E Enjte, 05.09.2024, 09:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
ARRESTOHET NJË AGJENT I AKIsë NË KOSOVË

E Mërkurë, 08.08.2012, 02:10pm (GMT+1)


Prishtinë, 8 gusht - Mentor Nikajt i janë zënë gjashtë karta të lëshuara nga ish-pjesëtari i Shërbimit Informativ të Shqipërisë, Maksim Ferra, i cili drejton të ashtuquajturën Qendra Shqiptare e Studimit të Luftës Kundër Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të së cilës funksionon edhe Agjencia e Kërkimit dhe Investigimit (AKI). Ferra konfirmon se ai është agjent i tij dhe se ka bashkëpunim me deputetë të Kosovës

Drejtori i së ashtuquajturës Qendra Shqiptare e Studimit të Luftës Kundër Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar, Maksim Ferra, e ka pranuar se Mentor Nikaj është punëtor i tij në Kosovë. Ai ka thënë se nuk e di që ai është arrestuar dhe se do ta përjashtojë atë nga puna. Ferra ka deklaruar për "Kohën Ditore" se ka disa agjentë në Kosovë dhe ka edhe filialin në Prishtinë. Ai ka mohuar se merret me punë kriminale në Kosovë, siç dyshohet nga Policia.

"Do t'i qes në gjyq të gjitha ato gazeta në Kosovë që kanë marrë në gojë emrin tim", ka thënë ai, për të treguar se agjencia e tij merret me kërkimin e personave të trafikuar kudo që ka shqiptarë. Ferra ka pohuar se organizatën e ka regjistruar në Kosovë në Ministrinë e Administratës Publike që në 2008-n.

"Kam licencë për këtë veprimtari", ka deklaruar ai. Ferra ka thënë se ka biseduar me disa deputetë dhe me anëtarë të një komisioni parlamentar. Ka treguar se njëri prej tyre është deputeti Halit Krasniqi i PDK-së.

WWW.VOAL-ONLINE.CH


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZJARRET KANË KAPLUAR KOSOVËN (08.08.2012)
BIEN KAMBANAT FATALE PËR SERBINËNga ROBERT COALSON (08.08.2012)
PESË MILIONË PËR TË STUDIUAR PAVDEKËSINËAmerikani John Martin Fisher është punësuar për të gjetur përgjigjet e pyetjeve në lidhje me jetën e përtejme. E financon Fondacioni Templeton, i akuzuar për mohimin e teorisë së Darvinit (08.08.2012)
U MBAJTËN TAKIMET TRADICIONALE "MIRË SE VINI NË ALPET SHQIPTARE, VUTHAJ 2012"Dhjetra familje shqiptare nga Amerika morën pjesë në takimet tradicionale në Alpet e Vuthajve (08.08.2012)
SHBA PËRGËNJETSHTRON LAJMIN SE HILLARY CLINTON "U SULMUA NGA BLETËT" NË MALAWIZëdhënësja e Departamentit të Shtetit Victoria Nuland sqaroi se "ka pasur disa bletë, por nuk ka ka pasur aspak sulm, ndaj delegacionit tonë.. (08.07.2012)
"Jane's Intelligence Review": Salafizmi në BallkanSHTIMI I FORMAVE RADIKALE TË ISLAMIT VEÇANËRISHT NË KOSOVË (08.07.2012)
U BOTUAN PËR HERË TË PARË DY FOTO NGA VARRIMI I ISMAIL QEMALIT (08.07.2012)
AVIONËT LUFTARAKË KAPËN DY AEROPLANË TË VEGJËL NË HAPËSIRËN AJRORE TË OBAMËS (08.07.2012)
MERILIN MONRO PORTRETI NJË IKONE AMERIKANE (08.05.2012)
50 VJET PA MERILYN MONROE (08.05.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]