E Shtunë, 04.27.2024, 07:34pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

TROPOJA E GËSHTENJAVE

Nga Dr. ZEF MULAJ


E Hënë, 11.07.2011, 12:00pm (GMT+1)

Tropoja e alpeve të bukura, të pasura, Tropoja e lumenjve, Tropoja e bjeshkëve, Tropoja e pasurive minerare, e heronjve, e legjendave, e demokracisë, e bujarisë, trimërisë, atdhetarisë, e besnikërisë..... Tropoja e...............gështenjave....

Mund ta quajmë me plot të drejtë Tropoja e gështenjave. "Masivet e gështenjave janë më të mëdhatë në Ballkan", por edhe në Europë për sipërfaqe tokësore. Nëpërmjet tregtisë së gështenjës arrijnë të sigurojë të ardhurat për gjithë vitin shumë familje.

Gështenja tropojane eksportohet në Gjermani, Turqi e Austri. Përdoret jo vetëm si ushqim por edhe në fushën farmaceutike, industriale. Në ditët e sotme janë shumë projekte të reja në kërkimet shkencore të frutit të gështenjes, dhe të pjesëve të tjera, si gjethe, lëvore, dhe disa bimëve të tjera parazitare që rriten në trupin e gështenjës.

Qyteti i Bajram Currit, lumturohet me natyren e tij, në njërën anë i qëndron maja e Shkëlzenit dhe në anen tjeter mali i pa fund i gështenjave. Kjo rritet pothuajse në të gjitha zonat e Tropojës. Masivet shtrihen thuajse në të gjithë rrethin, në toka relativisht inproduktive, por masivet më të mëdha janë në komunat e Nikaj Mërturit , Bujanit, Fierzës, Markajt e në bashkinë e Bajram Currit.

(Castanea sativa Mill) Famlja Fagacee: Me sinonime botanike: Castanea Vulgaris Lal. Castanea vesca

Emërtimi në gjuhën popullore: Gështenjë (Shqipëria e mesme dhe jugut). Kështejë

Shqipëria e veriut

Përhapja gjeografike : Në Shqipëri rritet në lartesit 300-1300m mbi nivelin e detit.

Në Bajram Curri (Tropoja), Kukës, në Diber, në Pukë, në Burrel, Lezhë (Kashnjet), Tiranë (Shupal) në Elbasan, në Pogradec (Zevaskë) Etj..

Vlerat e mëdha ekonomike, natyrore, duhet të rrisin interesin e gjithë shoqerisë shqiptare për këtë frut aq të vlefshem, t'i shtohet kujdesi për ruajtjen, kultivimin, mundësia e perdorimit në familje, dhe perpunimet e thella industriale, e deri në perdorimet e këshilluara mjekësore. Kjo si të gjitha pemët e tjera frutore, o më mire si çdo gjë në natyre ka demtuesit e saj. Nga kërkimet e fundit kan rezuktuar se vuan nga kanceri i cli ështe perhapur në boten e bimesise. Kjo sëmundje prej vitesh ka sjellë dëme në realitet. Por në vendet e Europes kurohet nga kujdesi. Deri tani disa mijëra rrënjë janë tharë sipas shum statistikave .. ajo ka prekur rreth 15 për qind të këtij druri frutor.

Por cilat janë vlerat mjekësore.(Përmbajtja në substanca aktive)

Druri i gështenjes dhe lëvorja dhe gjethet permbajn 6-10% lëndë regjëse, për regjen e lëkurërve. Gjethet e gjelbera përmbajnë 800 ndërsa të vjetrat 600 njësi vitaminash K.

Prandaj sherbe për pëfitimin e vitamines K me shum vlera në fushen farmaceutike.

Nga gjethet, degët e reja dhe lëvozhga e gjelber e fruti përftohet bojra ngjyre kafe e përhimet, ngjyre kafe dhe e zeze me vlera shumë të kushtueshme në treg per vet originen natyrale të tyre. Gjithashtu në gjethe gjendet dhe fitosterina. Lëvorja mblidhet në pranverë, ose në vjeshtë. Lëvorja merret nga deget e krahëve të saje dhe jo nga trupi.

Përdoren keto si ngjyrues në industri në mjeksi në perdorimet estetike per trajtimet kosmetike. Si asrigjente e disinfektuese etj.

NË MJEKËSI:

Gjethet të mbledhura nÑ‘ periudhën e lulëzimit dhe të thara në hije, përdoren në qetësimin e kollës në përgjithsi, dhe sidomos kollës bardhë në inflamacionet e rrugëve të frymemarrjes, në bronkite në zbutjen e katarreve respiratore. Në sëmundjet e qarkullimit të gjakut, në sëmundjet reumatizmale, në kolikat e ndryshme si renale intestinale,e pankreasit. Kunder temperatures. Perdorime të shumta gjen sot në kosmetikë, por dhe në mjekimin e disa sëmundjeve që shkaktoj rënjen e flokve.. Ka proteina vegjetale dhe vitamina me vlera jetike per organizmat tona të cilat luajnë një funksion të rëndësishem në rolin e disa neurotrasmetitorëve fiziologjikë. Ata që trajtohen nga fruti i gështenjes jan të mbrojtur nga shumë sëmundje infektive. Pra kemi një ritje të autoimunitet të organizmit, një ekuliber të mirë të kolesterolit në organizem. Perdoret në formen e ekstrakit të lënget. Efektshmëmeria në diarenë, nga fakti i përmbajtjes së tanineve, një efekt antiinfektiv intestinal, nga përmbajtja e izonitolit.

FARAT: Në gjëndje të thatë ,përmbajnë: 4-14% sheqer, 16-34% amidon, 11.6%proteina

7-8% yndyrë, dhe 3% celulozë.

Të pjekura përmbajnë sasi të mëdha vitamine C (1500m%). Farat përdoren per ushqim

Si të ziera të pjekura, per ëmbëlsira .Pëlqehet nga bletet dhe mjalti i gështenjave nga bletet ka vlera kurative.

Kohet e grumbullimit të gjetheve, e frutit.

Gjethet grumbullohen në kohen e lulzimit,ndërsa farate në kohen e pjekjes tetor-nëntor.

Lëvoret në vjeshtë ose në pranverë

Gjethet e thata përmbajnë taninë, që me hidrolizë çlirojnë glukozë,inositolo, lëndë minerale, acid elagjik, vitamin .E, etj.

Format e përdorimit.

Perdorim i brendshem i gjetheve.

Infuz 2gram në 100 ml ujë. 2 deri tre gota në ditë

Tinkturë - 20 gramë në100 ml alkol 60°(Duke i lënë per pesë dite). Dy lugë kafe në ditë.

Në kurimin e kolles dhe dizentifikimin e rrugeve respiratore.

Por ku qëndron rëndësia e madhe e gështenjës në Tropojë.

Është një minierë ari nëse Tropoja i bën perpunim të thelle në vend. Sot në vendet e Europes e gjen 5 deri ne 8 euro kilen e gështenjes. Gjithashu me dhjetra nënprodukte të tjera, industriale. Tropoja ka fatet më të mëdha se kudo tjeter në Europë, me natyren dhe pasurinë e saj, jo vetem gështenja por shumë të tjera.

Alpet me pasuritë bimore, minerale, ujore nuk i gjen në asnjë pjesë tjeter të Europes. Por edhe ekologjia natyrore mbetet më e pasura.

Ndaj, përpunoni gështenjën në Tropojë........

Dr. ZEF MULAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GIOIA, JANISSA, SHPRESA - JETËT E NDËRPRERA TË RRUGËS FEREGGIANO (11.06.2011)
RITA SALIU: LETËR AGIM GASHIT NGA AMERIKA (11.06.2011)
KOSOVË: FALJA E BAJRAMIT FILLON NESËR NË ORËN 6 E 55 MINUTA (11.05.2011)
PELEGRINËT NGJITEN NË LARTËSINË ARAFAT (11.05.2011)
BETEJA E KOSOVËS DHE E SERBISË PËR WASHINGTONIN (11.05.2011)
SAMITI I PEJËS I FORCAVE TË ARMATOSURA FORCON BASHKËPUNIMIN DHE SIGURINË RAJONALE (11.05.2011)
TË DIELËN DITA E PARË E BAJRAMIT TË VOGËL (11.03.2011)
"Wall Street Journal": NDRYSHIMI I KUFIJVE TË KOSOVËS DO TË HAPTE KUTINË E PANDORËS NË BALLKAN (11.03.2011)
ZJARRI SHKATËRRON ZYRAT E NJË GAZETE SATIRIKE NË PARIS (11.02.2011)
GJYKATA: ASSANGE TË EKSTRADOHET NË SUEDI (11.02.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]