Voal-online - NEW YORK - Një zjarr i vogël, që ka provokuar vetëm dëme materiale, ka shpërthyer dje pasdite në apartamentin njujorkez në të cilin jeton aktori amerikan Robert De Niro.
Zjarri, shpërthyer me sa duket në lavanderinë e apartamentit triplex të aktorit, ëshë shuar nga skuadra e zjarrfikësve në rreth një orë. Nuk ka pasur viktima. Apartamenti i De Niros gjendet në katin e tretë, të katërt dhe të pestë të Brentmore, një pallat 12 katësh që ka daljen në Central Park, në Upper West Side. (ansa)