E Hënë, 05.20.2024, 05:41am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

HISTORIA PO RIZGJOHET, AJO ULËRIN

Nga HALIL MATOSHI


E Shtunë, 03.31.2012, 06:53am (GMT+1)

Paralajmërimi i rehabilitimit të liderit çetnik, Drazha Mihajloviq, në Serbi , si dhe tendenca e hapur e kreut aktual serb, Boris Tadiq, që ta zhvlerësojë luftën e Perëndimit për ta ndalur gjenocidin serb në tentativë në Kosovë, duke e cilësuar intervenimin e NATO-s si krim kundër popullit serb, është hapi i parë i rehabilitimit të liderit fashist serb, Slobodan Milosheviq. Përpjekjet e shëmtuara për rehabilitimin e kasapëve të Ballkanit nga shteti serb do të duhej të shiheshin në Bruksel me mosbesim, madje edhe sanksionim

Rikthimi i fashistëve në fronin e historisë së re serbe, Mihajloviq dhe çetnikët pronazifashistë, si dhe pasardhësi i tij, lideri i fashizmit konsensual serb, Milosheviq, me një fjali të vetme, është shpallje lufte Evropës së re dhe integrimeve brenda saj, sepse kjo Evropë qysh e njohim sot, themelet e veta i ka në luftën antifashiste dhe 9 Majin e ka si ditë të fitores mbi të.

Kjo histori plot vampirë që duan të rizgjohen, kjo histori që po ulërin duhet të alarmojë Brukselin zyrtar, sepse nëse nuk ndalet sot, do t'i helmojë brezat e serbëve të rinj dhe do t'i ushqejë nacionalizmat e tjerë përreth nesër.

Kjo është baza e fortë e rikthimit të luftërave të përgjakshme në Evropë.

Derisa kriminelin e luftës, Milosheviq, e "shpëtoi" vdekja në burgun e Scheweningenit në Hagë, pa e marrë dënimin e merituar, pra drejtësia nuk u vendos e viktimat e tij nuk patën satisfaksion, në anën tjetër, paraardhësi i tij, Mihajloviq, nuk i shpëtoi drejtësisë së kohës, sepse ishte kapur nga forcat partizane, i ishte bërë gjyq i rregullt, në të cilin ishin provuar dhe dokumentuar krimet e tij të luftës duke ia dhënë dënimin maksimal - me vdekje.

Ky gjyq në Serbi ndodhi përafërsisht në të njëjtën kohë me Gjyqin e Nurenbergut, kur aleatët dënuan kreun e nazizmit, me çka edhe zyrtarisht nisi epoka e denacifikimit në Gjermani.

Për sa i përket kolaboracionistit çetnik, Mihajloviq, me nazistët dhe fashistët gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe "rikthimin" e tij në historinë e re serbe duke e relativizuar kështu krimin ndaj joserbëve, por edhe shumë serbëve me orientim antifashist, Serbia aktuale mësyn që dënimin e tij kapital ta cilësojë si "vrasje" nga komunistët e Titos, një shkrim alarmues ia adresonte Brukselit kryetari i fundit në ish-Jugosllavi dhe pastaj për dhjetë vjet edhe kryetar i Kroacisë, Stipe Mesiq.

Kroati me kurajë civile dhe me ton të ftohtë dhe racional argumentonte se rehabilitimi i një "të keqeje universale" në Serbi do të nxiste kundërpeshim edhe në Kroaci, duke u dhënë krah kroatëve të rinj që ta rehabilitojnë "heroin" e tyre fashist Ante Paveliq.

Ndërkaq për retorikën e Tadiqit që synon ta rehabilitojë Milosheviqin dhe krimet e tij, duke i spostuar ato tek NATO-ja dhe lufta e saj e bazuar në Kapitullin VII të Kartës së OKB-së, shkroi Enver Robelli dje.

Prandaj, nuk do të sjell kurrfarë faktesh shtesë, pos që Brukseli zyrtar duhet të mendojë seriozisht se brenda bllokut po e inkurajon anëtarësimin e një shteti kryekëput banditesk në sfondin historik dhe politik, i cili nuk është ndarë nga e kaluara fashiste.

Dhe këtë e dëshmon deklarata e Tadiqit, njeriut të përkëdhelur nga baronesha "Keti", siç i drejtohet serbi shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Ashton!?

Mirëpo ajo që duhet të thuhet në këtë rast është fakti se fashizmi i Milosheviqit nuk buronte nga një parti e vetme, nga një grup i izoluar gjeneralësh ose klerikësh e akademikësh, por kishte mbështetje konsensuale të shoqërisë serbe, të cilën nacionalizmi egalitar serb e kishte homogjenizuar dhe mobilizuar për vrasjen e joserbëve në tërë territorin e ish-federatës jugosllave.

Dhe në këtë drejtim të politikës Brukseli po vepron me standarde të dyfishta.

Në njërën anë, nuk i ka parashtruar kurrfarë katalogu detyrash ose standardesh Serbisë, sidomos jodetyrimin për denacifikim të plotë të shoqërisë dhe politikës për t'u bërë anëtare e bllokut.

E në anën tjetër, këso detyrimesh i janë paragjykuar Turqisë, ta zëmë.

Shteti euroaziatik është stigmatizuar nga BE-ja që gati 40 vjet prejse ka shfaqur mësymjen e saj për t'u anëtarësuar në bllok, për faktin se nuk e ka pranuar gjenocidin ndaj armenëve gjatë vitit 1912.

Në disa vende të BE-së, si në Francë p.sh., madje është i ndëshkueshëm mohimi i gjenocidit ndaj armenëve.

Por kur është çështja tek Serbia, BE-ja e shikon atë përmes gishtërinjve ose duke i mbyllur fare sytë para retorikave luftënxitëse dhe etnonacionaliste, duke mëtuar që Serbia të disiplinohet hap pas hapi, përmes shkopit dhe karotës.

Serbia me lehtësi të padurueshme po flet për krimet europerëndimore ndaj saj gjatë bombardimeve të NATO-s në mos do t'i kërkojë nesër Brukselit t'i dënojë "krimet e NATO-s" kundër popullit serb dhe ta votojë në Skupshtinën serbe një ligj që sanksionon mohimin e këtyre krimeve të Aleancës Veriatlantike, në vend se t'i jepej detyrë shtëpie nga Brukseli aprovimin e një ligji që sanksionon mohimin e krimeve mizore serbe ndaj kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve të Kosovës!?

Në këtë situatë, kur Brukseli e sheh si interes vital "gëlltitjen" e Serbisë për ta larguar atë nga ndikimi putinian, (Serbia vazhdon të sillet si një "Guvernë ruse" në rajon) Tadiqit i është dhënë bonus për t'i shpërfillur, madje edhe tallur, viktimat e shtetit të tij.

Por komoditetin e "lojes" me standarde të dyfishta të Serbisë nuk e ka shteti i ri.

Në këtë kontekst rehabilitimi i kolaboracionistëve nazifashistë, Xhafer Deva dhe Rexhep Mitrovica, në Kosovë po ashtu është sinjal i keq për drejtimin që po merr historia në Ballkan.

Ndonëse krimet e tmerrshme të çetnikëve serbë nuk janë të krahasueshme me këto të "kriminelëve tanë", megjithatë emërtimi i rrugëve të Prishtinës me emrat e këtyre dy burrave është barrë e madhe në shpinën e lodhur të Kosovës së vogël e të varur nga zhvillimet europerëndimore.

Madje si me porosi nga rrethet më agresive antikosovare, këto ditë u hodh në tregun kosovar nga një botues shqiptar libri "Mein Kampf" (Lufta ime) i Adolf Hitlerit, botimi i të cilit në vendin e origjinës, Gjermani, është i ndaluar.

Mos të mendojë askush se po ia hedh Evropës, duke u bazuar në lirinë e fjalës dhe të mendimit. Sepse, të gjitha vlerat janë të negociueshme pos të keqes universale.

Në Ballkan shkrimi i historisë dhe kontaminimi i dijes (historisë) dhe vetëdijes shoqërore me agjens të rrezikshëm nacionalist duke i heroizuar "kriminelët tanë", përgjatë shekullit të kaluar, duke u dhënë atyre përmasat e mbrojtësve të atdheut dhe lirisë, e në anën tjetër duke i denoncuar "kriminelët e tyre" si mizorë e barbarë, është ngrehur pothuajse në shkencë, mjeshtri virtuoze!

Brukseli zyrtar duhet të kishte një standard të vlefshëm për të gjithë pretendentët për t'u anëtarësuar në bllok, në suaza të vlerave të përbashkëta evropiane edhe për shkrimin dhe rishkrimin e historisë, mënyrën e ligjërimit të saj në shkolla dhe mënyrën e interpretimit të saj nga politika zyrtare e vendeve ballkanike.

Përpjekjet e shëmtuara për rehabilitimin e kasapëve të Ballkanit nga shteti serb do të duhej të shiheshin në Bruksel me mosbesim, madje edhe sanksionim.

Kësisoj, qysh po shkojnë punët në raportet Bruksel - Beograd, surrati i Slobodan Milosheviqit pas hyrjes së Serbisë në BE mund të na shfaqet në monedhat euro, kurse mbajtja e tij në Hagë mund të ligjërohet si persekutim i një humanisti, të barasvlershëm me Alfred Dreyifusin, për kauzën e të cilit Emil Zola shqiptoi mallkimin e famshëm ikonik: J'acuse!

HALIL MATOSHI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DELL: KORRUPSIONI NË KOSOVË PO BËN KËRDINËFjalimi i Ambasadorit Christopher W. Dell me rastin e ceremonisë së Programit fillestar edukativ ligjor - Korrupsioni në Kosovë – Dalja nga hija në dritë (03.30.2012)
"Christian Science Monitor": INCIDENTET E DHUNSHME ETNIKE PËRGËNJESHTROJNË PAQEN NË BALLKAN (03.30.2012)
EDI RAMA, NDËRKOMBËTARËT DHE NEVOJA PËR NDRYSHIMNga ALFRED ÇAKO (03.30.2012)
BAMIRËSIA E NËNË TEREZËS E PARË NËPËRMJET LENTES SË ETIKËS MJEKËSORENga Dr. GËZIM ALPION, Universiteti i Birminghamit (03.30.2012)
DY FALËNDERIME DHE NJË SQARIM PËR NEXHIMJE HOXHËNNga EUGJEN MERLIKA (03.30.2012)
BUDALLA E MË BUDALLANga DANIEL SERVER, "Johns Hopkins University" në Uashington (03.29.2012)
PROKURORIA NUK "GLLABËROHET" DOTNga ILIR DHIMA (03.29.2012)
NJË LIBËR NË PARIS PËR XHERALDINËNNga ARTAN KUTRA (03.29.2012)
PRESIDENTI TOPI VIZITON FAMILJEN E VILSON BLLOSHMIT (03.29.2012)
MAQEDONIA NUK I HEQ NGA TEKSTET SHKOLLORE FYERJET NDAJ SHQIPTARËVE (03.29.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]