E Hënë, 05.13.2024, 01:56am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
FITOI MARK GJONAJ, FITUAN SHQIPTARËT!
Nga MIMOZA DAJÇI

E Hënë, 09.17.2012, 06:37am (GMT+1)



Me entusiazëm e ovacione të jashtzakonshme u përcoll nga të gjithë shqiptarët zgjedhja e Z. Mark Gjonaj si Anëtar i Asamblesë New Yorkeze, në orët e vona të mbrëmjes më 13 shtator. Të gjithë rrugët në Bronx u mbushën me makina të zbukuruara me flamuj shqiptarë e amerikanë, e postere me portretin e Mark Gjonajt. Prezantimi i Z. Gjonaj në këtë post të rëndësishëm qeveritar u bë pas shpalljes së rezultateve fituese në "Maestro Restorant", ku ishte prezent edhe vetë Z. Mark Gjonaj. Ovacionet u shtuan akoma me shumë. Emocionet ishin të mëdha, përveç famijarëve të tij, shqiptarë e të huaj përpalsnin gotat, gëzonin e qanin me lot gëzimi për këtë fitore të merituar.

13 shtatori 2012 Ishte një ditë ndoshta e zakonshme për cilindo që jeton në SHBA, por krejt e veçantë për ne shqiptarët, ku për herë të parë në Asamblenë e New Yorkut zgjidhet shqiptaro amerikani Mark Gjonaj. Sukses ky që do të shënohet me shkronja të mëdha në faqet e historisë shqiptare e amerikane si një fitore e Tij, familjes së Tij, e të gjithë shqiptarëve.

Pas eksperiencës sime si komisionere votimesh prej disa vitesh edhe në New York, pas Tiranës zyrtare, ku kam patur rast të angazhohem në periudhë zgjedhjesh së bashku me time bijë Merlinin, veçse këtu me një ndryshim pasi konkurenca e Z. Gjonaj ishte me të huajt, e në sy të botës demokratike me një përfaqësim shqiptar të Z. Mark Gjonaj, gjë që përbënte edhe për ne një mision e obligim të veçantë. Ishim shumë të proekupuara që të ishim të vëmenshme në çdo situatë veçanerisht kur të vinin për të votuar shqiptarë që votonin për herë të parë. Megjithëse me shumë ndryshime nga Shqipëria, ky proçes zhvillohet në SHBA i qetë, pa vrasje e pa ndonjë ekses, përsëri ishim të shqetësuara për rezultatin.

Nëpër qendrat e votimit në Bronx, si vëzhgues, komisionerë e përkthyes që mbështetnin kanditatin Gjonaj ishin angazhuar jo vetëm shqiptarë por edhe komunitetet e huaja si, italian, hebre, hispanikë, afrikano amerikan, Indian kinez etj. Mbështetja, ndihma e përkrahja që vetë Marku i ka dhënë gjithë komuniteteve e bëri emrin e Tij një figurë të dashur e të respektuar për të gjitha moshat e gjeneratën e re. Të gjithë sëbashku si në një kor festiv thërrisnin emrin e tij, emrin e shqiptaro amerikanit që me vlerat e Tij nderoi veten, familjen e kombin tonë. Pas kongresistit DioGuardi me origjinë shqiptare çdo njeri nga ne ndihet krenar e i lumtur që edhe ne kemi njeriun tonë që do të përfaqësojë edhe zërin tonë në arenën politike e sociale të vendit.

Me fitoren e Mark Gjonajt në këtë detyrë, dyert u hapën edhe për pjesëmarrjen e shqiptarëve të tjerë në politikë, për rininë tonë që rritet e edukohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Figura e Tij ngriti lart imazhin e respektin për shqiptarët e përkushtimin ndaj këtij vendi të madh e dashamirës për Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Preshevën, e të gjitha trevat tona.

Mesazhet falenderuese te Tij në "Maestro Restorant" drejtuar vullnetarëve të fushatës, treguan qartë personalitetin e Tij të lartë, si njeri patriot, e mirënjohës në mbrëmjen e 13 Shtatorit, ku ai i u drejtua bashkëpunëtorëve me këto fjalë: " Faleminderit të gjithëve që punuat me mua vullnetarisht për këtë fitore. Unë vijoi ai - kisha në këtë fushatë mbështetjen e çdo njërit nga ju. Por me të gjithë kemi punë pë të bërë, e me ju do të punojmë përsëri sëbashku edhe në të ardhmen".

Edhe unë si një ndër mbështetëset e fitores së Tij nuk më mbetet gjë tjetër të hedh në këtë letër për Z. Mark Gjonaj, Përfaqësuesin e Lartë të Asamblesë New Yorkeze, veçse ti uroj suksese të mëtejshme e fitore akoma më të mëdha.


MIMOZA DAJÇI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËRUROHET UNIVERSITETI I BERATIT, PRESIDENTI ASTRIT VELIAJ: IA DOLËM (09.16.2012)
ISH KONGRESMENI ME ORIGJINË SHQIPTARE JOE DIOGUARDI E UROI MARK GJONAJN PËR FITOREN (09.15.2012)
AMERIKA NDERON MUHAMET ALIUN ME MEDALJEN E LIRISËLegjenda e boksit vlerësohet për përkushtimin ndaj çështjeve humanitare (09.15.2012)
Në Akademinë e Shkencave dhe te Arteve te KosovësU ZHVILLUA KONFERENCA SHKENCORE 'PAVARËSIA E SHQIPËRISË DHE KOSOVA 100 VJET PAS'Nga IBRAHIM HAJDARMATAJ (09.15.2012)
NJË RADIOGRAFI E BANESAVE TË PRONARËVENga SOKOL OLLDASHI (09.14.2012)
MARK GJONAJ FITON NJË VEND NË ASAMBELNË E SHTETIT TË NJU JORKUTShqiptarët e shtetit të Nju Jorkut bëjnë histori - i pari shqiptar i Amerikës që zgjidhet në një post kaq të lartë shtetëror (09.14.2012)
PRESIDENTI OBAMA TAKON PUNONJËSIT E DASH E SHKRUAN NGUSHËLLIM PËR AMBASADORIN STEVENS DHE TRE DIPLOMATËT E VRARË - (09.13.2012)
50 VJET SHOQËRI E MIQËSI E PANDARËNga Prof. MURAT GECAJ, publicist e studiues-Tiranë (09.13.2012)
SAMI HAMITI VETË I TRETË JANË ARRESTUAR PËR KORRUPSIONNuk ka pasur komente nga përfaqësuesit e komunës së Prishtinës që drejtohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (09.12.2012)
12 Shtator përvjetori i vrasjes së Azem Hajdarit - Flet vëllai i Azemit - Rasim HajdariZBARDHJEN E VRASJES SË AZEMIT E KËRKON VETË E VËRTETA    (09.12.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]