E Enjte, 05.02.2024, 09:17am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
GJERMANIA ËSHTË RIBASHKUAR PREJ SHUMË VITESH, POR DHIMBJET E RRITJES VAZHDOJNË
E Martë, 10.04.2011, 07:03am (GMT+1)

Në foto: Kancelarja Angela Merkel dhe presidenti Christian Wulff dje në kremtimin e 21 vjetorit të ribashkimit

Më shumë se dy dekada pas ribashkimit të Gjermanisë është shënuar përparim i madh në kapërcimin e ndarjeve sociale. Por bashkimi i vërtetë nuk është arritur në çdo fushë.

Nga ana ekonomike, Gjermania e ribashkuar ofron sot një tabllo të përzier. Në 20 vitet e kaluara janë bërë ndryshime të mëdha. Pothuajse çdo qytet gjermanolindor është rinovuar rrënjësisht.

Në një kohë kur nivelet e pagave në Lindje të Gjermanisë përfaqësojnë vetëm 78 përqind të atyre në Perëndim, edhe 21 vjet pas bashkimit të Gjermanisë shpenzimet e jetesës, veçanërisht për qiratë janë shumë më të ulëta. Pra mund të konkludohet se shumica e gjermanolindorëve nuk janë në gjendje më të keqe ekonomike se sa gjermanoperëndimorët.

Ka edhe disa histori suksesi në ish-Gjermaninë Lindore: "Saksonia e Silicon-it" me çipet për kompjutera dhe industria optike në dhe përreth qytetit Jena në landin e Tyringisë janë dy shembuj.

Në Lindje kanë lulëzuar disa industri të teknologjisë së lartë, por papunësia mbetet thuajse dy herë më e lartë në Lindje se në Perëndim. Rreth gjysma e mbi 80 bilionë eurove që paguhen si subvencione vjetore nga Perëndimi në Lindje vitin e fundit u konsumuan nga benefitet sociale dhe pagesat për të papunët.

Rreth 1,6 milionë vetë kanë kaluar nga Lindja në Perëndim të Gjermanisë që prej vitit 1990, shumica në kërkim të shanseve më të mira për punë dhe shenjat janë se kjo tendencë do të vazhdojë. Për më tepër, sociologët flasin për një "emigrim të trurit" nga Lindja, që kur janë njerëzit me shkollim më të mirë shumica e atyre që janë larguar.

Nuk është diçka e pazakontë që të shohësh shtëpi që nuk nevojiten më që të shemben në qytetet lindore të Gjermanisë. Shembulli më ekstrem është Hoyersverda në afërsi të kufirit me Poloninë dhe Republikën Çeke, e cila humbi gjysmën e popullatës së saj brenda një dekade.

Në këtë kuadër, Gjermania Lindore dhe ajo Perëndimore vazhdojnë të ofrojnë dy entitete të ndryshme ekonomike. Dhe pakënaqësia me diferenca dhe pabarazi të tilla e ka manifestuar veten politikisht.

Ngritja dhe fragmentimi i Së Majtës

Inkorporimi i atyre që gjermanët i quajnë "lande të reja" në sistemin politik të Republikës Federale Gjermane ka sjellë ndryshime që pak vetë mund t'i kishin marrë me mend në vitin 1990.

Kancelarja Angela Merkel vjen nga Lindja e Gjermanisë, një fakt që shumë gjermanë kanë tendencë ta harrojnë. Dhe megjithëse shumica e gjermanolindorëve votojnë për njërën nga partitë politike perëndimore, të tjerë kërkojnë alternativat e tyre.

Partia e Majta pasardhëse e partisë së vjetër socialiste të Gjermanisë Komuniste Lindore, në bashkëpunim me parti të krahut të majtë nga Perëndimi është konsoliduar si një zëdhënëse e lindorëve të zhgënjyer.

Partia Socialdemokrate Gjermane dhe Të Gjelbrit e shohin me mosbesim një bashkëpunim me ish-komunistët, duke bërë që e Majta të jetë e ndarë, gjë që e ndihmon qeverinë e Qendrës së Djathtë të Merkelit për të qendruar në pushtet.

Themelimi i Partisë E Majta si një formë e protestës paqësore mund të shihet si një evidencë e adoptimit të demokracisë perëndimore nga gjermanolindorët. Por kjo edhe e ka thelluar te shumë gjermanoperëndimorë sensin e një ndarjeje kulturore midis tyre dhe gjermanolindorëve.

Nostalgji në të dyja krahët

Një nga efektet e padiskutueshme pozitive të ribashkimit të Gjermanisë ka qenë elemenimi i barrierave politike që i mbajtën të ndara në mënyrë të dhimbshme shumë familje gjermane gjatë Luftës së Ftohtë. Nuk ka shifra të sakta për faktin që sa gjermanoperëndimorë dhe gjermanolindorë kishin kushërinj në pjesën "tjetër" të Gjermanisë, por dihet që rreth 26 milionë paketa me ndihma dërgoheshin në vit nga Perëndimi në Lindje gjatë ndarjes së Gjermanisë - një indikacion ky për vështirësitë personale të shkaktuara nga ndarja politike.

"Unë natyrisht që ndiej edhe sot e kësaj dite gëzim kur dëgjoj për njerëz që patën sukses për ta integruar Lindjen në Perëndim", thotë Brigitte Klump, një autore, peticionet private të së cilës ndihmuan me kalimin e viteve 4000 vetë që të largoheshin nga Gjermania Lindore.

Ostalgjia - kërkesa e supozuar e gjermanolindorëve për mënyrën si ishin gjërat më parë - është një temë që e ndesh rregullisht në media, por në anketime janë vetëm 10 përqind e gjermanëve që thonë se preferonin jetën në socializëm.

Më shumë se dy dekada pas vitit 1990, është më e qartë se kurrë që "ribashkimi" nuk është një restaurim i shoqërisë së shkuar, por një proces i krijimit të diçkaje të re, që është pandashëm pjesë e botës globale. Paradigmat e vjetra nacionale po ndeshen me sfida në rritje, kështu që e ardhmja e Republikës së ribashkuar Federale ka gjasa që të ndikohet po kaq nga faktorët e jashtëm, sa nga zhvillimet brenda kufijve të saj.

Autor: Jefferson Chase/ Auron Dodi

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora

--

Prenzlauer Berg - Lagje model dhe laborator i bashkimit të Gjermanisë

Prenzauler Berg në Berlin, lagja dikur e punëtorëve dhe artistëve të kohës së RDGJ-së, ku pas rënies së murit shumë gjermano-perëndimorë, është sot një laborator për të gjithë vendin.

Vështirë se ka një lagje tjetër qyteti në Gjermani për të cilën mund të jetë shkruar më shumë pas vitit 1990 se sa Prenzauler Berg-u në Berlin. Në lagjen e punëtorëve dhe artistëve të kohës së RDGJ-së, që sot është në degradim, janë zhvendosur pas rënies së murit shumë gjermano-perëndimorë. Në oborret e pasme të godinave të hershme kur u krijua kjo lagje dhe të rrugëve me fasada të rrënuara u rrit bashkarisht ajo çfarë i takonte të ishte pjesë e saj, por njëkohësisht edhe asaj që nuk i takonte Prenzlauer Berg-u që në popull njihet edhe si "Prenzelberg" shumë vetë thonë se është një laborator për të gjithë vendin.

Ideja e saj për të shënuar atë që mendojnë njerëzit e thjeshtë për jetën e tyre dhe të botojë libra nga këto shënime i ka siguruar asaj sukses profesional si edhe mundësinë të depërtojë në zakonet gjermano-gjermane. Katrin Rohnstock, lindur në vitin 1960 ka mbetur natyrshëm një grua e fortë. Ajo është një fituese e periudhës së kthesës.

Agjencia e saj ndodhet në një vilë elegante në hyrje të rrugës Schönhauser Allee si të thuash në hyrje të Prenzlauer Berg-ut. Nëse ajo hedh vështrimin nga dritarja e sallonit të saj të këndshëm, ajo shikon në rrugët e rinovuara shumë bukur rreth sheshit Kollwitz mjaft prej atyre të njohura si mamatë "LatteMacchiato". Megjithatë ajo thotë se këtu jeta nuk është aq qetë sa ç´duket. "Nga fotografitë krijohet përshtypja se çdo gjë është bërë shumë e bukur dhe një botë e shenjtë. Por jeta në të vërtetë është diçka tjetër. Ka shumë vetmi, mendoj unë. Banojnë shumë njerëz këtu që punojnë në shtëpi dhe janë të vetmuar".

Dendësi dhe shumllojshmëri


Prenzlauer Berg-un "e saj" sot ajo do ta përshkruante me: një të tretën beqarë, një të tretën të ndarë që rrisin të vetëm fëmijët dhe një e treta janë familje. Kur ajo u vendos në këtë lagje në vitin 1985 vetmia ishte vetëm për moshën e tretë. "Ishte një atmosferë e tillë kreativiteti, ishte paksa subversive, njerëzit takoheshin në banesat e tyre dhe kishte një dy ose tri kafene. Prenzlauer Berg-u ishte si një fshat, njerëzit e njihnin njëri-tjetrin."


Në ndërtesën e atëhershme që dukej dikur si kolibe ajo jeton akoma, vetëm dy shkallë më lart. Këtu në pjesën e afërt të Prenzlauer Berg-ut, në fund të Schönhauser Allee ka hapur Michael Schaarschmidt një dyqan lulesh dhe një kafene. Nga dritaret e mëdha që shikojnë nga rruga Penzelbergasi, i lindur këtu, vështron me kujdes ndryshimin e lagjes së tij.

"Sigurisht që unë qëndroj këtu me kënaqësi. Nuk është më aq rehatshëm si para shumë vitesh, njerëzit janë nganjëherë shumë të pasjellshëm. Edhe unë vetë ndonjëherë lëviz me biçikletë në trotuar por shpejtësia, me të cilin udhëtojnë këtu herë pas here është një lloj papërgjegjshmërie. Këta janë njerëz që kanë studiuar ose që po ndjekin studimet e larta dhe nga njerëz të tillë unë pres më shumë arësye."

Korsitë e biçikletave janë bërë shumë të ngushta për njerëzit e shumtë që lëvizin këtu. Kjo ka bërë që të rritet numri i aksidenteve me këmbësorët dhe sidomos me të moshuarit që kanë mbetur akoma këtu. "Një gjyshe lëviz sot me shami najloni dhe qenin e saj konsiderohet si trup i huaj"´


Një problem tjetër që kërcënon sot ekzistencën e biznesit në Prenzlauer Berg, tregon Michael Schaarschmidt është presioni i çmimeve, i cili ka të bëjë me bumin e turizmit. "Berlini krenohet me turizmin fantastik që ka këtu. Por nëse e analizon si duhet, atëhere shikon se janë njerëz që kanë paguar lirë për fluturimin dhe hotelin dhe që duan të hanë e pinë po ashtu sa më lirë. Kjo ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e biznesit."

Diskutimi Lindje-Perëndim po shuhet


Por edhe për të rinjtë e ardhur kohët e fundit Michael Schaarschmidt tund kokën në shenjë mohuese: "Ndonjëherë krijohet përshtypja se njerëzit në gjendje të mirë vijnë në Berlin, atje ku nuk ka komshinj, të cilët vëzhgojnë çdo veprim. Pra mendojnë se këtu mund të bëjnë atë që nuk bëjnë dot në shtëpinë e tyre."


Edhe Katrin Rohnstock mundohet të kuptojë se si mendojnë disa të ardhur të rinj në Prenzelberg. Ajo i quan ata si trashëgimtarë dhe shtëpiake të nivelit të lartë. Me pasurinë e tyre ata shprehin një farë sjellje sipërfaqësore dhe arrogante.

Por edhe për të si nënë Prenzlauer Berg-u ka disa avantazhe. "Shumë gra nga e gjithë Evropa Perëndimore vijnë në Prenzelberg, sepse ato përfitojnë nga imazhi i gruas lindore. Këtu është e vetëkuptueshme të harmonizohet profesioni dhe familja, dhe këtë e ndihmon edhe
infrastruktura. "


Edhe tregtari i luleve Michael Schaarschmidt konstaton një rilindje të kulturës së vjetër lindore. Lulet e vjetra të RDGJ-së si karafila dhe gerberas shiten sërish. Të shumica e blerësave janë të ardhur, pasi banorët e vjetër janë detyruar të largohen si rezultat i qerave të larta. Prenzlauer Berg-u është shumë i populluar dhe si rrjedhojë numri i konflikteve direkte është rritur, por në tërësi jeta është normale, përfundon Michael Schaarschmidt. "Pikërsiht kjo qoshe ka një shumëllojshmëri të pazakontë. Këtu shikon shumë njerëz të ndryshëm dhe asnjëri nuk e ngacmon tjetrin. Kjo është diçka e veçantë aq më shumë duke marrë parasysh dendësinë e shumëlojshmërisë."


Edhe Katrin Rohnstock vazhdon të jetë e dashuruar me Prenzlauer Berg-un e saj. "Unë e ndiej këtë vend gjithnjë shumë të bukur. Kur unë udhëtoj çdo ditë përgjatë rrugës Kollwitz është e mrekullueshme, kaq e bukur është ajo."

Tek fëmijët e saj ajo vëren se diskutimi Lindje-Perëndim po shuhet. Në shkollë ka fëmijë me prindër nga Kazakistani, Kosova dhe Italia. Atje ndeshen kultura shumë të ndryshme me njëra-tjetrën. Ndoshta është kjo sfida e re për Prenzlauer Berg-un. Disa mendojnë se të rinjtë do të largohen dhe se kjo lagje do të kthehet në të ardhmen në një azil pleqsh.

Autor: Kay-Alexander Scholz / Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Mimoza Kelmendi

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PÈTER ERDÖ: "KISHA SHQIPTARE, MODEL PËR UNGJILLËZIMIN E RI"Intervistë ekskluzive nga LAVDRIM LITA me Presidentin e Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore të Evropës (10.03.2011)
"NË KOHËN TIME", LIBËR I RI I NËNPRESIDENTIT DICK CHENEY (10.03.2011)
FJALËT E PAPA RATZINGER: «ËNGJËJT EKZISTOJNË DHE NA MBROJNË»Papa të dielën e sotme ua kushtoi ëngjëjve mbrojtës : «Ata manifestojnë praninë e Zotit tek ne» (10.02.2011)
Me rastin e 20 vjetorit të rihapjes të Ambasadës Amerikane në TiranëINTERVISTA/ FLET VIKTOR ADAMI, DJALI I TË NDERUARIT NGA AMBASADA E SHBA: "BABANAË E TAKOVA NË QELI PAK PARA VDEKJES, ISHTE MBULUAR ME KRIMBA" (10.02.2011)
PRESIDENTI OBAMA I BËN THIRRJE KONGRESIT TË MIRATOJË PROJEKTLIGJIN E PUNËS (10.01.2011)
"Koha Ditore": AGIM ZOGAJ NUK KISHTE MBROJTJE 24 ORËSHE (10.01.2011)
NË ANKAND UNAZA E MARILYN MONROES DHE KËPUCËT E JUDY GARLANDMe çmime marramendëse, deri në 3 milionë dollarë (10.01.2011)
MICHELLE OBAMA NË SUPERMARKETIN TARGET TEKSA BËN BLERJET E PËRDITSHME (09.30.2011)
Shtypi gjerman për gjendjen në Kosovë NËSE KONFLIKTI NË KUFIRIN SERBO-KOSOVAR NUK ZGJIDHET SHPEJT, ATËHERË MUND TË KETË GJAKDERDHJE (09.29.2011)
ASHTON KUTCHER E DEMI MOORE NË KRIZË MARTESORE? (09.29.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]