E Hënë, 05.20.2024, 12:13am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

ÇFARË FSHIHET BRENDA THEMELEVE TË PIRAMIDËS?

Nga HYQMET ZANE


E Premte, 07.29.2011, 08:47am (GMT+1)

Biseda që risjell në kujtesë rreth 11 vjet më parë, ka ndodhur në zyrën e njësisë administrative, ku unë isha drejtues i saj në Elbasan. Një qytetar i moshuar dhe me një kasketë tipike që mbanin vetëm sigurimsat apo fanatikët e tyre, me një bastun-patericë për shkak të çalimit, më kërkon një vërtetim pensioni. E respektova për moshën mbi të 70, duke e pyetur se përse ishte munduar, duke i afruar karrigen që të ulej. I bëri përshtypje kjo sjellje dhe më pyeti për orgjinën. Ia thashë. Qeshi, duke m'u përgjigjur se ka qenë në qytetin e prindërve të mi. E pyeta se çfarë pune ka bërë më përpara se të vinte demokracia. Më thotë se ka qenë punonjës i Sigurimit të Shtetit. Mbeta për një çast dhe njëherazi e pyeta se, meqë u tregua i sinqertë, që si mendonte ai për regjimin diktatorial të Enver Hoxhës, çfarë ai regjim nuk bëri mirë, sipas tij. U mendua pak dhe më thotë se dy ishin gjërat që ai i quante të tepërta: Lufta e klasave u bë ekstremisht e ashpër dhe u bë shumë gabim, që u prishën kultet fetare dhe u ndalua feja. Bile shtoi se, "unë që po vuaj tani kështu siç më shikon ti, më tha ai, e kam mallkim nga nëna ime, pse vura dorë në prishjen e xhamisë së qytetit ku unë kam orgjinën (Burrel). E vuaj prej shumë vitesh këtë mallkim".

M'u ngulit në mendje fakti dhe m'u përpunua mendimi se sigurimsi pati një moment dobësie, si shpërblim ndaj respektit që i tregova unë. Por ajo që më bëri ta rikujtoj këtë bisedë është debati i nisur dhe kokëfortësia e pinjollëve të diktaturës në lidhje me prishjen e Piramidës. Më duket se përtej atyre argumentave bajate dhe të zverdhura nga koha, fshihen, ndoshta, disa të vërteta që janë edhe enigma të madhe. Nuk po bëj fjalë për ndonjë zbulim historik, por për disa të vërteta që do të trondisnin edhe fëmijën në bark të nënës, siç i thonë fjalës. Në parantezë do të thoja se prishja e kësaj gërdalle do të ishte edhe dëshirë e atyre që e kuptojnë se demokracia u bë drita për të kuptuar errësirën e stalinizmit, që zbatoi diktatura dhe diktatori ndaj shqiptarëve dhe këtij vendi.

Do të doja ta pyesja njërin nga pinjollët e mbrojtjes së Piramidës, se a sjellin ndonjëherë në kujtesë se sa vepra arkitekturore, kulte fetare myslimane, ortodokse, katolike dhe bektashiane u prishën në mënyrën më vulgare, po aq sa edhe kriminale dhe duke i kthyer në pluhur e hi, edhe pse ato mund të ishin 300, 500 apo 1.000 e më shumë vjeçare? Ato ishin pasuri kombëtare autentike dhe me vlera të papërsëritshme, që bota e qytetëruar i ka kthyer jo vetëm në vende pelegrinazhi, por edhe në një pasuri botërore të papërsëritshme që nuk u gjendet shoqja.

Lind pyetja, se sa vlerë ka një Piramidë që nuk ka asnjë identitet përpara vlerës që kanë bashkësia e kulteve fetare aq arkitekturore dhe historike që na risjellin shekujt në kujtesën mbarëkombëtare shqiptare. Është me vend të rikujtoj për audiencën intelektuale shqiptare se Zhak Zhak Ruso na ka lënë në kujtesën iluministe se, "Nuk mund të ketë atdhetarizëm pa liri, liri pa virtyt, virtyt pa qytetar; krijoni qytetarin dhe keni çdo gjë që iu nevojitet; pa atë ju keni asgjë, përveçse skllevër që nga sundimtari e deri poshtë".

Derisa ai regjim stalinist nuk dha shembullin e qytetarit të vërtetë, por mbolli praktikën e skllavit të kthyer në kavie eksperimentale të Lej Feni, kuptohet që ky lloj qytetari nuk mund të kishte virtyte e aq më pak liri e atdhetarizëm, që janë edhe shtyllat e qytetërimit në vendet e zhvilluara europiane dhe amerikane. Derisa Piramida sjell në kujtesë pikërisht një regjim dhe sundimtarin e saj skllav të një ideologjie shkatërruese vlerash, nuk mund të rrijë në këmbë si simbol i së keqes.

Por ajo që do të doja të cilësoja, se cila është e fshehta e kërkesës histerike për mosprishjen e Piramidës, ndoshta do të duhet të mendojmë se në themelet e kësaj Piramide mund të ketë eshtra të viktimave të diktaturës. A nuk krahasohet komunizmi stalinist me mafien shtetërore. Po çfarë bënte mafia, a nuk i muroste të gjallë apo të vdekur viktimat e veta dhe me to ngrinte pallate e kurrkush nuk merrte vesh se ku mund të gjendeshin eshtrat e të vrarëve të saj.

Sa viktima të komunizmit nuk u gjenden eshtrat dhe diktatori duket ka pasur kënaqësinë që eshtrat e viktimave të tij t'i kishte rreth vetes për të qenë i sigurtë se do të mbijetonte si faraonët e Egjiptit. Nëse akoma rri në këmbë ajo Piramidë, në kujtesën e çdo shqiptari do të sillen në mendje mijërat e viktimave që u bënë theror për idenë e çmendur të stalinizmit të tij. Si në një film do të sillen në mendjet e shqiptarëve ato masakra në birucat e hetuesisë së Sigurimit të Shtetit apo në bugjet e Burrelit e Spaçit, Qafës së Barit apo Bulqizës, në galeritë e minierave, në kënetën e Maliqit apo tarracat e Lukovës, ku u varrosën të gjallë jetët e mijëra shqiptarëve. Drithmat e trupit do të bënin që çdo shqiptar të vinte një dorë në rrëzimin e kësaj Piramide fantazëm të ndërtuar me eshtrat e bijve të vrarë nga dora e filozofia e një diktatori, që deri në fund të jetës së tij vrau edhe të vetët si makbethian. Sa krim të rrijë ende në këmbë një Piramidë, që i bën karshillëk ende shqiptarëve, se brenda saj janë të murosura jetët e antikomunizmit dhe kundërshtarëve të regjimit antidemokratik.

Është provuar, ndaj edhe themi se realiteti i komunizmit ishte aq i vrazhdë dhe aq shfrytëzues për njeriun, sa Aleksandër Solzhenicin thoshte se: "Po të mos ishte përmbysur komunizmi, do të ishim shndërruar në majmunë". Ndaj dhe pyesim se, si është e mundur që një ideologji me pretendime humaniste të pillte praktika nga më çnjerëzoret në historinë e njerëzimit?! Pikërisht kjo Piramidë është pjella dhe hija e së keqes antihumane dhe realiteti çnjerëzor i dorës vrastare të mafies komuniste shqiptare në pushtetin enverian, prandaj dhe duhet zhdukur nga faqja e dheut. Piramida nuk mund të qëndrojë në këmbë si ngrehina e mallkimit të shqiptarëve nga krimi që gjendet deri në themelet e saj nga dora e një diktatori që veçse vrau e vrau për të ngritur Piramidën makbethiane.

HYQMET ZANE


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ASNJË MALL SERB NUK PO HYN NË KOSOVË (07.28.2011)
JAMES HOOPER: DIALOGU MBASE KA VDEKUR (07.28.2011)
BUJAR KALOSHI NDEROHET ME TITULLIN "DËSHMORI I ATDHEUT" (07.28.2011)
EMI UAJNHAUS, E GJASHTA E KLUBIT TRAGJIK 27 (07.27.2011)
IU DHA LAMTUMIRA E FUNDIT KËNGËTARES EMI UAJNHAUS, TË GJASHTËS NË KLUBIN TRAGJIK 27 (07.27.2011)
BUJAR KALOSHI 15 VJET PAS VRASJES...Krimi ende i pandëshkuar, apel për bashkëvuajtësit!Nga BEQIR SINA, New York (07.26.2011)
BREIVIK: TROJET SHQIPTARE TË PUSHTUARA NGA XHIHADISTËT (07.25.2011)
NORVEGJIA NË ZI (07.24.2011)
VDEKJA E PAPRITUR E EMI UAJNHAUS TRONDIT BOTËN (07.24.2011)
KËTË VERË TË NXEHTË VISOREVE TË MALËSISË SË GJAKOVËSReportazh nga AVDYL SULAJ (07.24.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]