E Hënë, 05.20.2024, 03:35pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
CNN: PSE SHQIPTARËT I SHPËTUAN HEBREJTË GJATË HOLOKAUSTIT? ARSYEJA ËSHTË BESA

E Djelë, 08.05.2012, 08:58am (GMT+1)







Rrallë ka qenë e pranishme Shqipëria kaq shumë në mediat e huaja për një çështje të veçantë siç është çështja e shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Rrjeti CNN ka përgatitur një artikull me pyetjen se pse shqiptarët i shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit.

Natyrshëm të lind pyetja se përse pikërisht tani po flitet kaq shumë për këtë gjë?

Sepse shumë producentë të njohur izraelitë po e trajtojnë masivisht këtë çështje. Kështu, një film dokumentar me titull "Besa: premtimi" po shfaqet anembanë Amerikës, por jo vetëm.

CNN thotë se kjo çështje nuk është trajtuar shumë për shkak se shqiptarët ranë nën regjimin komunist.

Rrjeti televiziv ka intervistuar një fotograf hebre, Norman Gershman, që ka kaluar një dekadë duke u marrë me këtë çështje.

Ai ka gërmuar për arsyen se pse shqiptarët i shpëtuan hebrenjtë. Vendi, shkruan CNN, për çudi, në fund të Luftës Botërore kishte më shumë hebrenj nga sa kishte në fillim (200).

Arsyeja qëndron tek besa.

Gershman thotë se shumë shqiptarë madje habiten se përse duhet t'i kushtohet shumë vëmendje kësaj çështje. Për ta është normale sakrifica për tjetrin kur japin besën.

"Gershman kujton një person, prindërit e të cilit ishin përfshirë në shpëtimin e hebrenjve. Ai i tha: E çfarë pastaj? Në Shqipëri gjithkush do e kishte bërë këtë gjë. Nuk kemi bërë ndonjë gjë speciale. Është besa.

Koncepti nënkupton që një person vendos sigurinë e mikut mbi atë të tijën e familjes së tij. Një shqiptar i tha Gershman: Më mirë vras djalin se të thyej besën.

Gershman thotë: Gjithkush në nevojë, nëse të troket në derë, ti ke detyrimin absolut për ta shpëtuar, për tu kujdesur për të, nuk ka rëndësi nëse është mik apo armik"," shkruan CNN.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AUTOSTRADAT DHE MITI I RREMË I HITLERIT (08.04.2012)
ALFRED MIRASHI IA RRËMBEU LONDRËS OLIMPIKE ÇMIMIN E ARTË PËR PIKTURË (08.04.2012)
HAPPY BIRTHDAY ZOTËRI PRESIDENT - PLOT FESTIME ME RASTIN E 51 VJETORIT TË PRESIDENTIT BARACK OBAMA (08.04.2012)
QERRETI I KAVAJËS DHE GJIRI I LALZIT NË DURRËS JANË ZONAT E ZGJEDHURA NGA QEVERITARËT E SHQIPËRISË (08.04.2012)
PROJEKTI I ZHDUKJES SË SHQIPTARËVE, HARTUAR MË 1939 NGA SHKRIMTARI NOBELIST SERB IVO ANDRIQNga HIVZI ISLAMI (08.04.2012)
CIA: MË 1951 GREQIA E JUGOSLLAVIA KISHIN PLANE PËR NDARJEN E SHQIPËRISË (08.04.2012)
SUXHO: AMERIKA E REALIZOI ËNDRRËN TIME SPORTIVE (08.04.2012)
DONALD SUXHO KAPITENI SHQIPTAR I VOLEJBOLLIT TË SHBA NË LONDËR (08.03.2012)
PAS 36 VITESH ALBUM ME KËNGËN QË IA KËNDOI MARILYN NË ËNDËRRKopisti Malleus gjen në Kastelo Rekanati melodinë e ëndërruar (08.03.2012)
DHE IDEOLOGJIA VAZHDON...Nga Dom GJERGJ META (08.03.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]