E Hënë, 05.20.2024, 04:12pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
ÇËSHTJA META VAZHDON; REAGOJNË ANALISTËT
E Hënë, 10.31.2011, 11:28pm (GMT+1)

E hënë, 31 Tetor 2011

Ilirian Agolli

Analistë të shoqërisë civile i vlerësuan si vonesa të panevojshme në procesin gjyqësor ndaj zotit Ilir Meta komentet e ekspertëve të videos Meta-Prifti në Gjykatën e Lartë. Gazetari i njohur Andi Bushati thotë se "çështja Meta" është një tjetër shembull i nënshtrimit të gjyqtarëve ndaj politikës.

"Edhe rasti i sotëm me përfundimin që arritën ekspertët është natyrisht një rast i vonesës dhe i zvarritjes së procesit. Është një zvarritje e cila nuk vjen rastësisht. Të gjithë proceset gjyqësore që kanë patur në qendër njerëzit e pushtetit ose njerëzit e lidhur me pushtetin fillimisht janë zvarritur dhe pastaj kanë përfunduar në fiasco dhe askush nuk është dënuar prej tyre. Jemi në atmosferën e një kulture pandëshkueshmërie, të cilën të gjithë vëzhguesit ndërkombëtarë që na gjykojnë nga jashtë po e vënë re në të gjitha raportet e tyre" - tha ai.

Zoti Bushati thotë se në procese të tilla si ky ndaj zotit Meta presionet politike luajnë rol të ndjeshëm, duke sjellë tolerimin e korrupsionit në tërësi në nivele të larta zyrtarësh.

"Çdo jurist, apo çdo avokat po të pyetet, thotë se demokracia është procedurë; çdo i akuzuar ka të drejtë ta përdorë procedurën për të shpëtuar apo për të lehtësuar pozicionin e tij. Por nuk jemi në momentin e përdorimit të procedurave për të shpëtuar ata që akuzohen për krime të rënda, e kryesisht për korrupsion. Jemi në momentin e një pushteti gjyqësor totalisht të kontrolluar nga pushteti politik, dhe prandaj gjyqet në mënyrë të njëpasnjëshme përfundojnë në të njëjtën mënyrë" - thotë zoti Bushati.

Ndërsa përfaqësuesi i Konfidustria-s shqiptare, Gjergj Buxhuku, thotë se procese të tilla gjyqësore si "çështja Meta" kërkojnë profesionalizëm të lartë nga njerëzit e drejtësisë dhe nxitimi nuk justifikohet.

"Së pari, në çështjet civile sistemi i drejtësisë shqiptare është i paaftë të japë vendime në kohë dhe me cilësi; kjo edhe për arësye të mungesës së gjykatës administrative. Së dyti, sa u takon gjyqeve që kanë brenda një karakter të theksuar politik, ato janë gjyqe të vështira jo vetëm në Shqipëri por edhe në gjithë botën. Ndaj kërkohen dy elementë; fillimisht kërkohet profesionalizëm i lartë dhe më pas mendoj që, për hir të profesionalizmit, pra, që vendimi të jetë sa më i saktë, për shkak se ka një peshë politike dhe përgjegjësi shumë të madhe, kjo le të bëhet edhe në këmbim të kohës. Por gjithmonë koha duhet të përkthehet në profesionalizëm" - tha zoti Buxhuku.

Gjykata e Lartë vendosi pak kohë më parë të shpallë të pavlefshme ekspertimet e prokurorisë të kryera nga një teknik amerikan dhe një teknik anglez mbi videon e regjistruar fshehtas nga ish-ministri Dritan Prifti me ish-zëvendës/kryeministrin Ilir Meta, nga ku dyshohet për një bisedë me përmbajtje korruptive. Gjykata e Lartë vendosi që ekspertimin ta kryejë një grup teknikësh shqiptarë.

(http://www.voanews.com/albanian)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EKSPERTËT VENDAS JAPIN VLERËSIMIN PËR VIDEON META (10.31.2011)
ARRIN NË 7 MILIARDË NUMRI I POPULLSISË BOTËRORE (10.31.2011)
FOTO E DITËS: NGJYRA VJESHTE (10.31.2011)
MAQEDONI: LIRIA E SHPREHJES - NËN PRANGA (10.30.2011)
SUZANA ARBNORI: PD E BRAKTISI PJETRIN, 5 VJET PA ASNJË KUJTIM (Intervista e plotë) (10.30.2011)
NJU JORKU FESTOI 125 VJETORIN E SHTATORES SË LIRISË (10.29.2011)
DEMOGRAFËT: 'BOTËS I MUNGOJNË 160 MILIONË FEMRA' (10.29.2011)
NJË LIBËR TMERRËSISHT I SHKËLQYESHËM"Romani i aktorit, nga fëminia në pragun e teatrit"Nga UK LUSHI (10.29.2011)
GRUAJA E ARBNORIT: QE 5 VJET S'MA SHKELËN DERËN (10.29.2011)
INAUGUROHEN DY RRUGË NË TROPOJË DHE KUKËS ME VLERË 1,6 MILIARDË LEKË (10.29.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]