E Mërkurë, 05.01.2024, 11:07pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
PAUL RYAN ËSHTË KANDIDATI REPUBLIKAN PËR NËNPRESIDENT
Paul Ryan, vetëm 42 vjeç, është shumë i preferuar mes konservatorëve të çështjeve fiskale

E Shtunë, 08.11.2012, 04:02pm (GMT+1)


11.08.2012


Kandidati republikan Mitt Romney ka bërë të ditur të zgjedhurin e tij për postin e nënpresidentit nëse fiton në zgjedhjet e nëntorit.  Zoti Romney njoftoi sot se Paul Ryan, ligjvënës nga Uiskonsin, do të jetë kandidati i tij për nënpresident. Të dy ata do të marrin pjesë së bashku në një aktivitet fushate sot në Norfolk të Virxhinias. 42-vjeçari Ryan ka mbështetjen e shumë konservatorëve me ndikim. Ai është kryetar i Komisionit për Buxhetin në Dhomën e Përfaqësuesve dhe ka qenë një aktivist i fortë i përpjekjeve për reduktimin e deficitit duke shkurtuar buxhetin.

Paul Ryan, vetëm 42 vjeç, është shumë i preferuar mes konservatorëve të çështjeve fiskale. Si kryetar i Komisionit të Buxhetit në Dhomën e Përfaqësuesve, ai ka qënë në qendër të debateve lidhur me shkurtimin e shpenzimeve dhe reformën e programeve shoqërore.

"A doni një shoqëri në qendër të së cilës të jetë qeveria dhe një ekonomi shtetrore si dhe një sistem të kujdesit shëndetsor të administruar nga qeveria? Apo doni një shoqëri të mundësive amerikane me një rrjet sigurie, një ekonomi të lirë, liri ekonomike dhe liri personale?"

Kandidati republikan për president Mitt Romney e bëri njoftimin në shtetin e Virxhinias në bordin e luftanijes amerikane USS Wisconsin. Anija mban emrin e shtetit, që zoti Ryan përfaqëson në Dhomën e Përfaqësuesve dhe njoftimi bëhet në shtetin e Virxhinias, shtet tradicionalisht republikan, i cili në zgjedhjet presidenciale të 2008-tës votoi për presidentin Barak Obama.

Gara për Shtëpinë e Bardhë përcaktohet nga vetëm disa shtete dhe njëri prej tyre është Wisconsin. Mbetet për t'u parë nëse kandidatura e zotit Ryan mund ta kalojë këtë shtet tradicionalisht demokrat në kolonën republikane dhe nëse ky ndryshim pjesërisht t'i sigurojë fitoren Mitt Romnit.

Ndërsa Paul Ryan gëzon shumë mbështetje mes republikanëve, demokratët shikojnë mjaft mundësi për ta sulmuar atë. Në mars të këtij viti, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi planin e buxhetit, ''Rruga drejt Begatisë'', i hartuar nga ligjvënësi Ryan, në bazë të të cilit do të shkurtoheshin shpenzimet qeveritare me triliona dollarë gjatë 10 vjetëve të ardhshëm.

Demokratët kanë kritikuar shkurtimet e debatueshme të përfshira në këtë projekt-ligj, si për shembull shkurtimet në programin "˜medicare', i cili përfshin kujdesin shëndetsor për të moshuarit. Analistët thonë se demokratët do të fillojnë kritikat ndaj zotit Ryan, tani që Mitt Romney bëri njoftimin e tij të shumë pritur.(za)


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
OBAMA I PËRGËZON ATLETET MYSLIMANE (08.11.2012)
DO TË JETË PAUL RYAN PËRKRAH MITT ROMNEYT NË GARËN E SHTËPISË SË BARDHË (08.11.2012)
TIME DHE CNN PEZULLUAN FAREED ZAKARIAN PËR PLAGJARIZËM (08.11.2012)
NAIM MIFTARI: VËLLAI I THAÇIT, INFORMATOR I UDBsëMe Nazim Bllacën flasin për sulmin e serbëve ndaj familjes Jashari, gazetarit Bardhyl Ajeti, Selim Broshit, Ibush Kllokoqit dhe vrasje e sulme të tjerë (08.10.2012)
MAQEDONIA PUBLIKOI EDHE DY EMRA TË SPIUNËVE - NJËRI NGA BDI (08.10.2012)
MYSLIMANËT NË BOTË: UNITETI DHE DIVERSITETI (08.10.2012)
LONDËR 2012:VENDIN E PARË SHBA ME 94 MEDALJE, TË DYTIN KINA ME 81 - SHBA vendin e parë edhe për medalje të arta me 41, e ndjekur nga Kina me 37(Updated) (08.10.2012)
BRAD PITT E ANGELINA JOLIE DO TË MARTOHEN NË FRANCË KËTË FUNDJAVË?Qarkullojnë zëra për martesë të shpejtë, mes të ftuarve George Clooney e Obama (08.09.2012)
“Financial Times Deutschland”: NË VERIUN E KOSOVËS ËSHTË MIRË VETËM PËR MJEDISIN KRIMINAL SERBO-SHQIPTAR (08.09.2012)
ARBËN XHAFERRI NË GJENDJE KOME (08.09.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]