershive filloi në 1935.

Bob Vogel, Drejtor i Degës së Uashingtonit për Shërbimin Kombëtar të Parqeve thotë se gjatë viteve festivali është zgjeruar duke përfshirë shfaqje muzikore dhe artistike si dhe aktivitete për të vlerësuar miqësinë mes dy vendeve.

“Është një mënyrë e mrekullueshme për të forcuar miqësinë mes dy vendeve. Ky ishte synimi që në fillim dhe gjatë viteve kjo miqësi është rritur e forcuar”.

Festivali filloi këtë vit më 20 mars dhe do të vazhdojë deri më 12 prill. Lulëzimi arrin pikën kulmore këtë fundjavë. za


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ROLI I FRANCËS NË FORMIMIN E ELITËS SHQIPTARENga LUAN RAMA (04.10.2015)
GJAK NË DËBORË Nga AUREL DASARETI, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au) (04.10.2015)
ALEKS BUZO - DRAMATURGU I FAMSHEM AUTRALIAN ME ORIGJINE NGA BERATI…Nga ILIR SECI (04.09.2015)
ZBARDHJA E ATENTATIT NDAJ PRESIDENTIT RUGOVA DO TË SHËNONTE FUNDIN E KOALICIONIT PDK-LDKA është vërtetë e vështirë të zbardhet atentati ndaj Presidentit Rugova? (04.09.2015)
KOMANDANTI TAHIR ZEMAJ NUK ËSHTË NË LISTAT E VETERANËVE TË DUKAGJINIT (04.09.2015)
9 PRILL - SOT BËHEN 16 VJET NGA THYERJA E KUFIRIT SHQIPTARO-SHQIPTAR (04.09.2015)
DEFORMIMI POLITIK I KOSOVËS POSTRUGOVIANE!Nga FLORIM ZEQA (04.08.2015)
DERA E SADIK GJERGJIT TË PALÇITStudim historik nga YLLI PREBIBAJ (04.08.2015)
TMERR NË SELANIK - PEDOFILËT GREKË ABUZOJNË SEKSUALISHT ME DJEM TË VEGJËL SHQIPTARË (04.08.2015)
SHËNIMET E MUSINE KOKALARIT - DOKUMENTE (04.08.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]