E Enjte, 05.16.2024, 08:40am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
"Koha Ditore": AGIM ZOGAJ NUK KISHTE MBROJTJE 24 ORËSHE
E Shtunë, 10.01.2011, 11:15am (GMT+1)

Prishtinë, 1 tetor, Autoritetet gjermane kanë thënë të premten se Agim Zogaj ishte dëshmitar i mbrojtur edhe në Gjermani.

Një zyrtar federal gjerman i ka thënë "Kohës Ditore" në kushte anonimiteti se personi me emrin Agim Zogaj, i cili në Kosovë ishte dëshmitar i mbrojtur dhe i koduar me shkronjën "X", ka qenë edhe atje në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve.

"Ai ishte në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve, por kjo nuk do të thotë se ai është 24 orë nën mbrojtje", ka thënë ky gjerman në kushte anonimiteti.

Sipas tij, edhe natën e vdekjes dëshmitari Agim Zogaj e kishte shfrytëzuar një moment të shëtitjes dhe kishte shkuar në mal, ku, sipas tij, ka bërë vetëvrasje. Ky zyrtar nuk ka dashur të japë më shumë detaje.

Të enjten Policia gjermane bëri të ditur se sipas obduksionit në trupin e këtij dëshmitari, që nuk dihet ende pse ndodhej në Gjermani, se ai ishte vetëvrarë. Sipas një zëdhënësi të Policisë së atjeshme, Agim Zogaj i kishte treguar vëllait të tij se do ta vriste veten.

"Ne e kemi marrë informatën dhe menjëherë kemi dalë në kërkim të tij. Kërkimi ka zgjatur disa orë, por në fund e kemi gjetur rreth orës 23:50 në parkun e qytetit Duisburg. Tashmë ishte i pajetë", ka thënë zëdhënësi Ramon van der Maat.

E katër ditë pas vdekjes së këtij dëshmitari EULEX-i ka shprehur keqardhje për ngjarjen dhe u ka shprehur ngushëllime familjarëve të tij. Zëdhënësi i EULEX-it, Nicholas Hawton, ka thënë se rrethanat e vdekjes së tij janë duke u hetuar nga autoritetet gjermane për të shtuar se misioni evropian ka besim në përfundimet që do t'i nxjerrin ata.

"Siç e dini, personi ishte dëshmitar në një rast në Kosovë. Mbrojtja e dëshmitarëve dhe siguria e tyre janë çështje tejet të ndjeshme, për atë ne nuk mund të konfirmojmë apo mohojmë informata që lidhen me detajet e operacioneve. Shpresojmë që kjo të respektohet nga të gjithë", ka thënë Hawton.

Por a ka pasur siguri të mjaftueshme Agim Zogaj? Një prokuror kosovar ka thënë se në asnjë rast nuk do të duhej të ndodhte vdekja e dëshmitarit kyç. Sipas tij, siguria do të duhej të ishte në atë nivel saqë edhe ushqimi e pijet do të duhej të kontrolloheshin para se t'i konsumonte Agim Zogaj.

"Gjithkund në botë dëshmitarët mbrohen me çdo çmim. Nëse ky dëshmitar nuk do të merrej në pyetje edhe nga avokatët mbrojtës, ndërsa dëshmia e marrë nga prokurori, që në këtë rast është bërë pa praninë e avokatëve, do të shpallej si provë e papranueshme nga gjykata, atëherë procesi do të dështonte", ka thënë ky prokuror i Prokurorisë Speciale në kushte anonimiteti.

Një dëshmitar tjetër në Kosovë po kaq i rëndësishëm sa Agim Zogaj konsiderohet Nazim Bllaca. Që nga fillimi i këtij viti ai nuk është as në paraburgim e as në arrest shtëpiak. Por, për shkak të rëndësisë që ka për një proces të ardhshëm gjyqësor në të cilin dyshohet edhe deputeti Azem Syla, ai vazhdon të ruhet nga Policia e EULEX-it në shtëpinë e tij në Ribar të Madh të Lypjanit.

(http://www.koha.net)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË ANKAND UNAZA E MARILYN MONROES DHE KËPUCËT E JUDY GARLANDMe çmime marramendëse, deri në 3 milionë dollarë (10.01.2011)
MICHELLE OBAMA NË SUPERMARKETIN TARGET TEKSA BËN BLERJET E PËRDITSHME (09.30.2011)
Shtypi gjerman për gjendjen në Kosovë NËSE KONFLIKTI NË KUFIRIN SERBO-KOSOVAR NUK ZGJIDHET SHPEJT, ATËHERË MUND TË KETË GJAKDERDHJE (09.29.2011)
ASHTON KUTCHER E DEMI MOORE NË KRIZË MARTESORE? (09.29.2011)
OBAMA E FITON PRAPË HOLLYWOODIN (09.29.2011)
MINISTRIA E TURIZMIT PROMOVON NË SHKODËR "DITËN BOTËRORE TË TURIZMIT" (09.27.2011)
PRESIDENTI OBAMA: KRIZA NË EVROPË FRIKËSON BOTËN (09.27.2011)
BILL CLINTON DHE BARACK OBAMA DUKE LUAJTUR GOLF BASHKË (09.26.2011)
Gazetarja e publicistja e njohur tregon për jetën në Zvicër, angazhimin e saj profesional e familjar dhe rolin e femrës në shoqëri-Intervistoi:MANJOLA BREGASI - ELIDA BUÇPAPAJ:NJË ELITË FEMËRORE PËR TË PËRMIRËSUAR SHOQËRINË (09.24.2011)
XHEJMS HUPER: BRUKSELI TË MOS E LUAJË LOJËN E BEOGRADIT (09.24.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]