NDËRROI JETË BOKSIERI XHO FREJZER
E Martë, 11.08.2011, 08:27am (GMT+1)
08.11.2011
Ish-kampioni i boksit të kategorisë së rëndë, Xho Frejzer- i pari i cili mundi legjendën Muhamed Ali, vdiq në moshën 67 vjeçare.
Familja e Frejzerit njoftoi të hënën për vdekjen e tij.
Vetëm para pak ditësh, u bë e ditur që Frejzer po trajtohej në Filadelfia pas diagnostifikimit të kancerit.
Frejzer, i cili njihej me nofkën "Smokin' Joe" ishte i pari që mundi Muhamed Aliun në vitin 1971 në ballafaqimin që njihet si "Ndeshja e Shekullit".
Më vonë, Ali mundi Frejzerin në dy ndeshje të tjera gjatë viteve të 70-ta.
Frejzeri fitoi titullin e kampionit të kategorisë së rëndë në boks në vitin 1970 duke nokautuar Xhimi Ellisin, ndërsa e humbi titullin më 1973 kur u mund nga Xhorxh Formen.
(http://www.evropaelire.org)
www.voal-online.ch
|