E Shtunë, 04.27.2024, 03:01pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

LAMTUMIRË ZBARDHJES SË FLOKËVE – TË TIPIT ALA RICHARD GERE APO GEORGE CLOONEY

Ekstrakti i një fryti do të jetë në gjendje për të parandaluar që flokët të bëhen gri


E Enjte, 10.06.2011, 07:17am (GMT+1)

 

Voal-online - Janë të paktë ata njerëz që grija e flokëve u jep sharm dhe ua shton ngasjen, të tipit Richard Gere apo George Clooney. E cili nuk është trishtuar kur ka dalluar për herë të parë një fije floku të bardhë, nuk po themi se një tip si Victoria Beckham do të kishte plasur të qari po t'i thuhej se nuk do të kishte bojë për të fshehur thinjat e flokëve. Nuk po përmendim as milionat e miliardat që shpenzohen sot në botë në industrinë e bojrave të flokëve nga gra e burra pa dallim gjinie. Të paktën duke i ngjyrosur flokët e ndal pak efektin e ikjes së kohës.

Do të përbënte dramë lajmi sikur industria e bojrave të flokëve do ta ndalte prodhimin e bojrave, ndërsa duhet të shkaktojë lajmi i fundit nga laboratoret e L'Oreal, sipas të cilit kumtohet se studiuesit francezë të kompanisë kozmetike kanë identifikuar ekstraktin e një bime, që e mbajnë në sekret të plotë, e cila e ruan ngjyrën e flokëve dhe L'Oreal pritet që ta mbajë premtimin dhe në vitin 2015 ta hedhë në treg produktin në fjalë dhe atëherë "lamtumirë thinja dhe trishtim prej flokëve të bardhë".

Mosha mesatare e fillimit të flokëve gri është rreth 30 vjet. Sipas Bruno Bernard, kreut që drejton kërkimet, është arritur ndalja e thinjes së flokëve duke riaktivizuar qeliza të melaninës që i kanë mbijetuar plakjes. Zbardhja e flokëve u heq flokëve ngjyrën origjinale me kalimin e viteve dhe humbja e ngjyrës origjinale lidhet me melaninën.

Sipas hipotezave që bëjnë specialistët e fushës pas këtij lajmi, ku po hamendësohet për frutin magjik që do t'iu shpallë luftë thinjave, ka të ngjarë që ky frut të jetë përshembull diçka e tipit të shegës, pra një frut shumë i ngjyrosur.

Sipas studimit, L'Oreal ka monitoruar 13 000 vullnetarë të moshës midis 35 dhe 60 vjeç për tetë vjet rresht, gjatë së cilës shumë pjesëmarrës ose kanë humbur flokët ose flokët e e tyre janë bërë gri, por pastaj në sajë të ndërhyrjes të frutit misterioz ka ndodhur mrekullia.

Bernard vë në dukje se "do të ishte ideale që përpara se të fillonte zbardhja e flokëve të fillohej e të merrej fruti magjik, ndërkohë që shton se mund të funksionojë me të parën herë kur procesi i zbardhjes është i kahershëm». Gjatë këtyre kërkimeve janë zbuluar dy gene, njëri prej të cilëve lidhet me zbardhjen e parakohëshme, kur nis që në moshën 20 vjeçare. Po ashtu edhe sa i përket humbjes të flokëve, në rastin e « tullacëve », edhe kjo lidhet me një komponent gjenetik, dhe nëse përcaktohet saktësisht, shkohet edhe në eleminimin e këtij problemi. Lajmi që vjen nga L'Oreal është lumturues./Elida Buçpapaj

 

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TOP 10 RRUGËT MË TË PASURA NË BOTËNjë rrugë Monaco është emëruar më e shtrenjta në botë. Në vijim një turne tek rivalet e saj ndërkombëtare: (10.05.2011)
URIME HAVELIT, PLAKUT TË MADH TË EVROPËS QENDRORE, MBËSHTETËSIT KRYESOR TË NDËRHYRJES SË NATO-s NË KOSOVË MË 1999- Presidenti i fundit i Çekosllovakisë e presidentit i parë i Republikën së re Çeke lindur më 1936 (10.05.2011)
AKUZA TË RËNDA PËR TË AKUZUARIT E "MEDICUS" (10.05.2011)
ISH AMBASADORI UILIAM RAJERSON: NË SHQIPËRI ËSHTË FAKT SE ENDE NUK PO SHIHET NË SY E KALUARARajerson kujton 20 vjetorin e rifillimit të marrëdhënieve (10.04.2011)
RAMË BUJA: REMZI SALIHU, NJERIU I DASHURISË PËR DIJEN DHE PËRPARIMIN E SHKOLLËS SHQIPE (10.04.2011)
"Metropol": SPIUNËT DHE BASHKËPUNËTORËT E DIKTATURËS, MOS LEJOHEN AS NË MEDIA Ligji i ri i lustracionit, gjermanët me draft të ngjashëm me atë të vitit 1995 (10.04.2011)
GJERMANIA ËSHTË RIBASHKUAR PREJ SHUMË VITESH, POR DHIMBJET E RRITJES VAZHDOJNË (10.04.2011)
PÈTER ERDÖ: "KISHA SHQIPTARE, MODEL PËR UNGJILLËZIMIN E RI"Intervistë ekskluzive nga LAVDRIM LITA me Presidentin e Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore të Evropës (10.03.2011)
"NË KOHËN TIME", LIBËR I RI I NËNPRESIDENTIT DICK CHENEY (10.03.2011)
FJALËT E PAPA RATZINGER: «ËNGJËJT EKZISTOJNË DHE NA MBROJNË»Papa të dielën e sotme ua kushtoi ëngjëjve mbrojtës : «Ata manifestojnë praninë e Zotit tek ne» (10.02.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]