E Enjte, 05.16.2024, 05:32am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SHQIPTARËT E LUGINËS KËRKOJNË TË VOTOHET VETËM PËR SUBJEKTE SHQIPTARE
E Mërkurë, 05.02.2012, 03:01pm (GMT+1)

Gjilan 2, maj - Përfaqësues të shoqatave të të shpërngulurve nga Kosova Lindore në Gjilan u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë të drejtë vote në komunat me shqiptarë ta bashkojnë votën e elektoratit pa u dhënë mundësi për të fituar liderëve serbë. Refik Hasani, përfaqësues i shqiptarëve të Kosovës Lindore, thotë se të ardhur nga tri komunat konsiderohet se janë deri në pesë mijë votues me banim në Kosovë, por me të drejtë vote. Kurse, nga e tërë Republika e Serbisë, numri i shqiptarëve që janë në lista zgjedhore dhe posedojnë dokumente valide arrin në 8 mijë votues.

"Është mirë që votat e gjithë neve shqiptarëve të shkojnë në kuti të subjekteve tona politike shqiptare e jo të liderëve joshqiptarë, siç është rasti i zgjedhjeve të kaluara kur ato shkuan për Çedomir Jovanoviqin të Partisë Liberale apo Muamer Zukorliqin, si kandidat për president të Serbisë," thotë ai.

Ai po ashtu bënë apel për organizim të duhur të shqiptarëve nënshtetas të Serbisë, gjatë ditës së votimit në zgjedhjet serbe.

"Të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë e gjetiu e që posedojnë dokumente valide dhe figurojnë në lista përfundimtare të votuesve në komunën e Medvegjës, të Bujanovcit dhe të Preshevës të organizohet transporti falas deri në vendvotime dhe anasjelltas, kurse mbarëvajtjen e organizimit kohën e nisjes, vendin dhe gjatë rrugës ta kenë në bashkëpunim të ngushtë strukturat komunale të Medvegjës, Bujanovcit dhe Preshevës me të Komunës së Gjilanit, Kamenicës, Fushë-Kosovës dhe Prishtinës," thotë ai.

Hasani vlerëson se është nevoja të ngrihen grupe punuese për bashkëpunim ndërkufitar, apo një Komision miks ndërkomunal për këto çështje.

"Institucionet komunale dhe ato të Kosovës duhet ta kuptojnë se edhe ky aktivitet dhe angazhim konkret e institucional është një investim që Kosova të mbrojë dhe investojë edhe në Medvegjë, Bujanovc e Preshevë", shprehet ai.

Hasani thotë se tri subjektet politike që kanë paralajmëruar që do të dalin edhe për zgjedhje për parlamentin e Serbisë, është dashur të mendojnë mirë e mirë, duke theksuar se është dashur të kërkojnë kushtëzime, sikurse serbët lokalë në Kosovë që kanë dhjetë vende të rezervuara.

"Edhe ne shqiptarët të tri komunave të kemi së paku shtatë vende", ka shtuar ai. Kushtrim Kadriu, aktivist i "Vatrës", shoqatë që mbron të drejtat e shqiptarëve të Kosovës Lindore, thotë se duhet të ketë iniciativa për organizimin e votimit nga shqiptarët e kësaj pjese të mbetur padrejtësisht në administrim të Serbisë, duke thënë se tashmë do të përgatiten për një gjë të tillë në mënyrë që në tri komunat me shumicë shqiptare, votat të shkojnë për liderët shqiptarë.

"Duhet të këtë një bashkëpunim më të thellë me institucionet në Kosovë në mënyrë që t'u ndihmohet liderëve shqiptarë që kandidojnë në zgjedhjet serbe ashtu siç bëjnë edhe serbët në Kosovë", thotë ai. Sipas Kadriut, dalja në votim e shqiptarëve të kësaj ane mund të ndikojë në përmirësimin e të drejtave të tyre të cilat sipas tij po shkelen në vazhdimësi nga pushteti serb.

KZR i Serbisë ka përcaktuar që në Kosovë zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të organizohen në 28 lokacione, me 90 vendvotime. Më 6 maj votimet do të mbahen në Fushë-Kosovë, Lipjan, Obiliq, Graçanicë, Lipjan, Llaplesellë, Shtërpcë, Pejë, Gorë (Dragash), Rahovec, Vushtrri, Zveçan, Zubin-Potok, Mitrovicë, Leposaviq, Viti, Gjilan, Kamenicë dhe Novobërdë. (koha)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HILLARI KLINTON THOTË SE SHBA ËSHTË THELLË E SHQETËSUAR PËR TIMOSHENKON (05.01.2012)
RIZA HALIMI: PËR NE AS TADIQI, AS NIKOLIQI (05.01.2012)
DOKUMENTET SI U PUSHKATUA LEF NOSI, MIKU I QEMAL STAFËSNga MARGARITA SADIKU (05.01.2012)
E BIJA E JULIA TIMOSHENKOS BËN THIRRJE SËRISH PËR KUSHTET DRAMATIKE TË NËNËS NË BURGJET E UKRAINËS (05.01.2012)
FRYMA E RE DEMOKRATIKE SYNON DREJTËSINË PËR PRONËN E ISH TË PËRNDJEKURIT DHE BASHKËPUNIMIN ME DIASPORËN (05.01.2012)
BILL KLINTON E MBËSHTET OBAMËN (04.30.2012)
MADALEINE ALBRIGHT: JAM E LUMTUR PËR ATË QË BËRA PËR KOSOVËN (04.30.2012)
GJEOPOLITIKA E PRANVERËS ARABEStudim nga ARDITA LUSHAJ (04.30.2012)
LIDHJET KOMBËTARE TË DINASTISË ZOGU ME "VATRËN"Nga GURI DUROLLARI, Kryetar i Partisë Lëvizja Monarkiste Kombëtare Demokrate (04.30.2012)
PIKTORI I SHQUAR STERJO SHKODRANI FLET PËR EKSPOZITËN E TIJ NË KISHËN ORTODOKSE SHQIPTARE TË USTERIT - MASAÇUSETSIntervistoi ARDIAN MURRAJ (04.30.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]