E Martë, 05.14.2024, 02:05am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

OPRAH WINFREY NË TAXH MAHALL: LEGJENDË E RINGJALLUR E NJË HISTORIE DASHURIE NGA SHAH JAHAN DHE TAXH MAHALLI DERI TEK EDITH PIAF E LIZ TAYLOR


E Hënë, 01.23.2012, 04:34pm (GMT+1)

Voal-online - JAIPUR, INDI, 23 JANAR - Në mes të brohoritjeve të zjarta të mijëra admiruesve, superstarja televizive Oprah Winfrey çmoi kontrastin mes qetësisë dhe kaosit në India, në festivalin më të madh rajonal të letërsisë, shndërruar në një gala kulturale globale.

E konsideruar si gruaja më me ndikim në botë, Winfrey ishte kryelajm duke lënë në hije gjigantë si Tom Stoppard, Michael Ondaatje e Richard Dawkins dhe duke mahnitur turmat të dielën në mëngjes.

"Unë erdha këtu me mendje të hapur, dhe gjeta hapësirë... Është përvoja më e mrekullueshme e jetës sime," tha Winfrey në Festivalin e Përvitshëm të Letërsisë Jaipur në shtetin veriperëndimor të Indisë, Rajasthan.

"Ti e ndjen veten sikur je në qendër të diçka shumë të madhe dhe magjepsëse se vetja jote."

Nga kujtimet e saj më të bukura është edhe vizita në Taxh Mahall, një nga mrekullitë e botës, siç dihet, vepër e një arkitekti shqiptar.

Shah Jahan dhe Taxh Mahalli

Perandor i Indisë nga 1628 deri më 1658, Shah Jahan ka hyrë në histori edhe për ndërtimin e njërës prej ndërtesave më spektalore të historisë, Taxh Mahallit, në nderim të gruas së tij të dashur. I lindur Princ Khurram, djali i pestë i Perandorit Jahangir të Indisë, ai u bë djali i favorizuar i babait të tij pasi priu disa fushata ushtarake të suksesshme për ta konsoliduar perandorinë e familjes së tij. Në shenjë nderimit të veçantë, Jahangir ia dha atij titullin Shah Jahan, ose "Mbret i Botës". Pas vdekjes së babait më 1627, Shah Jahan e fitoi pushtetin pas një lufte me vëllezërit e tij, duke kurorëzuar veten në Agra më 1628. Pranë tij ishte Mumtaz Mahal, ose "E Zgjedhura e Pallatit", gruaja e Shah Jahan prej vitit 1612 dhe favorite e tri mbretëreshave të tij. Në vitin 1631, Mumtaz vdiq pasi lindi fëmijën e tyre të 14-të. Legjenda thotë se tek jepte shpirt ia kërkoi të shoqit premtimin se do të ndërtonte mauzoleumin më të bukur të botës për të. Gjashtë muaj pas vdekjes së saj, perandori thellësisht i pikëlluar urdhëroi fillimin e ndërtimit. Ndërtuar përgjatë lumit Jamuna River në Agra, në mermer të bardhë, Taxh Mahall reflekton nuanca të ndryshme drite gjatë ditës, duke rrezatuar kuqrrem në perëndimin e diellit dhe bardh në të qelibartë nën dritën e hënës. Në qendrën e tij, rrethuar nga një grilë ku kullohet drita, qëndron arkmorti ku prehet përjetë mbretëresha të cilën aq shumë Shahu e dashuroi.

Mary Wollstonecraft Shelley (Meri Uollstonkraft Shelli)

 

Percy Bysshe Shelley

E vetmja fëmijë e luftëtares për të drejtat e femrave, Mary Wollstonecraft, dhe e filozofit e shkrimtarit William Godwin, të dy personalitete me ndikim në periudhën romantike të Anglisë, Mary Wollstonecraft ra në dashuri me poetin Percy Bysshe Shelley kur ajo ishte 16 vjeçe, ndërsa ai ishte 21 vjeç dhe i martuar në mënyrë jo të lumtur. Në verën e vitit 1816, çifti ishte duke jetuar me mikun e Shelley-t, poetin dhe adhuruesin e skandaleve Lord Byron, në vilën e Lord Byron në Zvicër, kur Mary-t i erdhi ideja për atë që do të ishte kryevepra e saj dhe një nga romanet më të famshme në historinë e letërsisë botërore Frankenstein (1818). Pasi gruaja e Shelley-t bëri vetëvrasje, ai dhe Mary u martuan, por armiqësia e opinionit publik ndaj tyre, i detyroi ata të shkojnë në Itali. Kur Mary ishte vetëm 24 vjeçe, Percy Shelley u mbyt në det nga një stuhi e papritur, duke e lënë atë me një djalë dy vjeç (tre fëmijë iu kishin vdekur më parë tepër shpejt). Përkrah të shoqit, Lordit Byron dhe John Keats, Mary Shelley ishte një nga pjesëtarët kryesorë të brezit të romantizmit. Ndryshe nga ata të tre, të cilët vdiqën të gjithë gjatë viteve 1820, ajo jetoi mjaft sa të jetonte edhe epokën e re, Epokën Viktorinae. Ajo do të punonte si shkrimtare për të mbajtur babain dhe djalin e saj, dhe ndërkohë do t'i mbante lidhjet me qarqet artistike, politike e letrare të Londrës deri në vdekje më 1851.

Cosima List Wagner

Një nga kompozitorët më të mëdhenj në histori, Richard Wagner do të krijonte më 1858 operën e tij romantike, Tristani dhe Izolta. Ai ishte frymëzuar nga dashuria e tij e pamasë për Mathilde Wesendonck, grua e një tregtari mëndafshi dhe padron i Wagner-it. Kur po punonte në opera, i martuar në mënyrë jo të lumtur, Wagner u njoh me Cosima von Bulow, vajzë e pianistit të famshëm dhe kompozitorit Franz Liszt dhe grua e Hans von Bulow, njërit nga dishepujt e Liszt-it. Ata më vonë u dashuruan dhe marrëdhënia e tyre ishte sekret i shpallur në muzikë për disa vjet. Gruaja e Wagnerit vdiq më 1866, por Cosima ishte ende e martuar dhe nënë e dy fëmijëve me von Bulow, i cili dinte për marrëdhëniet e tyre dhe adhuronte muzikën e Wagner-it (ai madje drejtoi premierën e Tristani dhe Izolta). Pasi kishte dy vajza, Isolde and Eva, nga Wagner, Cosima më në fund u ndaj prej të shoqit; ajo dhe Wagner u martuan dhe u vendosën në një vilë idilike në Zvicër, afër Lucernes. Në ditëlindjen e 33-të të Cosima-s, Ditën e Krishtlindjeve 1870, Wagner solli një orkestër për të luajtur një simfoni të cilën ai e kishte shkruar për të, titulluar Triebschen Idyll, sipas emrit të vilës. Ndonëse simfonia u quajt më vonë Siegfried Idyll sipas emrit të djalit të tyre, gjesti tejet romantik ishte një simbol i fuqishëm i forcës së martesës midis Wagner dhe Cosima, e cila zgjati deri në vdekjen e kompozitorit më 1883.

King Edward VIII (Mbreti Eduard VIII)

 

Wallis Simpson

Edward, asokohe Princ i Wales (Uells), ishte njohur me Wallis Simpson më 1931, kur ajo ishte e martuar me burrin e saj të dytë; ata filluan shpejt një marrëdhënie e cila do t'i trondiste institucionet britanike - Parlamentin, monarkinë dhe Kishën e Anglisë deri në themele. Edward e quante Simpson, të cilën të tjerët e kritikonin si një të padenjë financiarisht për klasën e të pasurve, "grua të përkryer". Pak muaj pasi kurorëzohej mbret në janar 1936, pas vdekjes së babait të tij, George V, Edward i propozoi për martesë Simpson-it, duke rrëshqitur në një skandal të tmerrshëm dhe duke e detyruar kryministrin britanik, Stanley Baldwin, të thoshte se ai do ta jepte dorëheqjen nëse martesa ndodhte. Duke mos dashur ta çonte vendin e tij drejt krizës elektorale, por duke mos e lëshuar nga duart Simpson-in, Edward vendosi të japë dorëheqjen nga froni. Në një fjalim publik në radio, ai ia tregoi botës dashurinë e tij për

Simpson-in, duke thënë: "E kam gjetur të pamundur që të mbart barrën e rëndë të përgjegjësisë dhe të lë mënjanë detyrat e mia si Mbret të cilat do të doja t'i kryeja me ndihmën e gruas të cilën e dua." Martuar dhe dhënë tituj Dukë dhe Dukeshë e Uindsorit (Duke and Duchess of Windsor), çifti jetoi në mërgim në France, ku u bënë pjesë e shoqërisë së lartë.

Ndonëse jeta e saj është shënuar nga sëmundja, tragjedia dhe të tjera vështirësi që nga fillimi deri në fund, këngëtarja e famshme franceze me zërin grykor u bë mishërim i stili romantik të jetës parisiane për legjionet e adhuruesve të saj. E lindur Edith Giovanna Gassion më 1915, ajo ishte braktisur nga nëna dhe rritur nga gjyshja e saj; ndërkohë që udhëtonte me babain e saj, një akrobat cirku, ajo filloi të këndonte për para nëpër rrugë. Zbuluar nga një organizues kabaresh, i cili e riemëroi atë Piaf, ose "harabele", (i cili më vonë do të vritej brutalisht), Edith pati një ngjitje meteorike në sferën e lartë të yjeve dhe nga viti 1935 do të këndonte në sallat më të mëdha të Parisit. Piaf u martua dy herë, por dashuria e saj më e madhe ishte boksieri

Marcel Cerdan, një kampion botëror i peshës së mesme, i cili u vra nga një rrëzim avioni në rrugën nga Evropa për në New York më 1949. Për Cerdan-in Piaf do të këndonte me dhimbje romantike "Hymne a l'amour," e pranuar në mbarë botën si një nga baladat më të bukura të dashurisë. Pas një lufte një jetë të tërë me drogat dhe alkoolin, Piaf vdiq nga kanceri në mëlçi në Rivierën Franceze më 1963. Varri i saj është një nga më të vizituarit në varrezën më të famshme të botës, në Pere Lachaise të Parisit.

Elizabeth Taylor e Richard Burton

Aktore që në fëmijërinë e hershme, flokëzezë, symanushqatë Elizabeth Taylor ka fituar dy Oskarë si Aktorja më e Mirë (për Butterfield 8 më 1960 dhe Who's Afraid of Virginia Woolf? më 1966) por ndoshta është më e njohur për bukurinë e saj të rrallë dhe jetën e saj epike dashurore. Ajo është martuar gjithësejt tetë herë dy herë me të njëjtin burrë, aktorin Richard Burton, të cilin ajo e quajti "një nga dy dashuritë e mëdha të jetës sime". Dashuria e parë e madhe ishte producenti i filmave Mike Todd, i cili vdiq në një rrëzim avioni më 1958. Taylor dhe Burton u njohën kur po xhirohej filmi Cleopatra, kur të dy ishin të martuar me tjetërkënd; afera e tyre shpejt ishte në kryetitujt e faqeve të para në mbarë botën dhe ajo fitoi një adhurim të publikut deri në përmasat e idhullit. Jeta martesore me Burton ishte një përzierje ekstremesh, karakterizuar nga pasioni edhe kur grindeshin, edhe kur nuk grindeshin. Pas divorcit më 1973, e kuptuan se ishte e pamundur të qëndronin të ndarë dhe u rimartuan më 1975, për t'u ndarë sërish pak muaj më vonë. E ndaluar të merrte pjesë në funeralin e Burton më 1984 nga gruaja e tij e fundit, Taylor mori ngushëllime të panumërta, duke i vënë dashurinë e saj dhe të Burton në panteonin e historive më të famshme të dashurisë në botë, në të gjitha kohërat./Elida

ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PAS NDËRPRERJES SË PROTESTËS, VV MUND TË SHPALLË SOT HAPAT E MËTEJSHËM (01.23.2012)
AKADEMI PËRKUJTIMORE KUSHTUAR PUBLICISTIT DHE ANALISTIT NAZMI LUKAJAkademia mbahet nën patronatin e Kryetarit të komunës së Pejës Dr. Ali Berisha (01.23.2012)
WILLIAM WALKER NË SHOQËRI TË LIDERËVE TË VETËVENDOSJES: JAM KËTU SI VERIFIKUES (01.23.2012)
KURTI: QEVERIA TRADHTOI POPULLIN (01.22.2012)
PROTESTË E QETË (01.22.2012)
"Radio Evropa e Lirë": NIS PROTESTA (01.22.2012)
HRW PUBLIKON RAPORTIN E RI: KOSOVA PËRMIRËSIM TË VOGËL MË 2011 (01.22.2012)
MICHELLE OBAMA, NJË DITËLINDJE TJETËR, LARTËSI TË REJA (01.22.2012)
IBRAHIM RUGOVA KA VËNË EDHE THEMELET E SHTETIT (01.21.2012)
ALBIN KURTI: VULLNETI I POPULLIT SHQIPTAR, BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINËIntervistoi REDAN BUSHATI (01.20.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]