Voal-online Në prag të mbylljes të Olimpiadës Londër
2012, sipas bilancit të trofeve, rezulton që vendin e parë e zënë SHBA, me 94
medalje, nga këto 41 të arta, 26 të argjendta dhe 27 të bronzta. Vendin e dytë,
Kina, me 81 medalje, nga këto 37 të arta, 25 të argjendta dhe 19 të bronzta. Vendin
e tretë e zë Britania e Madhe me 57 medalje, nga këto 25 të arta, 15 të
argjendta dhe 17 të bronzta. Vendin e katërt Federata Ruse me 63 medalje, nga këto
15 të arta, 21 të argjendta dhe 27 të bronzta. Vendin e pestë e zë Republika e
Koresë me 27 medalje, nga ku 13 të arta, 7 të argjendta dhe 6 të bronzta.
Gjermania zë vendin e gjashtë me 42 medalje, nga ku, 10 të arta, 18 të
argjendta dhe 14 të bronzta. Vendin e shtatë e zë Franca, të tetin Hungaria,
nëntin Austria, të dhjetin Italia; Turqia ze vendin e tridhjetë,Zvicra zë vendin e tridhjetë e dy, Kanadaja,
vendin e tridhjetë e tre, Suedia vendin e tridhjetë e pesë e keshtu me rradhë...
(tabela nuk është updated)